Author: tirana

Vihet në pranga autori tjetër i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 21 janar, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ku u godit me mjet prerës një 40-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune intensive hetimore, kapën dhe ndaluan shtetasin E. H., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 21 janar 2023, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, në bashkëpunim me shtetasin M. H. (i arrestuar disa…

Read More

Identifikohet, shoqërohet dhe procedohet penalisht, drejtuesi i kamionit, i cili duke transportuar një vinç, dyshohet se aksidentalisht goditi mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e mbikalimit të këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, ju bëjmë me dije se gjatë veprimeve të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi S. Sh., duke transportuar një vinç, me kamion, dyshohet se aksidentalisht vinçi ka goditur mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, duke e rrëzuar pjesërisht atë. Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar në Komisariatin e…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur i bindur se Komisioni Hetimor që është kërkuar nga opozita për çështjen ‘McGonigal’ do të ngrihet me patjetër. Në një konferencë për mediat Meta theksoi se Rama nuk mund të bëjë grusht shteti vetëm se do të shpëtojë nga përgjegjësitë ligjore. Meta tha se Rama ka shkelur Kushtetutën. “Emri i Ramës është 14 herë në vendimet e drejtësisë amerikane për këtë çështje. Ato sapo kanë filluar. Së dyti, artikulli i NY Times i referohet prokurorëve në Uashington. Ata e thonë shumë qartë; ka ndërmarrë hapa për përfitime të këtij politikani. Është…

Read More

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Kremlinit që të përmbushë detyrimet e tij sipas një traktati të kontrollit të armëve të njohur si “Neë START”, dhe të lejojë zyrtarët të kryejnë inspektime në territorin rus, shkruan The Guardian. Në një njoftim për media, aleatët e NATO-s kanë rënë dakord që Traktati i Ri START do të kontribuojë në stabilitetin ndërkombëtar duke kufizuar forcat bërthamore strategjike ruse dhe amerikane. “Ne jemi të shqetësuar se Rusia ka dështuar të përmbushë detyrimet ligjërisht të detyrueshme, duke përfshirë inspektimin dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të përmbushë detyrimet e saj sipas traktatit”,…

Read More

Një 44 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara. Ndërkohë nën hetim është vënë pronari i një dyqani tjetër pasi edhe ai u kap duke tregtuar mallra të kontrabanduara. Njoftimi i policisë: Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shitjet”, sekuestrohen steka me cigare, lëndë piroteknike dhe mallra të tjera të kontrabanduara. Tregtonte në dyqanin e tij, steka me cigare të kontrabanduara, kapet si rezultat i kontrolleve dhe vihet në pranga, 44-vjeçari. Në hetim, pronari i një dyqani tjetër, pasi…

Read More

Ka kaluar vetëm një muaj nga Big Brother VIP 2 dhe pritet që në vazhdim të hyjnë edhe banorë të rinj. Së fundmi po përflitet se ftesa i ka shkuar Romeo Veshajt. Burime bëjnë me dije se Sara dhe Lori Hoxha po bëjnë të pamundurën ta bindin Romeon të hyjë në BB Vip Albania 2, madje kanë bërë shumë takime private. Megjithatë sipas burimeve të Kryefjalës, shoqëria i sugjerojnë mos të hyjë sepse Luizi ka shkuar shumë larg me lojën dhe thuhet se Romeo ka marrë mendimin e tyre.

Read More

Deputeti demokrat, Dashnor Sula thotë se Parlamenti shqiptar ka parë se përsa kohë që nuk vjen Rama apo Berisha, funksionon normal, në kuptimin që këta e prodhojnë politikën përmes konfliktit të çastit. “Rama ka ardhur në parlament dhe ka ofenduar dhe intimiduar ndërsa për një problem kaq serioz ai nuk denjon të vijë në parlament. Nuk kam thënë se Rama ka korruptuar ish zyrtarin e FBI, apo ka paguar para, kam thënë që duhet të hetohen të gjitha, por moralisht dhe politikisht duhet të japë shpjegime. Ka një akuzë për McGonigal, nuk po shkojmë më tej ta gjykojmë dhe kryqëzojmë,…

Read More

Me shkrirjen e gjykatave të Apelit, të gjitha çështjet të cilat nuk kishin një datë të caktuar janë rihedhur në short, për të caktuar gjyqtarët. Mes tyre ishte edhe ankimimi që Partia Demokratike e Alibeajt i ka bërë vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e partisë Sali Berishës më 25 mars. Shorti i hedhur sot, ka caktuar që çështja e vulës së Partisë Demokratike në Apel, do të shqyrtohet nga Elona Mihali e cila do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja. Grupi i Rithemelimi ka kërkuar që të caktohet…

Read More

Në konferencën me gazetarët, Sali Berisha nuk harroi as akuzat ndaj ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim. Ai akuzoi ambasadoren si promotore e bizneseve pa tender të hapur, si edhe e akuzon se ka mbrojtur koncesionin e Skavicës dhe të Butrintit. “Yuri Kim ka qenë një lloj McGonigal i hapur. Në përpjekjen antikushtetuese dhe antidiplomatike për të shkatërruar opozitën. Dhe kjo është në një zinxhir deklaratash. Por, ajo mendoi se unë mund të shantazhohesha. Ndër të tjera, i thotë një deputeti të PD-së, si mesazher: shko dhe thuaji, nëse deri nesër Sali Berisha nuk pranon këtë ose atë, ndaj fëmijëve të…

Read More

Britania e Madhe është e vendosur në “luftën” ndaj emigrantëve të paligjshëm. Ministria britanike e Emigracionit, Home Office ka urdhëruar njësitë e azilit të punojnë kryesisht me kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët. Kjo në përpjekje për të përshpejtuar rikthimin e shqiptarëve drejt Tiranës, duke lënë emigrantët nga kombësitë e tjera, më të shumtit në numër, të presin sa të mbarohet punë me shqiptarët, pasi ata mund të riatdhesohen në Shqipëri. Qëllimi i operacionit të koduar “Bridora” synon sipas “The Independent”, të deklarojë sa më shumë kërkesa të bëra nga shqiptarët për azil në Britani dhe t’i largojë ata…

Read More

Media prestigjioze amerikane, “New York Times” i ka kushtuar një artikull ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me kryeministrin Edi Rama. Në artikullin e “New York Times”, theksohet se McGonigal zhvilloi një marrëdhënie me Ramën dhe se dyshohet se ndërmori hapa në dobi të politikanit shqiptar. “New York Times” bën një renditje kronologjike të ngjarjeve dhe takimeve mes McGonigal, Agron Nezës, Dorian Duçkës dhe kryeministrit Edi Rama. Pjesë nga shkrimi “Zoti Neza, 59 vjeç, ka lindur në Shqipëri dhe ka qenë i punësuar nga një agjenci inteligjence atje disa dekada më parë, thanë prokurorët. Më vonë ai…

Read More

Dosja “McGonigal”, pra marrëdhënia e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së i cili aktualisht akuzohet në vendin e tij për mosdeklarim të një borxhi, ka ngritur “në këmbë” opozitën. Por prestigjiozja amerikane “New York Times”, e bën të qartë se McGonigal ka përdorur kredenciale zyrtare, emailin zyrtar dhe telefonin zyrtar për të komunikuar me Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare dhe kjo është shumë e qartë se ai nuk kishte si qëllim ta fshihte këtë marrëdhënie. “Gatishmëria e zotit McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, sugjeron…

Read More