Shefi i politikës së jashtme të bllokut evropian, Josep Borrell ka deklaruar se BE do të trajnojë 15 mijë ushtarë ukrainas. “Rusia e ktheu luftën në Evropë, por Ukraina po vazhdon të luftojë. Gëzohem t’i njoftoj kryeministrit Denys Shmyhal se Misioni i Ndihmës Ushtarake të BE-së do të trajnojë 15 mijë ushtarë ukrainas shtesë, duke e çuar numrin total të personelit të trajnuar të EUMAM në 30 mijë”, shkroi ai në Twitter. Trupat do të marrin trajnime të specializuara, si dhe “udhëzime teknike” për pajisje të reja, duke përfshirë tanket Leopard 2, automjete të prodhimit gjerman që u miratuan së…
Author: tirana
Një nga terapitë më të mira, më të shtrenjta e më të pazakonta është terapia e shushunjave. Nga 600 lloje shushunjash, vetëm 15 prej tyre përdoren në mjekësi për kurime të ndryshme. Shushunjat mjekësore përmbajnë rreth 60 proteina të ndryshme dhe ditët e sotme është një terapi që po gjen përdorim të gjerë, sidomos nga të famshmit. Shushunjat kanë veti të të injektojnë nëpërmjet pickimit një serum antimpikës në trup për të parandaluar koagulimin e gjakut. Në fakt, pickimi i tyre është pa dhimbje, pasi më parë lëshon enzima, njëlloj sikur mpihesh nga një anestezi natyrale. Pështyma e shushunjave përmban…
Kiara Tito mbrëmjen e djeshme vendosi që të bënte një hap mjaft të rëndësishëm në raportin e saj me Luiz Ejllin. Gjatë dasmës që u zhvillua në kuadër të lojës, moderatorja i dhuroi këngëtarit puthjen që ai me zor e priste. Por a është penduar që e bëri një veprim të tillë? Këtë pyetje ia ka bërë Luizi teksa ishte i shtrirë në krevatin e saj. E gjeni dot se si u përgjigj Kiara? Ajo tha menjëherë “jo”. Pjesë nga biseda: Luizi: A je penduar? Kiara: Jo Luizi: E kam prej mend Kiara: Jo Luizi: Fare? Kiara: Fare Luizi: E…
Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur që Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, do të lihet në paraburgim deri në 3 mars 2023. Një muaj paraburgimin është përcaktuar edhe për pesë personat e tjerë, të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Visar Cengu nga Kukësi në Prizren dhe plagosjen e një të riu. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 3 janar ku Hoxhaj, pronari i lokalit “Kobra City” në Prizren, qëlloi me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të…
Shqiptarët që jetojnë në Londër duket se kanë një vend special në median britanike “The Sun” e cila i kushton herë pas here artikuj. Këtë herë ka qenë tiktok-eri i famshëm Aleks Vishaj. “Mashtruesi shqiptar” e quan “The Sun” Vishajn i cili u deportua nga Britania e Madhe në vitin 2021 për t’u përballur me akuzat për vjedhje dhe dëmtime kriminale në Gjermani. Ai kreu tre muaj burg në Gjermani para se të kthehej në Shqipëri, ndërsa duhej të ishte ndaluar nga Britania pas një goditjeje kriminale. “Bandat shqiptare kanë ardhur në Britaninë e Madhe gjatë dy dekadave të fundit…
Edvin Kulluri mendon se Sali Berisha tenton të radikalizojë situatën politike në vend për të fshehur problemet e vërteta, që “gëlojnë” brenda Partisë Demokratike. Duke folur në ABCNEWS, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së theksoi se opozita shqiptare ka shumë pak mbështetje tek qytetarët dhe kjo shifër shtoi ai shkon afërisht në 26 %. Kjo tendencë sipas tij nuk e bën PD-në një forcë kryesore politike në vend.Më tej ai theksoi se edhe Lulzim Basha ka bërë mbi dhjetë “revolucione” [referuar protestave kombëtare], por sërish nuk ia doli të vinte në pushtet. Për Kullurin, Partia Demokratike sot gjendet më keq…
Policia e Shkodrës ka arerstuar ditën e sotme një 47-vjeçar pasi mbate në restorantin e tij një armë zjarri gati për qitje. Pronari i lokalit L.Sh kur pa shërbimet e policisë ka tentuar të largohej, por policia ka bërë të mundur arrestimin e tij. Ndërkohë policia ka sekuestruar si provë materiale armën e zjarrit, pistoletë.
