Author: tirana

Këtë të enjte, moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore, në zonat verilindore dhe Juglindore do të kemi reshje bore pasdite. Temperaturat minimale do të luhaten -3-6 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 3 -8°C në veri , 10-12°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Read More

Gjysmë milioni punonjës ndër të cilët, mësues, pedagogë të universiteteve, punonjës të trasnportit publik, trenave e jo vetëm pezulluan punën këtë të mërkurë, në Britaninë e Madhe. Ata dolën nëpër rrugët e sheshet e qyteteve kryesore me kërkesën për rritje pagash, për të përballuar ndër të tjera edhe krizën e çmimeve të larta që ka shkaktuar lufta ruse në Ukrainë. Por ministrja britanike e arsimit ka për ta një përgjigje. “Gjëja më e rëndësishme për qeverinë është përgjysmimi i inflacionit. Nuk mund të rrezikojnë të ushqejmë inflacionin duke rritur pagat” Kjo konsiderohet si protesta më e madhe e punonjësve të…

Read More

Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit shpalli të mërkurën tenderin për aksin rrugor “Janinë – Kallpaq – Kakavijë ”, me një buxhet prej rreth 320 milionë dollarë. Sipas autoriteteve greke të transportit, aksi rrugor 70 km i gjatë do të lidhë rajonin e Janinës me Shqipërinë dhe do të jetë një autostradë e mbyllur me standarte të larta të sigurisë rrugore. Ministri grek i Transporteve, Kostas Karamanlis tha se “ky është një projekt emblematik, i cili filloi të planifikohej dhe diskutohej para vitit 2005, por më së fundi u bë realitet.” Segmenti rrugor Janinë -Kakavjë krahas përmirësimit të lëvizjes së…

Read More

Olympiacos ka paguar 1 milionë euro drejt Konyaspor në Turqi dhe ka marrë të drejtën për të pasur në dispozicion Zymer Bytyqin. Fantazisti shqiptar prej 2021 ishte pjesë e ekipit të elitës turke, teksa ka bërë paraqitje që janë vlerësuar nga gjiganti grek. 26-vjeçari është pjesë e përfaqësueses së Kosovës duke luajtur në 16 ndeshje dhe shënuar një gol. Tanimë Bytyqi do tregojë aftësitë e tij në kampionatin grek, me Olympiacos që afron një tjetër shqiptar pas Ndojit dhe Mario Vrushaj. Sezonin aktual me Konyaspor, Bytyqi ka luajtur në 22 ndeshje dhe ka asistuar dy herë, teksa ishte titullar absolut…

Read More

Janë tensionuar sërish marrëdhëniet Greqi-Turqi. Siç raportojnë mediet e huaja, Forcat e Rojës Bregdetare Greke kanë hapur zjarr ndaj një varke të rojes bregdetare turke në ishullin Bulamaca në Egje. Ngjarja ka ndodhur më 5 janar. Forcat greke greke qëlluan në ajër kundër anijeve turke të peshkimit në zonë, me këto të fundit që u përgjigjën me të shtëna. Greek Coast Guard forces opened fire on a Turkish Coast Guard boat off Bulamaca Island in the Aegean.The incident took place in January 5th.Greek CG fired into the air against Turkish fishing boats in the area, Turkish CG retaliated. pic.twitter.com/VWYcGYCQm8— Clash…

Read More

Agjenti i FBI i arrestuar pak kohë më parë në vendin e tij për shkelje të ligjit me mosdeklarimin e udhëtimeve, takimeve, për mosdeklarim të ardhurash por edhe se ka mbështetur një oligark rus, ka pasur marrëdhënie të ngushta politike edhe në Shqipëri. Opozita po akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama dhe kanë paraqitur edhe një kërkesë për mocion me debat në kuvendin e Shqipërisë. Por ndërkohë agjenti i FBI shfaqet në një foto shumë miqësore me Enri Ceno, aktualisht sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, njëkohësisht edhe ish-kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhje. Në foto janë së bashku…

