32 persona janë vrarë nga një shpërthim me bombë në një xhami në qytetin pakistanez Peshawar, ndërsa 150 të tjerë janë plagosur. Një pjesë e ndërtesës u shkatërrua dhe zyrtarët thonë se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja. Shumica e atyre që humbën jetën ishin pjesë e forcave të policisë dhe besohet se ata ishin objektivi i sulmit. Muhammad Ijaz Khan, oficer i policisë së kryeqytetit të Peshavarit, tha për mediat lokale se rreth 300 dhe 400 zyrtarë policorë ishin të pranishëm në zonë në kohën e shpërthimit. Kryeministri Shehbaz Sharif e ka dënuar ashpër atë. Në një deklaratë, Sharif…
Author: tirana
‘Qytetarët e kanë hallin a do marrrë para Luizi në “Big Brother”, tha në emisionin ‘Zona Zero’ në Top News duke ironizuar ish-deputeti Myslym Murrizi. Ish-deputeti paralajmëroi se qytetarët nuk vijnë në protestë se janë të pa interesuar nga politika. Murrizi shtoi më tej se shqiptarët janë më shumë të interesuar për Luiz Ejllin në “Big Brother VIP” se për protestën. “Është një e drejtë kushtetuese e opozitës. Është e drejtë e çdo opozite, është e drejtë akoma më e madhe e qytetarëve që mos interesoheshin … se qytetarët e kanë hallin a do marrrë para Luizi në “Big Brother”…
Dosja Tropoja do të ketë zhvillime të reja thotë gazetari investigativ Artan Hoxha. I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Hoxha tha se kjo është një dosje që politikës nuk i intereson e vërteta, por pavarësisht kësaj, gjithçka një ditë do të zbulohet. “Dosja Tropoja është një histori që vijon akoma dhe do ketë zhvillime të reja sepse është një histori që nuk ka mbaruar asnjëherë. Është një histori që futet politika dhe nuk i intereson e vërteta, por do të ketë të reja. Kështu që edhe 21 janarin unë e kam parë në këtë vazhdë, së…
Kriminelët kibernetikë jo vetëm që mund të aksesojnë historikun e bisedave tuaja në WhatsApp, por gjithashtu mund të mashtrojnë të tjerë në emrin tuaj duke ju dërguar maluerë kontakteve. Për të marrë nën kontroll llogarinë tuaj, hakerët fillimisht përpiqen të kyçen në të. E gjitha që kanë nevojë është numri i telefonit. Duke qenë se aksesi nuk është i suksesshëm, do të merrni një SMS me një kod PIN. Në të njëjtën kohë krimineli kibernetikë i thotë aplikacionit se kodi i kërkuar me SMS nuk ka mbërritur dhe e kërkojnë kodin përmes një telefonate. Ata përpiqen të marrin llogarinë gjatë…
Shtëpia e Big Brother VIP nuk ka qenë e qetë ditën e sotme që prej mëngjesit. Luizi dhe Olta janë përfshirë në një debat të fortë mes tyre, duke përfshirë dhe ofendime të ndërsjella. Gjithka ka nisur pasi Luizi e cilësoi Oltën dhe lojën e saj brenda shtëpisë si të pamoralshme, ndërsa aktorja ka nisur duke ngritur zërin. Në një moment, ajo madje ka kërcënuar Luizin se do nxjerrë shumë sekrete që di për Kiarën, si kundërpërgjigje ndaj tij. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kamzë, ka goditur me mjet prerës, 2 shtetas. Nga veprimet hetimore dyshohet se 17-vjeçari i arrestuar ka vjedhur materiale ndërtimi, në një magazinë.
Melisa, ish-konkurrentja e “Pëputhen”, ka nisur një eksperiencë të re televizie, duke marrë pjesë në “Big Brother Vip” në Kosovë. Gjatë një bisede me Atdheun, ajo foli për arsyen e ndarjes nga Andi, për të cilin tregoi se kishte shkuar me një shoqen e saj. “Jo unë s’dua të dashurohem, s’kam më besim te asnjë, s’kanë lënë vend për besim.” “Ti s’e njeh mirë, e njeh në sipërfaqe, por jo përbrenda. Më vonë mora vesh që kishte shkuar me një shoqen time. Nuk ishte shoqe e ngushtë. Ai se dinte që ishte shoqja ime, por nuk bëhet ajo gjë”, shtoi…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit R. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij; si dhe shtetasin Gj. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur portofolin shtetases D. D. Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën një përforcues grushti, një thikë dhe një municion luftarak,…
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, KQZ do të organizojë votim dhe numërim elektronik më 14 maj dhe në dy bashki të vendit. Bëhet fjalë për bashkitë e Elbasanit dhe Kamzës që i bashkohen asaj të Vorës ku është testuar më herët teknologjia në zgjedhje dhe që ka rezultuar e suksesshme. Për këtë arsye, mësohet se qeveria ka akorduar dhe një fond prej 800 milionë lekësh për të mundësuar pajisjet e nevojshme për votim dhe numërim elektronik në këto 3 bashki të vendit.
Aktorja Ema Andrea për herë të parë ka rrëfyer një nga momentet e saj më të vështira. Mes lotëve dhe emocioneve të forta Ema ka treguar se ka qenë gati për të kryer vetëvrasje, por ka qenë vajza e saj, Sara, ajo e cila fatmirësisht e ka ndaluar. “Ishte një mendim afër veprimit. Ka qenë punë 10 minutash që do ta kthenin mendimin në veprim. Ishte Sara, që hapi derën, dhe tha ‘Mami, pse nuk po fle?’ E ka dërguar natyrisht një engjëll, diçka më e madhe se unë. Është një moment që të duket sikur do kapësh një dritë…
Duke marr shkas nga zhvillimet e fundit politike në vend, ish-deputeti Myslim Murrizi gjykon se qytetarët janë indiferentë për politikën, ndërsa shton me ironi se interesi i tyre më i madh është Luzi Ejlli dhe performanca e tij në “Big Brother”. “Është një e drejtë kushtetuese e opozitës. Është e drejtë e çdo opozite, është e drejtë akoma më e madhe e qytetarëve që mos interesoheshin … se qytetarët e kanë hallin a do marrë para Luizi në “Big Brother” apo jo, këtë hall kanë”, u shpreh ai. “Vetëm Luizi mund t’i nxjerrë njerëzit. Ftojmë Luizin të dalë në protestë…
Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit duke kërcyer, Olta ka hedhur akuza ndaj Luizit, duke e përshkruar si një person të varur nga lëndët narkotike. “E di unë ça jete ka bërë ai. Ai është vartës komplet, është i sëmurë”, u shpreh Olta. Pasi dëgjoi mendimin e aktores, Luizi bëri një gjest të pahijshëm, duke treguar gishtin e mesit. “Bëje kështu”, ia ktheu Olta duke bërë një tjetër gjest të pahijshëm me gisht. View this post on Instagram A post shared by dream (@me.luizin)