Iniciohet plani operacional i koduar “Kriteret”. Ky plan po zbatohet nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, Komisariatit të Policisë Rrugore, Policisë Bashkiake dhe të Task Forcës së Transportit Rrugor, Tiranë. Si rezultat i kontrolleve në kryeqytet, bazuar në denoncimet e qytetarëve, deri tani janë evidentuar 3 raste të ofrimit të shërbimit “Taxi”, në kundërshtim me kriteret e licencave të transportit. Janë proceduar penalisht dhe administrativisht 3 drejtues mjetesh që ofronin shërbim “Taxi”, duke fshehur të ardhurat që vinin nga ky aktivitet. Këta shtetas, edhe më parë, ishin ndëshkuar administrativisht për të njëjten shkelje. Në vijim të punës…
Author: tirana
Seanca e sotme plenare në Kuvend ka shumë tension, por jo për deputetin e PS-së, Eduard Shalsi. LSA-ja ka publikuar disa momente ku shfaqet deputeteti duke luajtur shah, edhe pse në atë sallë kryeministri Edi Rama po akuzohet për një aferë me ish-zyrtarin e FBI-së.
Një seancë me tensione të forta është kjo e sotmja në Kuvendin e Shqipërisë, mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Deputetët e PD-së, mbështetës të Berishës kanë rrethuan foltoren dhe kërkuan që i pranishëm në seancë të ishte kryeministri Edi Rama, për të zhvilluar një mocion me debat në lidhje me përfshirjen e shefit të qeverisë në dosjen “McGonigal”. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa tha në fjalën e saj se nuk do te këtë më seancë pleanre nëse Rama nuk paraqitet në parlament të përballet me opozitë. Pjesë nga diskutimet: Lindita Nikolla: Mos bërtisni, po zonja Zhupa keni fjalën. Deputetja…
Dy grupimet e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren në Kuvendin e Shqipërisë, dhe kanë kërkuar që të jetë i pranishëm në interpelancë për dosjen “McGonigal”, edhe kryeministri Edi Rama. “Kryeministri duhet të vijë e të japë përgjigje për një aferë personale. Nuk ka kuptim seanca. I doli tjetër skandal me avion personal dje, i njëjti kryeministër është. Nuk mund të bëjmë sikur ka seancë normale kur nuk respektoni të drejtat e deputetëve. Duhet t’i japim kuptim parlamentarizmit. Nuk bëhet interpelancë pa kryeministrin sot, çfarë Parlamenti është ky?”, u shpreh deputeti demokrat Ervin Salianji. Në të njëjtën linjë edhe deputetja Jorida…
Këtë të enjte u hodh shorti për Europianin U-21. Kampionati Europian U-21 do të luhet në Sllovaki në vitin 2025, dhe Shqipëria ka shanse reale për të marrë pjesë. Në Nion u hodh shorti për 9 grupet, 7 grupe me nga 6 skuadra dhe 2 grupe me nga 5, që nga marsi do fillojnë përballjet e tyre, me kualifikimet që do të mbyllen në tetor 2024. Duke marrë parasysh faktin që kalojnë direkt për në fazën finale vetëm vendet e para të grupeve, së bashku me tre vendet e dyta më të mira, ndërsa gjashtë vendet e tjera të dyta…
Vijon që seanca plenare në Kuvend të jetë e tensionuar. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë me çdo aferë korruptive dhe se Kuvendi duhet të pranojë kërkesën e opozitës për mocion me debat. Po ashtu Salianji u shpreh se duhet të vihet sens në Kuvend dhe kryeministri të jetë i pranishëm dhe se fjalën deputetëve nuk ua përcakton Kuvendi por kushtetuta. “Ka një problematikë që lind që nga seanca e kaluar. Të gjithë deputetët që të opozitës duan të flasin për këtë çështje ku kryeministri ka përdorur çdo gjë për të korruptuar…
Edhe seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate, ku po zhvillohet një mocion me debat për dosjen “McGonigal”. Deputetet e opozitës kanë bllokuar sërish foltoren ndërsa po kërkojnë që të mos kalohet në votim procesverbali i seancës të së enjtes të shkuar kur në Parlament u krijua një situatë kaotike. Deputeti Gazment Bardhi, theksoi se në procesverbalin që u është vënë përpara mungon fjala e 54 deputetëve të opozitës. Ata theksojnë se të enjten e kaluar u miratuan ligje pa u marrë parasysh fjala e opozitës.
Sot në Kuvend mungon Rama dhe Berisha. Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në lidhjen me interperlancën e kërkuar me kryeministrin për dosjen “McGonigal”, tha se Rama duhet të dalë këtu me pranga në duar. Sipas tij, dorëheqja është akti më i pastër. Po ashtu është shprehur edhe se nuk ka arsye pse janë përjashtuar për 10 ditë deputetët e PD-së, mes tyre Sali Berisha. Mirëpo fjalën e ia ndërprerë fjalën, pasi tha se koha e tij ka përfunduar. “Tek po lexoja procesverbalin nuk gjeta asnjë arsye për përjashtimin e deputetëve të PD për 10 ditë, kanë kërkuar të…
Edhe këtë të enjte, është shtyrë seanca për ekstradimin e 33-vjeçares ruse Svetlana Timofeeva, e arrestuar tre muaj më parë në vendin tonë pas sulmit në uzinën e Gramshit. Vendimi u mor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan. Shkak është bërë mungesa e prokurorit të çështjes. Rusia ka kërkuar më 12 janar ekstradimin e Timofeevës pasi ajo është e shpallur në kërkim atje nën akuzën për spiunazh. Timofeeva kërkohet të ekstradohet pasi Moska e ka shpallur në kërkim për veprën penale të marrjes së paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror, e parashikuar nga Kodi Penal rus. Gjykata…
Në seancën e sotme plenare në Kuvend, mungon kryeministri Edi Rama. Edhe pse ai u thirr në një interpelancë për dosjen “McGonigal”, por që në vend të tij, me deputetët e PD-së, do të përballet ministrja Elisa Spiropali. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar një interpelancë me kreun e qeverisë lidhur me këtë çështje. E njëjta kërkesë është bërë nga mbështetësit e Berishës. Por, këta të fundit kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor.
Mbrëmjen e së mërkurë, në një dasmë të sajuar në kuadrin e loje nga Vëllai i Madh në “Big Brother Vip 2”, moderatorja Kiara Tito i ka dhuruar këngëtarit Luiz Ejlli, puthjen aq shumë të pritur nga të gjithë. Pas kësaj, të gjithë kanë komentuar se janë kurioz të dinë se çfarë mendon mamaja e Luizit për marrëdhënien e tij. Miku i këngëtarit, Meridian Ramçaj, ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga mesazhet që ka shkëmbyer me nënën e Luizit. Ish-banori i “BBV1”, i kishte dërguar asaj fotot nga “dasma” e Luizit dhe reagimi i saj ishte urimi,…
Nikolla Gjet Noci nga Puka, ka treguar mes lotëve në emisonin “Aldo Morning Show” për të shkuarën e tij jo fort të mirë. Zoti nuk i dha një fëmijë dhe ka jetuar vetëm me gruan. Pavarësisht se nuk kishin fëmijë, ata kanë qenë të lumtur bashkë dhe kanë kaluar një jetë të mirë. Në 2009 jeta e tyre mori një kthesë tjetër, kur ai pa dashje, duke tentuar të fuste viçin në stallë, ka vrarë gruan me një mjet prerës, të cilën e la të vdekur menjëherë. Ai u fut në burg dhe kreu dënimin që meritonte. Pjesë nga rrëfimi…