Author: tirana

Mëngjesin e sotëm një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën “Kastriotët.” Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, jetën e humbi një nga pasagjerët, A. Gj., rreth 35 vjeç. Kurse, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Në prangat e Policisë në doganën e Kakavijës, ra një 27-vjeçar i cili nuk deklaroi se kishte me vete 13 mijë euro. I riu u arrestua gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit. Njoftimi Sekuestrohen 13 100 euro, procedohet në gjendje të lirë 27-vjeçari që nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore. Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, shtetasit F. A., gjetën 13 100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës…

Read More

Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, ka një profil jo shumë mediatik, atë e kemi parë në ekran shumë rrallë, por në një intervistë për “Albanian Post”, ajo rrëfen diçka nga jeta e saj. Kurioziteti nëse do ta shohim në politikën aktive, pasi atë e cilësojnë edhe si këshillues më të besueshme të kryeministritm, Linda Rama thotë se “Një fjalë dhe këshillë e mënçur thotë kurrë mos thuaj kurrë, sepse jeta është ajo që ndodh kur jemi duke bërë plane të tjera. Por, besoj që i kam dhënë politikës dhe publikes gjithçka kam mundur si profesioniste, qytetare dhe si bashkëshorte e…

Read More

Operacioni “Fijet” që çmonton kamerat e sigurisë që janë në dorën e grupeve kriminale, vijon në çdo cep të Shqipërisë. Policia e Shtetit ka njoftuar se janë hequr gjithsej 34 kamera në Shkodër, Dibër dhe Lezhë. “Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar dhjetëra kamera të tjera që ishin vendosur në kundërshtim me ligjin, në disa qarqe të vendit, si dhe janë iniciuar hetime të thelluara për disa shtetas, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”. Në qarkun Shkodër, në vijim të fazës së dytë, Policia ka çmontuar 20 kamera të vendosura në kundërshtim me…

Read More

11 shkurt dhe ora 12:00 e drekës, janë fjalët që tha ditën e djeshme kreu i PD-së, Sali Berisha ku i bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare para Kryeministrisë. Juristja Brizida Gjikondi, thotë se protesta bëhet për hallet e Berishës. Për të dy hallet më të mëdha që ka ish-kryeministri, është thirrja e djalit të tij në SPAK për tu pyetur në lidhje me ngjarjen e 21 janarit, si dhe zgjedhjet lokale. “E para është që djalin e tij Shkëlzen Berisha, i cili është thirrur në SPAK për tu marrë në pyetje mbi ngjarjen e 21 janarit,…

Read More

Me një rrëfim tronditës, është përballuar Papa Françesku në Kinshasa, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos. Ati i Shenjtë u përballë me dëshmi të viktimave të dhunës në shtetin e goditur nga krimi dhe lufta guerile. Një grua e identifikuar si Emelda, ka treguar se është përdhunuar dhe është mbajtur si skllave seksi, ndërsa ishte detyruar edhe të hante mish njeriu. “Ishte mbrëmje, ditë e premte, kur rebelët bastisën fshatin tonë, Bugobe në vitin 2005. Ata hynë në fshat, duke marrë peng këdo që mundën. Gjatë rrugës, ata vranë shumë burra, duke i qëlluar ata me armë zjarri ose thika.…

Read More

“Big Brother Vip 2” është tema kryesore e shqiptarëve dhe për sociologun Gëzim Tushi, përzgjedhja e lojtarëve është bërë në një mënyrë disi elitare. Po ashtu ai jep edhe një qasje se çfarë mesazhi ka në vetvete ky format televiz. Për të nëse kemi marrë njerëz të rinj dhe të moshës mesatare, një pjesë të famshëm, një pjesë më pak të famshëm, atëherë duhet të bëjmë disa Big Brother dhe se duhet të marrim dhe ca të moshuar, të marrim dhe ca nga zonat rurale. “Big Brother është tema e ditës kudo, se janë tema të shoqërisë. Big Brother duke…

Read More

Edhe pse nuk është çështje që prek shtetin, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, ka shokuar me deklaratën se Kosova i është aneksuar Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar, gjë që nxit një debat të madh në një kohë që tensionet mes dy vendeve janë të larta. Gjatë një konference për mediat, Milanovic ka sqaruar deklaratën e tij, por ka këmbëngulur duke thënë që Kosova ishte pjesë e Serbisë. “Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë. Unë mund të kisha thënë ndryshe, se Serbia ka mbetur pa Kosovën, por supozoj se të gjithë jemi dakord se Kosova ishte…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, thotë se kryeministri Albin Kurti ka të drejtë në parim që ka refuzuar dhe një herë tjetër krijimin e një asocicacioni me bazë një-etnike në Kosovë, pasi termat që janë përcaktuar në projekt mund të keqpërdoren në një moment të dytë nga serbët. Po ashtu sipas tij, qëndrimi amerikan ndaj çështjes së Kosovës ka ndryshuar. ”Asociacioni është çështje e organizimit të brendshëm të Kosovës. Ndërsa plani është si të rregullohen marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, ndonëse serbët e kanë vënë parakusht që të rregullohet asociacioni dhe më pas të shkohet në dialog për të shkuar…

Read More

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga Zogaj i Shkodrës. Sipas kreut të qeverisë, aty po ndërtohet një prej tre moleve në Liqenin e Shkodrës. “MIRËMËNGJES nga Zogaj ku po ndërtohet një prej tre moleve në Liqenin e Shkodrës, me të gjitha parametrat në funksion të lundrimit në natyrën e bekuar në zonën liqenore, që shihet edhe si një perspektivë e re turistike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.

Read More

Në këtë seancë plenare, kryeministri Edi Rama do të “përballet” me opozitën sa i takon çështjes së ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar një interpelancë urgjente me kreun e qeverisë, megjithëse ende nuk dihet nëse ky i fundit do të marrë pjesë apo do t’ia delegojë atë ndonjë prej anëtareve të kabinetit qeveritar. Sali Berisha është përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi pas kaosit që shkaktoi seancën plenare të javës së kaluar. Ndonëse është përjashtuar, Berisha tha një ditë më parë se në seancën e sotme do të bëjnë betejë në…

Read More

Dashi Në dashuri mund të ketë disa zhgënjime të vogla të enjten, ndaj bëni kujdes nga luhatjet e humorit. Në punë, nëse në të kaluarën ka pasur probleme borxhi, tani është koha për t’i shlyer ato. Demi Afërdita dhe Marsi janë në favor, kështu që është një kohë e mirë për të hedhur atë hap shtesë në dashuri. Në punë, kushtojini vëmendje çështjeve ekonomike dhe prisni ardhjen e disa angazhimeve të rëndësishme. Binjakët Hëna ju mbron të enjten, veçanërisht në orët e para të mëngjesit, sepse pak pasiguri mund të vijë nga pasditja. Në punë dëshironi të ndryshoni, kështu që…

Read More