Author: tirana

Këtë të premte nga selia blu, Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e parashikuar për më 11 shkurt. Në konferencën e përjavëshme me gazetarët, Berisha tha se çështja “McGognigal” (lidhja e ish-drejtuesit të FBI me Kryeministrin Rama) përbën aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. “Dëshminë më flagrante për Edi Ramën si njeri, që nuk ka asnjë normë morale, asnjë parim, asnjë princip dhe që është i aftë të ndërmarrë çdo akt për llogari të karriges së tij, minimumi, për të mos thënë se ka edhe shkaqe që nuk i dimë”,…

Read More

Përleshja fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë të enjten, teksa flitej për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës, për deputetin shqiptar atje Shuaip Kamberi tregon retorikën serbe të viteve ’90, që nuk do të njohë realitetin e Kosovës. “Isha dëshmitar i një seance me përleshje fizike por brengosëse është se në Serbi kemi retorikë të viteve 90. nuk ka sens për realitetin në Kosovë, nuk ka sens për domosdoshmërinë e pajtimin historik me Kosovën dhe për ta njohur realitetin atje. Opozita si ajo e djathtë dhe ajo proevropiane, ishte me tone të njëjta dhe të krijohet ideja se Vuçiç është…

Read More

Një aksident ka lënë pasoja në Shkodër, pasi është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Në momentin e shembjes, nuk ka pasur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.

Read More

“Dorëheqja është detyrim”, është slogani i protestës së opozitës, e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha më 11 shkurt në orën 12:00 para Kryeministrisë. Është deputetja Ina Zhupa që ka zbuluar edhe sloganin. “Të gjithë në shesh në 11 shkurt, ora 12:00! Ti dalim zot Shqipërisë, pluralizmit, votës së lirë dhe demokracisë së vendit tonë”,-shkruan Zhupa.

Read More

Vijon ushtrimi i “presionit” nga ana e Bashkimit Europian, që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. I pyetur nga “Radio Evropa e Lirë” për kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku nuk i komenton “të gjitha prononcimet e të tjerëve”. Ai tha se përsërit “urgjencën që për BE-në ka lëvizja përpara e dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura, një prej të cilave është edhe ajo për Asociacionin”. Kurti i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, të enjten…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet për ndërtimin e shkollës së re “Bedri Llagami” në Vaqarr, e cila do të mirëpresë 600 nxënës me kushte më të mira për ta. Gjatë inspektimit, Veliaj tha se në zonën e Vaqarrit po investohet çdo ditë e më shumë. “Sot është një ditë shumë e mirë për Vaqarrin! Jemi në fund të punës për shkollën e re “Bedri Lllagami” – një shkollë e bashkuar me parashkollorin, 9-vjeçaren dhe shkollën e mesme – me të cilën zgjidhim përfundimisht hallin e komunitetit. Fillimisht strehuam njerëzit e prekur nga tërmeti, tani po…

Read More

Nuk ka një plan sekret që do të shuajë luftën ruse në Ukrainë. Rusia ka mohuar raportimet se SHBA-së i ka ofruar Moskës një plan sekret paqeje. Zëdhënësi i Kremlinit i quan mashtrim raportet e disa mediave, se drejtori amerikan i CIA-s William Burns kishte udhëtuar në Moskë me një propozim të fshehtë paqeje, i cili përfshinte që Ukraina t’i jepte Rusisë një të pestën e territorit të saj. Raporti i gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, që thoshte se Burns kishte bërë një udhëtim sekret në Moskë muajin e kaluar për të paraqitur planin në emër të Shtëpisë së Bardhë,…

Read More

Rinovim i rëndësishëm tek Arsenali. Klubi londinez ka gjetur marrëveshjen me Gabriel Martinellin për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2027. 21-vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Mikel Artetës. Martinelli numëron 7 gola dhe 2 asiste deri në këtë fazë të sezonit në Premier League. Arsenali po zhvillon një sezon ëndrrash dhe kryeson me meritë kampionatin anglez. Distanca me Manchester City është pesë pikë, por kampionët kanë luajtur një ndeshje më shumë.

Read More

Kryetari i qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi ka folur për zgjedhjet e 14 Majit dhe garën për Bashkinë e Tiranës. Ai u shpreh në emisionin “Bardh a Zi” se Erion Veliaj nuk i ka ndarë qytetarët në të majtë dhe të djathtë, ndërkohë që vuri theksin në sfidat si pandemia dhe tërmeti. Dalipi deklaroi se në Tiranë janë bërë 43 shkolla të reja, 7 kopshte dhe 4 çerdhe me standardet e Bashkimit Europian. Ai u ndal edhe te projekti për lagjen e re te “Maji”duke theksuar se Veliaj ka marrë vendime edhe për atë pjesë të qytetarëve që nuk ka…

Read More

Këtë të premte, ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato është paraqitur në GJKKO. Sonila Qato dyshohet se ka shkelur barazinë me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale “shpërdorim detyre”, “shkeljes së barazisë në tendera”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë gati 60 mln euro.

Read More

Grupet në PD janë bashkuar, dhe kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor në lidhje me dosjen “McGonigal” që për ta prek edhe kryeministrin Edi Rama. Mëngjesin e sotëm, deputetët e PD-së, Luçiano Boçi dhe Albana Vokshi dorëzuan zyrtarisht në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor. “Do e nxjerrim Ramën nga aty ku është fshehur. Në mënyrë të çuditshme del nga skype dhe mundohet që të justifikohet. Jo vetëm komisioni do t nxjerrë nga kamarja por edhe protesta e 11 shkurtit. E dimë shumë mirë se nuk duan që ta pranojnë, por rregullorja e përcakton qartë kur ¼…

Read More

Ishte në garën e primareve për të qenë kandidate për bashkinë e Tiranë. Adriana Kalaja, aktiviste në PD-në e Sali Berishës, përmes një deklarate nga selia blu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk po lejon që të regjistrohet vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri për PD-së në regjistrin e partive politike. Ajo thotë se dosja në Apel po mbush vitin dhe po zvarritet me urdhër politik që nga muaji prill 2022, ndërkohë që dispozita ligjore parashikon gjykim brenda 30 ditësh. Postimi i plotë Sipas hartes se re gjyqësore, miratuar nga KLGJ dhe Keshilli i Ministrave, duhet të fillonte puna ne…

Read More