Nga Kreshnik Spahiu Erdhi dita që Saliu dhe Monika, kërkojnë komision që të hetohet Amerika. Dje në të njëjtën orë kur opozita serbe në Beograd pushtoi sallën e parlamentin, në mënyrë të sinkronizuar opozita shqiptare bllokoi Kuvendin në Tiranë. Ndryshe nga Beogradi që në anxhendë kishte Kosovën, Tirana ashtu siç ka ndodhur 30 vjet kishte një axhendë për ta shkëputur vëmëndjen nga Kosova e cila sot ka në pikpytje dhe udhëkryq sovranitetin e saj, nëpërmjet një autonomie të 10 komunave asociuara serbe. Opozita në Tiranë kërkon Komision herimor për çështjen e ish-shefit FBI McGonigal dhe mardhënieve tij me Edi Ramën.…
Author: tirana
Në këtë muaj shkurt, shënohet 1 vit nga nisja e luftës ruse në Ukrainë. “New York Times”, shkruan se numri i ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë po i afrohet 200 mijëve, 8 herë më shumë se ai i ushtarëve amerikanë në dy dekada konflikti në Afganistan. Është ky vlerësimi i amerikanëve dhe drejtuesve perëndimorë. Vlerësimi i fundit publik nga qeveria e Joe Biden daton në nëntor, kur shefi i shtabit të përbashkët Mark Milley foli për mbi 100 mijë ushtarë të vdekur dhe të plagosur nga të dyja palët. Përleshjet në Soledar dhe Bakhmut bënë që…
Në prangat e Policisë së Tiranës kanë rënë 5 persona, pasi mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive. Po ashtu janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, pronarë dhe operatorë të Call Center, në të cilin kryhej kjo veprimtari kriminale. “Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G. Q., 50 vjeç, B. H., 28 vjeç, A. M., 36 vjeç, S. L., 70 vjeç dhe F. C., 44 vjeç, të pestë banues në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe…
Opozita serbe proteston kundër vendimit të presidentit Aleksandër Vuçiç për të pranuar propozimin europian që normalizon raportet me Kosovën. Shumë prej pjesëmarrësve e quajtën presidentin një tradhtar, ndërsa drejtuesit e dy partive opozitare, u shprehën se nuk do të lejojnë që pavarësia e Kosovës të pranohet. “Plani franko-gjerman, sipas asaj që vetë Vuçiç ka pohuar, na kërkon ne të njohim pavarësinë e provincës sonë jugore. Ai tha se ne jemi të gatshëm të pranojmë atë plan dhe të punojmë për zbatimin e tij. Ta dini: Ne nuk jemi të gatshëm ta pranojmë atë”, deklaroi Milos Jovanovic, kreu i Partisë Demokrate…
Pazaret për të bërë një skenar pa rradhë, ka çuar në pranga dy mjekë. Dy mjekë të QSUT janë arrestuar nga policia pasi bënin skanera kundrejt shpërblimit monetar. Hetimet ndaj tyre ishin hapur prej disa javësh ndërsa janë dokumentuar disa raste të veprimeve të dy mjekëve. Në pranga kanë rënë, Nazmi Metali dhe Astrit Mansaku. Nazmi Metali, mjek dhe dhe Astrit Mansaku, teknik imazherie, u merrnin para pacientëve për të shmangur procedurën standarte spitalore për bërjen e skanerit. Ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit. Ndërsa hetimet proaktive drejtuar nga prokurori, Bledar Valikaj kishin nisur prej javësh dhe janë dokumentuar disa…
Në kulmin e tensioneve me Perëndimin për Asociacionin me Serbinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëton drejt Turqisë për të kërkuar përkrahjen e Erdogan, një njeri me influencë në Beograd. Kurti do të pritet në takim nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore. Atje, kryeministri Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media. Bashkë…
Këtë të premte po mbahet Konkursi Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto Park Albania”, i cili do të ndërtohet në Krastë në Elbasan. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama tha se ky është një hap më pranë jetësimit të ëndrrës së cirkuitit të parë motosportiv sipas standardeve të FIA dhe FIM. Rama nënvizoi edhe se ndërtimi i “Auto Moto Park Albania”, do të krijojë vende të reja pune dhe mundësi më të mira për gjeneratën e re, dhe se në të ardhmen mund të jetë e mundur që të kemi edhe një garë të Formula 1. “Është një moment…
Ulja e tempreaturave ka sjellë edhe zbardhjen e rrugëve. Reshjet e borës kanë qënë me intensitet të lartë në qarkun e Korçës, në Kukës-Ura e Zapodit, dhe në Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ku është punuar me mjete borëpastruese. Aktualisht qarkullimi kryhet pa probleme. Sipas ARRSH, kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet. ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje. “Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në qarkun e Korçës, në Kukës-Ura e Zapodit, dhe në…
Dosja “McGonigal” që në Shqipëri ka shkaktuar një betejë të fortë të opozitës me kryeministri Edi Rama, shkon në Kongresin Amerikan. Komisioni Juridik I dhomës së përfaqësueseve të drejtuar nga republikanët në SHBA, kërkon informacione për ish-zyrtarin e lartë të Byrosë Federale të Hetimeve, përmes një letre dërguar drejtorit të FBI, Christofer Wray. Kryetari i Komisionit Jim Jordan dhe republikani tjetër Matt Gaetz kërkojnë informacione në lidhje me punën e tij apo veprime të ndërmarra që vënë në rrezik sigurinë kombëtare. “Ju lutem siguroni informacion në lidhje me të dhënat personale të Charles McGonigal, duke përfshirë historikun e punës së…
Operacioni “Fijet” që çmonton kamerat e sigurisë që janë në dorën e bandave kriminale, vijon që të shtrihet në çdo qark të vendit. Kështu, Policia e Shtetit ka çmontuar 23 kamera sigurie në Korçë, Vlorë dhe Durrës. Operacioni i parë nisi në Shkodër, vijoi në Fier, Elbasan, Tiranë, dhe tashmë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Njoftimi i plotë Vijon zbatimi i planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Policia ka çmontuar dhe sekuestruar disa kamera të tjera që ishin vendosur në kundërshtim me ligjin, në disa qarqe të vendit,…
Në një kohë që flitet ende shumë për pavarësinë e Kosovës, ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, thotë se “Në vitin 1999 në Kumanovë ne praktikisht nënshkruam kapitullimin me të cilin humbëm integritetin dhe sovranitetin tonë territorial në Kosovë. Me tërheqjen e ushtrisë dhe policisë, ne e humbëm atë”. Ai ka vlerësuar se para asaj lufte është dashur të diskutohet se çfarë do të bëhet në rast të humbjes. “Thuhet se nëse ne tani e nënshkruajmë marrëveshjen (propozimi franko-gjerman) që nuk kërkon njohjen e Kosovës së pavarur, do të humbasim sovranitetin tonë territorial. Dhe, ku është sovraniteti ynë territorial,…
Dënim me vdekje, kështu ka kërcënuar kreu i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, për ata që qëndrojnë pas përdhosjes së librit të shenjtë të Islamit, Kuranit në Europë. “Sot, ne jemi rojtarët e Islamit dhe të Kuranit. Ne u themi atyre që dogjën Kuranin, ky zjarr do t’i kapë trupat tuaj dhe do t’i kthejë ato në kufoma”,-tha Hossein Salami. “Jetoni në fshehtësi nga sot dhe keni makthe çdo natë, muslimanët nuk do t’ju lënë edhe nëse kalojnë dekada”, shtoi Salami. Një aktivist i ekstremit të djathtë nga Danimarka dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm. Ditë…