Read More

Flamur Noka deklaron se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pas publikimit të lidhjes me Charles McGonigal, ish-zyrtar i FBI i arrestuar nga autoritetet amerikane. Sekretari i Përgjithshëm i PD shkruan se në seancën plenare të ditës së nesërme, deputetët demokratë do të kërkojnë që shefi i qeverisë të japë llogari për atë që ai e quan “aferën antishqiptare me McConigal”. “Askush nuk mund të marrë peng parlamentin. Rama do të thirret në debat për të dhënë llogari për aferën antishqiptare me McConigal. Të dorëhiqet menjëherë para shqiptarëve! Ne si grup parlamentar e kemi detyrë të madhe dialogun intensiv…

Read More

Sali Berisha ka nisur nga përgatitjet për protestën kombëtare që lajmëroi vetëm një ditë më parë që do të zhvillojë më 11 shkurt. Berisha ka mbledhur në seli grupet e punës për protestën e 11 shkurtit. Ndërkohë që nesër po në kuadër të protestës do të mbledhe pasdite krerët e degëve.

Read More

Ushqimet që mbajnë nën kontroll hormonet, dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave, akneve apo puçrrave në lëkurë: 1.Avokado: Avokado dhe yndyrat tjera të mira, si vaji i ullirit dhe i kokosit, ndihmojnë në prodhimin e kolesterolit të shëndetshëm, një komponent kyç në balancimin e hormoneve. Në këtë mënyrë lëkura do të lëshojë dhe qarkullojë hormonet që i nevojiten për të qenë e shëndetshme. Ky nuk është i vetmi përfitim zbukurues i avokados. Yndyrat e shëndetshme me të cilat janë të pasur avokadot rregullojnë qelizat e lëkurës në atë mënyrë që membrana të qëndrojë në formë, duke lejuar lëkurën që të thithë më…

Read More

Pesë persona kanë mbetur të bllokuar në Malësinë e Madhe. Mësohet se forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër dhe shërbimet e komisariatit të Policisë Malesisë së Madhe janë nisur drejt vendngjarjes për t’iu ardhur në ndihmë grupit të të rinjve. Njëri prej tyre ka pasur shqetësime shëndetësore por pa rrezik për jetën, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Read More

Nga Astrit Patozi Të mërziturit me Amerikën kanë kohë që nuk fshihen më në Shqipëri. Dhe mirë bëjnë, sepse kjo është një gjë që lejohet, ngaqë nuk shkelet ndonjë ligj. Ndaj nuk kam ndërmend të hyj fare në debat me argumentet, që përdorin, aq më tepër kur shumica e tyre i kapërcejnë me shumë guxim edhe teoritë më të ekzagjeruara konspirative. Tek e fundit në demokraci njerëzit janë të lirë t’i duan apo t’i urrejnë edhe shtetet njësoj si njëri-tjetrin. Uroj të mos vijë shpejt ajo ditë kur t’i dëgjojmë t’i japin leksione Amerikës për demokracinë dhe shtetin e së…

Read More

Me presionin në rritje nga aleatët e SHBA-së dhe evropianëve për të arritur një marrëveshje me rivalin e përhershëm Serbinë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u zotua të mërkurën se do t’i rezistojë çdo përpjekjeje “shantazhi” përballë një afati të afërt nga Perëndimi për të arritur një marrëveshje, shkruan Agence France-Presse (AFP). Për muaj të tërë, të dërguarit perëndimorë kanë lëvizur mes kryeqyteteve të Serbisë dhe Kosovës në një përpjekje të re diplomatike për të zgjidhur tensionet e gjata që ziejnë gati 25 vjet pasi lufta midis kryengritësve shqiptarë etnikë dhe forcave serbe shkaktoi një fushatë bombardimi të NATO-s që…

Read More