Aktori i njohur, Gentian Zenelaj ka komentuar lojën e kolegut dhe njëkohësisht mikut të tij, Amos Zaharia në shtëpinë e “Big BrotherVIP”. I ftuar në “Top Albania Radio”, Genti u shpreh se njerëzit e njohin Amosin vetëm përmes ekranit dhe se komentet negative që shpeshherë merr në rrjet i duken të tepërta. “Amoxhi është miku im, e thërrasim Amoxh me përkëdheli. Unë situatën e Amosit e kam përjetuar jo mirë, Unë e urrej ‘bad vibe’, atë energjinë negative. Nisa ta shikoj sepse ishte Amosi, Genti, Herioni dhe Olta pra disa aktorë por pati edhe disa skena që mua nuk më…
Një 19-vjeçar është gjobitur pasi publikoi në rrjete sociale një video duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara në një zonë të banuar të Fierit. Pas videos policia identifikoi të riun dhe i vendosi një gjobë prej 40 000 lekë të rinj. “Fier/ Qarkulloi me shpejtësi tejet të lartë, në zonë të banuar, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë, drejtuesi i automjetit. Menjëherë pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që leviz me shpejtësi tej normave të lejuara, në një zonë të banuar, shërbimet e Policisë Rrugore të Fierit kanë…
Shkencëtarët kinezë kanë klonuar me sukses tre “superlopë” që mund të prodhojnë një sasi jashtëzakonisht të madhe qumështi, raportojnë mediat kineze. Gazeta shtetërore Ningxia Daily raportoi se ekspertët nga Universiteti Veriperëndimor i Shkencës dhe Teknologjisë Bujqësore dhe Pylltarie kanë klonuar bagëtinë Holstein-Friesian me origjinë nga Holanda, raporton SE-EN. Këto lopë mund të prodhojnë 18 ton qumësht në vit, ose 100 ton qumësht gjatë jetës së tyre; që është pothuajse 1.7 herë më shumë se sasia e qumështit të prodhuar nga një lopë mesatare në SHBA. Siç thonë ata, kafshët e klonuara kanë lindur në fillim të këtij viti. I pari…
Kuvendi i Serbisë ditën e sotme është shoqëruar me debat dhe kaos, pas një deklarate që bër presidenti Aleksandër Vuçiç ndaj deputetëve të opozitës. “Ju e dhatë Kosovën, ne e mbrojmë Kosovën nga njerëz si ju. Ju e dhatë Kosovën, e ne po e marrim dhe po ia japim popullit tonë dhe vendit tonë. Turp për ju gënjeshtarë! Ata prisnin që dikush t’i mbronte. Rregullorja është më e rëndësishme se Kosova, Kosova është zemra e Serbisë, ky është dallimi mes nesh”, tha presidenti i Serbisë. Në atë moment deputetët e opozitës janë çuar në këmbë e i janë sulur Vuçiçit,…
Një 19-vjeçare nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës akuzohet se ka vjedhur 37 mijë dollarë donacione. Madison Marie Russo pretendonte në rrjetet sociale dhe në platformën GoFundMe se kishte kancer në pankreas, me një madhësi sa të një topi futbolli në pjesën e poshtme të shpinës dhe leuçemi akute, për të mbledhur para. Ajo u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, ndërsa më 2 mars do të dalë në gjykatë për mashtrim. Russo foli për sëmundjen e saj të rreme në TikTok, teksa tregonte pajisjet mjekësore dhe pretendonte se i nënshtrohej kimioterapisë në një spital kur…