Author: tirana

Pretendohet se të jetosh në stres të vazhdueshëm, edhe rreziku i zhvillimit të kancerit mund të rritet. Këtë pretendim mund ta keni dëgjuar shpesh, dhe rrjedhimisht pyejta që mund të lindë është nëse kjo është apo jo e vertetë. A mund të shkaktojë stresi kancer? Hulumtimet nuk kanë vërtetuar një lidhje të caktuar shkak-pasojë midis stresit dhe kancerit. Lidhja midis shëndetit tuaj emocional (psikologjik) dhe shëndetit fizik është shumë komplekse. Stresi psikologjik mund të ndikojë në trupin tuaj. Disa studime sugjerojnë një lidhje midis faktorëve të ndryshëm psikologjikë dhe rritjes së rrezikut të zhvillimit të kancerit. 3 faktorë të rrezikut…

Read More

Gjatë një bisede me Luizin, Kiara i ka thënë këngëtarit se nuk është gati për martesë zyrtare, por i ka propozuar të bashkëjetojnë kur të dalin nga loja. Sigurisht, Luizi ka pranuar. Ata tani po diskutojnë se në shtëpinë e kujt do të bashkëjetojnë. Dasma dhe puthja mes Luizit dhe Kiarës mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, jo vetëm që ka gëzuar fansat e tyre, por lajmi ka bërë xhiron e rrjetit. Në pankartën që mbante droni, ishte fotoja e puthjes mes Luizit dhe Kiarës dhe me mbishkrimin: “Gjithë Shqipëria feston me ju o mret”.

Read More

Anila dhe Ardit Gjebrea janë një ndër çiftet më të komentuar dhe më të dashur të publikut shqiptar. Dyshja na ka dëshmuar herë pas here shembullin perfekt të një marrëdhënie ideale në çift, si dhe në familje. Sot në këtë familje të bukur ka festë pasi Anila Gjebrea feston ditëlindjen. Në këtë ditë speciale nuk kishte si të mungonte një urim nga Ardit Gjebrea për gjysmën e tij më të mirë. Krahas një buqete shumë speciale me trëndafila të bardhë që kanë formuar një zemër, Arditi shkruan: “Tak Tak! Ma hap derën, thjesht të të them sa i bekuar jam…

Read More

Sali Berisha zhvilloi sot një takim me kryetarët e degëve të PD të vendit, me të cilit foli për situatën politike në vend dhe skandalin “McGonigal”. Kreu i Partisë Demokratike theksoi se opozita do të ngrihet e gjitha në këmbë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. “Rama të cilin ne me të drejtë , me fakte e dokumente e kemi shpallur prej kohësh armik të votës dhe qenies sonë, faktohet se nga 2017 deri sot, ky demon pushteti e njeri pa princip, ka punuar fshehtas dhe haptas për shkatërrimin e PD dhe opozitës në vend. Ka mobilizuar fonde, ka…

Read More

Dasma e Kiarës dhe Luizit ishte ngjarja kryesore e ditës së djeshme për të gjithë shqiptarët, situatë e cila është diskutuar ditën e sotme edhe në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku të ftuara ishin tezja dhe shoqja e Kiarës. Tezja e Kiarës tha se të gjithë familjarët janë emocionuar nga ai moment i bukur dhe se Kiara e ka ndjerë dhe përjetuar shumë atë moment, pasi sipas saj është person që nuk bën asnjë veprim pa e ndjerë. Nga ana tjetër shoqja e Kiarës u shpreh se kjo nuk ishte dasmë e vërtetë por dasma e shqiptarëve dhe…

Read More

“Facebook” aktualisht numëron 2 miliardë përdorues aktivë në ditë, raportoi Meta. Edhe pse “Facebook” nuk është platforma e parë e Meta që arrin këtë numër përdoruesish, është burimi kryesor i të ardhurave të kompanisë. Kujtojmë se “WhatsApp” së fundi kapërceu 2 miliardë përdorues aktivë në ditë. Në tre mujorin e fundit, “Facebook” shtoi edhe 16 milionë përdorues aktivë në ditë. Edhe pse të ardhurat e Meta janë tkurrur këtë vit, të ardhurat në tre mujorin e fundit të 2022 ishin 32.2 miliardë dollarë.

Read More

Albana Vokshi ka qenë ndër më akuzueset këtë të enjte në Kuvend, për çështjen “McConigal”. Por me sa duket, ish-partneri i saj, ka lidhje me ish-zyrtarin e FBI. Kjo gjë bëhet me dije nga Evi Kokalari. “Charlie McGonigal, që po del s’e njihnit të gjithë, paska ndaluar një oligark tjetër (ose përfaqësues të një oligarku tjetër Rus), Robert Nowikowsky, që në Shqipëri përfaqësohej nga një shqiptar me mbiemër Tartari, që të merrnin me konçesion disa burime nafte në Shqipëri. Në fakt, dosja e FBI flet për McGonigal që këshilloi Ramën për konçesionet dhe licensat e naftës. Ky i fundit, duke…

Read More

Zbulohet arsyeja e mungesës së Arbër Hajdarit në spektaklin e të martës në “Big Brother VIP”. Arbana u shpreh se Arbri nuk ndodhej me ta për shkak të angazhimeve të veta, por sot ai ka treguar se ndodhet në Washington të Shteteve të Bashkuara për eventin “National Prayer Breakfast”. Nga atje, opinionisti ka postuar foto me Mbretin e Jordanisë Abdullah II dhe princin Hussein. Ndonëse larg Shqipërisë, Arbri nuk e ka humbur momentin e dasmës së Luizit dhe Kiarës.

Read More

Në një raport të publikuar nga Dr.WEB, prodhuesi i softuerit për heqjen e viruseve, ka tre aplikacione të tilla në Google Play Store që janë shkarkuar më shumë se 20 milionë herë: Të tre aplikacionet funksionojnë në të njëjtin parim, duke u dhënë përdoruesve monedhë virtuale për kryerjen e detyrave të caktuara, si ecja në një distancë të caktuar ose përvetësimi i zakoneve të shëndetshme, dhe këto monedha më vonë mund të shkëmbehen me para të vërteta. Nëse përdoruesit duan të shmangin detyrat, ata kanë mundësinë të shikojnë reklama. “Për të nisur procesin e tërheqjes së asaj që ‘fituan’, përdoruesit…

Read More

Gjykata e Lartë e Ontarios në Kanada ka dëmshpërblyer me një shumë marramendëse një shtetas shqiptar, i cili është poshtëruar dhe dhunuar nga mbikëqyrësi i tij në një kompani shërbimesh ndërtimi e quajtur Universal Structural Restorations Ltd. “Rezart Osmani, një punëtor i huaj 48-vjeçar nga Shqipëria, ka punuar në USRL për vetëm 14 muaj. Por në atë kohë, ai ishte viktimë e disa prej trajtimeve më të këqija që kemi parë, siç detajohet në vendimin e gjykatësit në këtë rast”, shkruajnë mediat kanadeze. Mbikëqyrësi i tij përdorte vazhdimisht sharje racore ndaj tij. Osmani kërcënohej me dëbim nëse do të vinte…

Read More