Author: tirana

Tre persona kanë humbur jetën në Slloveni, pas përmbysjes së autobusit në të cilin po udhëtonin. Sipas asaj që shkruajnë mediat, 29 pasagjerët që ndodheshin në autobus ishin nga Rumania dhe kryesisht në moshën mbi 50 vjeç. Mësohet se ka edhe të plagosur, por numri i tyre ende nuk bëhet i ditur. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa autoritet atje po kryejnë një kontroll teknik të autobusit për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e aksidentit tragjik.

Read More

Këngëtarja Elvana Gjata feston sot ditën e saj të lindjes. Në këtë 36-vjetor nuk kanë munguar komentet dhe postimet me mesazhe urimi për këngëtaren. Autore e shumë hiteve muzikore ndër vite dhe njëra nga këngëtarët më të pëlqyera shqiptare, Elvana është padyshim ndër artistët më të suksesshme shqiptare

Read More

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë. Konkretisht nga 197 lekë për litër që ishte, nafta do të shitet me 192 lekë për litër. Benzina ka pësuar ulje çmimi me vetëm 2 lekë, pra nga 189 lekë që ishte do të shitet me 187 lekë për litër.  Njoftimi i plotë: Vendim i Bordit të Transparencës- 03.02.2023Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 3 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.02.2023, kemi ndryshime të çmimit…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të premte në Kalamata. Mediat greke raportojnë së epiqendra ishte në brigjet e Methonit, ndërsa thellësia fokale ka qenë 6 kilometra. Lëkundjet janë ndjerë në Kalamata dhe zonat përreth të Messinisë.

Read More

Ndryshe nga çfarë përcaktohet në ligj, se familjet që përjashtohen nga procesi i legalizimit do të kenë mundësi që të shpërblehen në vlerën e investimit, në vendimin e miratuar së fundmi paraqiten vetëm dy alternativa trajtimi për këtë kategori, që janë bonusi mujor dhe banesat sociale. Qeveria ka hequr mundësinë e trajtimit me shpërblim financiar, edhe pse një gjë e tillë ishte e përcaktuar në ligjin e zyrtarizuar dy vite më parë “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”. Ndërsa në të dyja rastet, si në ligj, edhe në vendim, është lënë e hapur mundësia për forma alternative, por pa…

Read More

Një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e ish-Parkut në Tiranë. Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë dyshohet se zjarri është shkaktuar nga soba, të cilën banorët e kanë harruar ndezur. Në momentin e zjarrit nuk ka pasur persona në banesë. Shërbimet e zjarrfikëseve kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Read More

Një 29 vjeçar është dënuar me 20 vite burg në Francë pasi akuzohet për vrasjen e një të riu francez. Mediat vendase raportojnë se shqiptari ka qëlluar me armë gjahu 22 vjeçarin më 11 tetor të vitit 2019. Autori i ngjarjes së rëndë u arratis një ditë pas të shtënave që i morën jetën të riut. Ai u arrestua disa muaj më vonë në Tiranë. Në paraburgimin e policisë, ai pranoi se ishte autori i krimit ndërsa ka mohuar se donte ta vriste të riun. Gjykata franceze përfundimisht e shpalli fajtor për vrasje dhe tentativë vrasjeje të dy miqve të…

Read More

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Tanimë, duket se loja e banorëve është ashpërsuar, me dy grupe kundërshtare dhe shumë strategji të dala në pah. Duket se Kristi, një banor që nuk ishte pozicionuar ende në asnjë grup, tashmë i përket atij të Oltës, dhe kjo nuk ka mbetur pa u komentuar nga Luizi. “Kristi thjesht nuk do ta pranojë si term që është manipuluar. Thotë rri me dëshirë. Zhaku ia tha nuk ka lidhje shoqëria juaj, por…

Read More

Ish-deputeti Azgan Haklaj është shprehur se ish-bashkëpunëtori i sigurimit Agron Neza, i cili është përmendur dhe në dosjen që po shqyrton SHBA në lidhje me çështjen McGonigal, ka lidhje familjare me kreun e PD-së Sali Berisha. Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se Neza ka qenë shefi i truprojave të Berishës dhe Azem Hajdarit. Po ashtu ai tregoi se Neza është takuar dhe në vitin 2000 liderin demokrat . “Berisha ka lidhje familjare me zotin Neza, ai është një oficer i lartë i sigurimit të shtetit, është mik i Azem Hajdarit, është mik i Sali Berishës. Nuk është…

Read More

Vllaznia barazoi 1-1 ndaj Bylisit në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë, por kalon më tej falë fitores 0-2 në sfidën e parë në Ballsh. Shkodranët menaxhuan mirë këtë takim, me trajnerin Josa që bëri edhe disa ndryshime. Pjesa e parë ishte e varfër në raste nga të dyja skuadrat, me miqtë që u shfaqën disi më ngacmues, por pa arritur të rrezikojnë seriozisht. Në fundin e pjesës së parë pati edhe një përplasje verbale mes Zguros së Bylisit dhe stafit të ekipit shkodran, por gjithsesi, pa degraduar më shumë. Edhe pjesa e dytë ishte pak a shumë njësoj…

Read More

Një grua me dy fëmijët e saj të mitur ne Dajç të Lezhës kanë përjetuar terror pasi banesa e tyre u kontrollua në mëngjes herët nga policia. Kristina Gjinaj ka dëgjuar të bërtiturat e policisë dhe ka parë fëmijët e traumatizuar dhe të shtrirë për tokë, ndërsa blutë, qe pas ikjes se tyre ka mësuar se janë nga FNSH-ja e Shkodrës, që kanë tentuar të hyjnë nga dritaret duke dëmtuar edhe pronën e tyre. Pavarësisht frikës, ajo ka hapur derën duke u përballur me forcën e tyre, por pa i dhënë asnjë shpjegim për situatën e krijuar. Pas largimit të…

Read More

Asgjë nuk do të shkojë mirë dhe rrënimi juaj financiar është më se i sigurt. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të rrezikoni partneritetin me ta. E kundërta. Ju duhet t’i shmangni ato dhe të kërkoni njerëz që do t’ju garantojnë një stabilitet, një rezultat dhe një sukses të caktuar. Le të shohim se cilat janë tre shenjat me të cilat nuk duhet të bashkëpunoni në asnjë mënyrë: PESHQIT Partneri më i keq që mund të keni është një Peshk. Dhe kjo për disa arsye. Para së gjithash, ai është i fshehtë. Ai do t’ju fshehë gjërat, do t’ju gënjejë, do të krijojë rrëmujë në biznes dhe do të bëjë lëvizje…

Read More