“Facebook” aktualisht numëron 2 miliardë përdorues aktivë në ditë, raportoi Meta.
Edhe pse “Facebook” nuk është platforma e parë e Meta që arrin këtë numër përdoruesish, është burimi kryesor i të ardhurave të kompanisë. Kujtojmë se “WhatsApp” së fundi kapërceu 2 miliardë përdorues aktivë në ditë.
Në tre mujorin e fundit, “Facebook” shtoi edhe 16 milionë përdorues aktivë në ditë.
Edhe pse të ardhurat e Meta janë tkurrur këtë vit, të ardhurat në tre mujorin e fundit të 2022 ishin 32.2 miliardë dollarë.