Si kurrë më parë, deri në 40 vende mund të bojkotojnë Lojërat Olimpike të ardhshme, duke e bërë të pakuptimtë të gjithë ngjarjen, tha ministri i sportit dhe turizmit i Polonisë, Kamil Bortniczuk. Komentet e tij erdhën pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan së bashku një plan të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të lejuar rusët dhe bjellorusët të konkurrojnë në 2024. Ukraina ka kërcënuar se do të bojkotojë Lojërat Olimpike të Parisit nëse kjo ndodh. Por IOC tha të enjten se çdo bojkot vetëm do të “dënojë atletët”. Bortniczuk tha se ai besonte se do të ishte e…
Author: tirana
Familja Saliaj nga Vora, po përjeton një tjetër humbje tragjike. Pasi vjehrri vrau me armë zjarri dhëndrin, Kudret Saliajn, dhe gruaja e këtij të fundit, Dhurata Saliaj u arrestua për bashkëpunim, djali i çiftit ka humbur jetën në një aksident. Enjon Saliaj u përplas për vdekje nga një makinë, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. 20-vjeçari u aksidentua në zonën e Kinostudios rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Informacion paraprak Më datë 02.02.2023, rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 20 vjeç. Si pasojë…
Një “balonë përgjimi” kineze po fluturon mbi Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh dhe zyrtarë të lartë amerikanë kanë këshilluar presidentin Joe Biden që të mos urdhërojë rrëzimin e saj, kjo pasi copërat e saj mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë. Ky zhvillim vjen në një kohë që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë Kinën pas disa ditësh. Uashingtoni e ka gjurmuar balonën që kur ajo hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së disa ditë më parë, duke e mbikqyrur atë me avionë ushtarakë amerikanë. Zyrtarët nuk pranuan të thonë se në çfarë lartësie po fluturonte balona,…
“Dasma” e Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 2”, është kthyer në një fenomen në pak ditë. Përveç studiove “rozë”, tashmë ky format ka zënë hapësira dhe në ato politike. Edhe njëherë tjetër Sali Berisha flet për “Big Brother Vip 2”, dhe duket se e ka parë “dasmën” dhe duke anashkaluar pyetjen për Alibeajn ai u përcolli urimet e tij çiftit për “martesën”. Pjesë nga biseda: Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi me Kiarën se të takohesh me Alibeajn, qoftë edhe për një përqafim që të bëheni bashkë. Sali Berisha: Tu themi të trashëgoheni dhe jetë…
Studiuesit nga Universiteti i Pekinit analizuan të dhënat e 389,000 njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 10 viteve. Ekspozimi vjetor ndaj ndotjes së ajrit u vlerësua për secilin pjesëmarrës, duke përfshirë PM2.5 grimca të vogla që janë aq të vogla sa mund të kalojnë përmes mushkërive në qarkullimin e gjakut dhe dioksidi i azotit, i cili emetohet nga automjetet. Gjatë një dekade, 13,131 njerëz u diagnostikuan me depresion dhe 15,835 u diagnostikuan me ankth. Analiza tregoi se personat e ekspozuar ndaj sasive më të larta të ndotjes së ajrit kishin 16 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar depresion…
Opozita do të mbajë një protestë kombëtare më 11 shkurt, ora 12: 00 e drekës përballë Kryeministrisë, e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Kreu i qeverisë, Edi Rama teksa nuk deshi të komentojë këtë protestë, tha se nuk merret me Sali Berishën, të cili ne quajti “gjeneral të ushtrisë së vdekur”. “Çfarë ka me datë 11 shkurt, do vij gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. Gjenerali i ushtrisë së vdekur preferoj atë të Kadaresë. Unë nuk merrem me “gjeneralin e Ushtrisë së vdekur të non-gratës”, tha në Mcn Tv.
Mëngjesin e kësaj të premteje, Korçë është zgjuar sërish e mbuluar nga bora. Qyteti juglindor është përfshirë nga reshjet e borës gjatë natës, duke bërë që në trashësia e borës të shkojë nga 5 deri në 25 centimentra në disa zona. Sipas të dhënave meteorologjike, temperaturat mesatare shkojnë në -3 gradë Celsius.
Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se ky projekt si pjesë e korridorit të 8-të, do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi. “Mirëmëngjes dhe nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku aktualisht po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike, një projekt që do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian,…
Dashi Ju keni një hënë disonante, por mos u shqetësoni sepse ajo tashmë e merr veten nga orët e pasdites. Pranvera do të jetë thelbësore për një përparim pune. Mos u dorëzo tani. Guxoni më shumë dhe rezultatet e shkëlqyera nuk do të mungojnë. Demi Afërdita është me ju, ndaj lërini emocionet tuaja. Në punë përpiquni ta organizoni më mirë punën dhe mos bëni shumë gjëra së bashku. Binjakët Sepse dashuria kjo ditë çon në një kontroll të stabilitetit të marrëdhënieve. Në punë bëni durim sepse shumë shpejt gjërat do ndryshojnë për mirë. Do të shihni që rezultate të shkëlqyera…
Këtë të premte, vendi ynë pritet të përfshihet nga vranësira dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit në orët e para të mëngjesit. Në zonat malore kryesisht në juglindje reshje bore me intensitet deri mesatar. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit e më pas do të mbizotërojë orët me diell. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore -1 deri 6°C, në zona e ulëta…
Nga Elisa Spiropali Të gjesh arsye se pse opozita ka humbur toruan dhe shkruan skenarë teatrosh që i reciton ditë e natë si të vërteta të epërme, është padyshim një mision i pamundur. Sepse kërkon shumë kohë të listohen të gjithë dramat e traumat e humbësve serial, që tani po gjejnë shkak të tyre manipulimin dhe blerjen e Amerikës. Është dhe më keq nëse besojnë se ju ka rënë papritur lotaria Grata e Vinci dhe të gjithë bashkë, grata e non grata gërvishtin nervat e miletit se këtej e andej Atlantikut ka ardhur dita e qametit. Një thriller trillimesh dhe…
Senatori Demokrat i Kolorados Michael Bennet e ka quajtur “Tik Tok” një kërcënim të papranueshëm për sigurinë kombëtare. Ndërkohë, një anëtar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit i ka bërë thirrje Apple dhe Google që të heqin nga lista e aplikacioneve. Në një letër dërguar dy gjigantëve të teknologjisë të enjten, senatori demokrat i Kolorados, Michael Bennet e quan Tik Tok “një kërcënim të papranueshëm për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara” dhe citon të njëjtat shqetësime që kanë nxitur qeverinë federale dhe më shumë se gjysmën e shteteve amerikane për ta hequr atë nga pajisjet dhe rrjetet zyrtare. Ndërkohë,…