Author: tirana

Nga Entela Binjaku Më 18 janar 2023 në qytetin e Tiranës ndërroi jetë mjeku i mirënjohur endokrinolog, Dr. Prof. Thanas Furreraj. Lajmi për largimin nga jeta të mjekut Furreraj u shpërnda me shpejtësi në të njohur e të panjohur. Trishtimi kaploi gjithëkënd mësoi për ikjen e shpejtë dhe të parakohshme të mjekut fierak. Pushoi së jetuari doktori që ishte për pacientët ashtu siç të gjithë presin: i ditur, i papërtuar, i gatshëm, i thjeshtë, ishte aty për të gjithë! Ndërsa dhimbja kishte kapluar familjarët, të njohurit, miqtë e bashkëpunëtorët, nuk mund të mos mendoje pacientët: kush e di si janë…

Read More

Në Raportin e përvitshëm të publikuar sot, Organizata Transparency International konstaton se pjesa më e madhe e botës vazhdon të dështojë në luftën kundër korrupsionit. 95 për qind e vendeve kanë bërë pak, ose aspak përparim, që nga viti 2017, sipas raportit. Indeksi rendit 180 shtete dhe territore sipas perceptimit të nivelit të korrupsionit në sektorin publik, sipas mendimit të ekspertëve dhe njerëzve të biznesit. Ai mbështetet në 13 burime të pavarura të dhënash, duke përdorur shkallëzimin nga zero në 100 pikë; zero tregon vende shumë të korruptuara, ndërsa 100 pikë – vende me më pak korrupsion. Shqipëria Shqipëria ka…

Read More

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, ka shokuar me deklaratën se Kosova i është aneksuar Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar, gjë që nxit një debat të madh në një kohë që tensionet mes dy vendeve janë të larta. Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj thotë se procesi i pavarësisë së Kosovës ka qenë i njëjtë me atë të Kroacisë. Ajo thekson edhe se ka qenë Kroacia ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. ”Kontestimi i shtetësisë së Kosovës do të ishte sikur sot po e kontestojmë shtetësinë e Greqisë moderne (e cila u themelua në vitin 1830)…

Read More

Dashi Duhet të kini kujdes sepse mund të ketë kritika në sferën e dashurisë. Në punë jeni gjithmonë individualist në botë, por ndonjëherë do të ishte më mirë të dëgjoni këshillat e të tjerëve. Demi Të martën mëngjesi është padyshim më i mirë se pasditja. Në mbrëmje mund të ketë diskutime me dikë nga Akrepi apo Ujori dhe në punë bëni kujdes sepse intransigjenca juaj ndonjëherë duhet të zbutet. Binjakët Lajme të shkëlqyera në fushën e dashurisë sepse hëna dhe dielli janë në anën tuaj. Ka ardhur koha të deklaroheni. Edhe puna po shkon mirë, sidomos nëse jeni krijues. Gaforrja…

Read More

Këtë të martë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në jugperëndim dhe reshje bore ne verilindje dhe juglindje. Temperaturat minimale do të luhaten -3-6 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 3 -6°C në veri, 11-13°C ne zonën e ulët dhe bregdet.

Read More

Gazetari Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku deklaroi se biznesmeni dhe politikani që përmendet në akuzën ndaj Charles McGonigall, është Tom Doshi dhe se ky i fundit ka zhvilluar një takim në Vjenë me ish agjentin e FBI, për ti kërkuar ndihmë, që të hetonte nëse Ilir Meta donte ta vriste, pretendim që Doshi e kishte në vitin 2017, por që sipas tij nuk u hetua siç duhej nga autoritetet, pasi Meta kishte influencë mbi Adriatik Llallën.  Artan Hoxha: Në shtator 2017, një biznesmen dhe politikan i tha (Charles McGonigal) që kanë dashur të më bëjnë…

