Mungesa e kryeministrit Edi Rama në Kuvend për të marrë pjesë në interpelancën e thërritur nga opozita, lidhur me çështjen McGonigal, solli reagimin e ashpër të deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u kërkoi deputetëve që vërejtjet dhe kërkesat e tyre të depozitohen me shkrim duke theksuar se nëse ata, kanë ardhur me mendimin për të bllokuar seancën, kjo nuk do të ndodhë. Në shenjë proteste nuk munguan edhe bilbilët, me të cilët disa deputetë u përpoqën të mos lejonin vijimin e punimeve. Por Nikolla vijoi me votimin e ligjeve të rendit të…
Author: tirana
Pas kaosit të krijuar në sallën e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se kryeministri Edi Rama e ka detyrim ligjor që ti përgjigjet kërkesës për interpelancë. “Ka detyrime politike. Heshtja ju takon vetëm atyre shtetasve shqiptarë që janë marrë të pandehur nga drejtësia shqiptare. Të dhënat janë publike edhe të dhënat i janë vënë në dispozicion dhe për këtë arsye, procedimi penal do duhet të fillojë një orë e më parë. Ai do të heshtë, nuk ka për të ardhur. Heshtja do të jetë inkriminimi i tij. Ka dy seanca që nuk ka ardhur. Praktikisht…
Seanca e sotme në Kuvend është e mbushur me tensione. Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj ishte i vetmi nga PS-ja që nuk zgjodhi të votonte të Kuvend propozimin e kolegut, Taulant Balla. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla kërkoi nga deputetët në sallë që të votojnë për propozimin që Balla bëri, për të kaluar në proces votimi të përshpejtuar. “Hedhim në votim propozimin e Ballës për të kaluar në proces votimi”,-tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Por ish-ministri Xhafaj shihet që mban kokën ulur, i përqëndruar në telefon, duke shmangur në këtë mënyrë marrjen pjesë në votim.
Sekretarit të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj këtë të enjte Gjykata e Tiranës i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Sot ai ishte në seancë, ndryshe nga hera e shkuar që mungoi për shkak të gjendje shëndetësore jo të mirë. E njëjta masë u dha edhe për Fatmir Hoxha dhe Alban Rulin. Një muaj më parë Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, drejtorin Juridik të MF, Fatmir Hoxhaj dhe përmbaruesin Alban Ruli. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave së bashku me dy zyrtarët…
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka tërhequr vëmendje deputetit të PD-së Bledion Nallbatit, pasi ky i fundit i ka rënë bilbilit gjatë seancës plenare.
Nga seanca plenare në Kuvend, kryeministri Albin Kurti ka treguar gjashtë kushtet në mënyrë që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Për Kurtin nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive e të zbatohet pas marrëveshjes finale. 1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.
Pas situatës së tensionuar në sallën e Kuvendit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga punimet e Kuvendit deputetin e PD-së, Gazment Bardhi, të cilin edhe e quajti “kukull interesante”. Dy grupimet e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe kërkuan që i pranishëm në interpelancë për çështjen McGonigal të ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë, i cili nuk ishte në sallën e Kuvendit në seancën e sotme, reagoi në Twitter në lidhje me çështjen McGonigal.
Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është paraqitur këtë të enjte në SPAK. Autoritetet greke dërguan letërporosinë me procedimin penal të dënimit të Ismailajt me 3 vite burg për dy vepra penale. SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për fshehje të dënimit me 3 vite në Greqi në formularin e vetëdeklarimit, ndërsa la hapësirë, që nëse i pandehuri jep pëlqimin të aplikohet neni 63 i Kodit Penal, punë në interes publik për 150 orë. Kryebashkiaku socialist i denoncuar nga Partia Demokratike, u dënua në vitin 2000 me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, me 3 vite burg…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me debatet e sotme në seancën plenare, ku ai mungon. REAGIMIKjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë. Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike, mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave…
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deputetit të PD-së, Gazment Bardhit, pas refuzimit që opozita i bëri mbajtjes së interpelancës për çështjen “McGonigal” me të, në vend të mungesës së kryeministrit Edi Rama. Spiropali tha se refuzimi i interpelancës me të tregon se opozita nuk ka qëllim për zbardhjen e çështjes McGonigal. “Unë nuk e kuptoj pse keni frikë, ju personalisht zoti Bardhi. A kërkoni sqarime mbi çështjen? A doni të zbardhet çështja, qetësohuni se kemi gjithë durimin për tu dëruar si ngritur si ulur. Nguti juaj për të nxjerrë konkluzione me miratim në SHBA, tregon…
Në një kohë që deputetët e PD-së e kërkojnë në seancë plenare kryeministrin Edi Rama për dosjen “McGonigal”, kreu i qeverisë ka zgjedhur që të mos u përgjigjet, por ka publikuar një status në Facebook. Rama tregon se është i lumtur që ka pasur shumë kërkesa nga kompani të mëdha ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano. “Kënaqësi të shohësh kaq shumë kompani të mëdha ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano, një nga veprat më strategjike jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin”, shkruan Rama.
Dosja “McGonigal” ka shkaktuar kaos në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u kërkoi deputetëve të opozitës që nëse vërtet e duan një mocion me debat për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, duhet të respektojnë procedurat dhe kërkesa e tyre për ndryshim të rend të ditës të shqyrtohet në Konferencën e Kryetarëve. Sipas Ballës, opozita nuk është e shqetësuar për hetimet që po bëhen në SHBA, pasi sipas tij, në to nuk është i përfshirë asnjë zyrtar shqiptar. Për të opozita po tenton të largojë vëmendjen nga 21 janari dhe Gërdeci. Balla solli në…