Read More

Butrint Imeri është një ndër emrat më “in” në industrinë e muzikës shqiptare. Gjatë ditëve të fundit e kemi dëgjuar dhe më shumë emrin tij nga historia e dashurisë që ka pasur me moderatoren Kiara Tito, e cila prej një muaji është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip. U tha e u stërtha që këngëtari mund të futej brenda në shtëpi ti bënte suprizë ish-të dashurës së tij, mirëpo deri tani asnjë gjë e tillë nuk ka ndodhur. Këtë periudhë ku të gjithë sy dhe veshë kemi qenë nga ai, këngëtari e ka “shfrytëzuar” për të paralajmëruar projekte…

Read More

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ervin Kulluri ka folur mbi situatën e emrave të depozituar në KZAZ. Kulluri gjatë fjalës së tij është shprehur se beteja sapo ka nisur dhe nëse vazhdohet kështu zgjedhjet e kandidatëve brenda Partisë Demokratike dhe “Rithemelimit” do të digjen.Ai ka theksuar se ka ekziston mundësia që partia e përfaqësuar nga Berisha të mos hyjë në zgjedhje.“Ka nisur beteja me emrat për KZAZ, pasi këtu ka një debat, kjo eshtë dhe molla e sherit. Situata në PD ka një konflikt të madh. Ka një përplasje me legjitimitetin e partive dhe legalitetit të ligjshmërisë që nuk…

Read More

“Është të paktën 5 kate nën dhe dhe qëllimi i tij ishte të përballonte sulmet kimike dhe nukleare”, kështu e nis vizitën e saj në bunkerin poshtë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, gazetarja e BBC, Bettany Hughes. Dokumentari përshkruan me detaje hyrjen, shkallët dhe tunelet, teksa ndalet në këtë teatër. Bettany Hughes, gazetare e BBC: “Janë qindra dhoma në këtë bunker, me qëllime të ndryshme. Kështu, ti ke dhomat e dekontaminimit, apo ato për komandantët e ushtrisë dhe pastaj, është kjo kinema apo teatër, vërtetë i çuditshëm dhe gjithashtu i bukur, ku oficerët vinin për të marrë komanda dhe për…

Read More

Ata janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Me to identifikohet progresi i shoqërisë sonë; rrugëtimi akademik e destinacioni i studentëve në tregun e punës, është padyshim një sfidë e vazhdueshme që kërkon mund e kohë. Mbështetja e përkrahja për të arritur më të mirën, kurrsesi nuk duhet të mungojë. Posta Shqiptare ndodhet krah çdonjërit prej tyre, duke ndarë interesa të përbashkëta, eksperienca të njëpasnjëshme, por edhe nisma vizionare. Mjafton të përmendim hapësirën dedikuar ekspozimit të objekteve të vjetra postare – pullës dhe objekteve filatetike – për të kuptuar se tanimë, falë Postës Shqiptare, brezat e rinj do të…

Read More

Në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD-së në Vorë, Sali Berisha ka përmendur në fjalimin e tij arritjet e Shqipërisë nën qeverisjen e të djathtës. “Përvjetorët sigurisht që janë një bilanc arritjesh dhe ne vijmë në këtë përvjetor në një udhëtim 32 vjeçar, në të cilin Shqipërinë e kemi transformuar në shekuj. Ne vijmë në këtë 32-vjetor, pas një udhëtimi në të cilin Shqipërinë nga honet e mjerimit ekstrem, shqiptarët i ngjitëm në grupin e popujve me të ardhura të mesme të larta. Shqipërinë me një infrastrukturë mesjetare e shndërruam në vend me infrastrukturë moderne. Shqipërinë e…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë sot i pranishëm në 32-vjetorin e krijimit të Partinë Demokratike në Vorë. Në fjalën e tij, Meta tha se mbështeste kandidatin e dalë nga Primaret Indrit Hoxha duke besuar se duke dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit, ai do të bënte çfarë ishte e nevojshme për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Kreu i PL theksoi se përballë në zgjedhjet lokale, opozita nuk do të jetë kundër një partie, por kundër një sekti-regjim, që do të arrihej të përmbysej me uraganin mbarëpopullor. “E nisa ditën me doktorin e po e përfundoj…

Read More