TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Miku i Luizit flet për këngëtarin: Është simpatizant i lali Erit. E ka kuptuar kush janë më të fortët

20:10 / March 31, 2023

Ish- deputeti i PD padi në SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi

20:00 / March 31, 2023

Në garë për Tiranën, ish-deputetja Përnaska: Nuk e shoh betejën me kandidatët

19:55 / March 31, 2023

Shqetësime për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë

19:37 / March 31, 2023

Berisha aleancë me komunistët. Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës

19:37 / March 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Dr. Prof. Thanas Furreraj, mirënjohje mjekut, profesorit, mikut, qytetarit!

08:25 / January 31, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Entela Binjaku

Më 18 janar 2023 në qytetin e Tiranës ndërroi jetë mjeku i mirënjohur endokrinolog, Dr. Prof. Thanas Furreraj. Lajmi për largimin nga jeta të mjekut Furreraj u shpërnda me shpejtësi në të njohur e të panjohur. Trishtimi kaploi gjithëkënd mësoi për ikjen e shpejtë dhe të parakohshme të mjekut fierak.

Pushoi së jetuari doktori që ishte për pacientët ashtu siç të gjithë presin: i ditur, i papërtuar, i gatshëm, i thjeshtë, ishte aty për të gjithë! Ndërsa dhimbja kishte kapluar familjarët, të njohurit, miqtë e bashkëpunëtorët, nuk mund të mos mendoje pacientët: kush e di si janë ndjerë ata! Nga vitet që jetoi, e që nuk ishin dhe aq shumë, 39 prej tyre Dr. Thanasi ja kushtoi njëherazi punës me pacientët dhe me studentët.

Gadishmëria, besimi dhe kurajua që ai u jepte njerëzve ishte forca për të cilën kishin nevojë. Dijet e thella mjekësore ishin qetësia që u duhej të kapërcenin problemet që u kërcënonin shëndetin. Nëse kërkoje dr. Thanasin, e dije që do ta gjeje në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Dera para dhomës së tij në Shërbimin e Endokrinologjisë tek Spitali i Sëmundjeve të Brendshme, ishte e hapur për qytetarët. Për të gjithë! Nuk besoj se ka qenë dikush nga të cilado zonë e vendit, e veçanërisht nuk besoj se kishte fierakë, mallakastriotë që nuk i takoje tek dera e doktor Thanasit.

Siç edhe zakon është tek ne, nëse një i afërm i yti do të shtrohej po vizitohej në Tiranë, së pari do të telefonoje doktorin e më pas do të nisje rrugën. Kështu ishte edhe dr. Thanasi për ata që e njihnin. Karriera e admirueshme e doktor Furrerajt nisi që me përfundimin e studimeve në Mjekësinë e Përgjithshme në vitin 1983. Ai punoi fillimisht në një nga spitalet e vendit, më pasi vijoi me punën në QSUT, jetëshkrimi i tij profesional u pasurua me specializimet në fushën e Diabetologji/Endokrinologisë dhe titujt e lartë e të merituar erdhën bashkë me punën e madhe.

Dr. Prof. Thanas Furreraj ushtroi detyrën e presidentit të Shoqatës Shqiptare të Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë, shumë botime dhe artikuj shkencorë mbajnë autorësinë e tij. Për më shumë se tri dekada ai ishte profesor pranë Departamentit të Sëmundjeve të Brendshme, në Fakultetin e Mjekësisë. Janë mijra studentë të këtij fakulteti që e kujtojnë me respekt doktor Furrerajn si lektor në fushën e endokrinologjisë. I papërtuar, i gatshëm, modest dhe i durueshëm, a nuk është ky mjeku që duam? Por edhe mjekët vdesin! Filozofët i janë qasur vdekjes në mënyra të ndryshme: Kirkegardi e quante “dera drejt besimit”, Hajdegeri thoshte se është “mënyra për ti dhënë kuptim jetës” ndërsa për Kamynë tek vdekja qëndron “absurdi i të gjithave”.

Ndërsa besimtarët thonë se “kur engjëjt në qiell janë sëmurë, Zoti zbret në tokë e u çon pranë mjekët”. Doktor Thanasi u shua më 18 janar, një nga datat e shënuara të kalendarit të krishterë: në ditën e Shën Thanasit. Ashtu si edhe shenjtori, i lindur nga prindër të varfër por të devotshëm dhe i pajisur me dhunti të çmuara shpirtërore, ai dëshmoi në të gjallë cilësitë më të larta të njeriut, mjekut, profesorit, qytetarit.

Mirënjohje punës dhe kujtimit të Dr. Prof. Thanas Furrerajt! Ai do të na mungojë të gjithëve: pacientëve, familjarëve, endokrinologjisë shqiptare, studentëve, të njohurve e të panjohurve. Kur ikën një mjek, shoqëria nuk humbet vetëm një njeri. Kur ikën një mjek si dr. Thanasi, edhe kombi humbet shumë më shumë: një jetë të vlerë dhe një kontribut të çmuar!

Thanas Furreraj
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Reshje shiu, breshër dhe vetëtima, nga kjo e shtunë moti merr kthesë të papritur

18:09 / March 31, 2023

Moti për këtë të premte, diell në mbarë vendin

08:12 / March 31, 2023

Muaji i Ramazanit, Baba Mondi shtron iftar për besimtarët

23:09 / March 30, 2023

Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po tërheq nga gara

22:13 / March 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Ish- deputeti i PD padi në SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi

20:00 / March 31, 2023

Berisha aleancë me komunistët. Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës

19:37 / March 31, 2023

“Pasi ke ngrënë, ke pirë, ke bërë orgjira aty…”/ Hysenbelliu-Berishës: Sill provat

19:11 / March 31, 2023

Bie nga pallati, plagoset punëtori në Tiranë

19:00 / March 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Miku i Luizit flet për këngëtarin: Është simpatizant i lali Erit. E ka kuptuar kush janë më të fortët

20:10 / March 31, 2023

Ish- deputeti i PD padi në SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi

20:00 / March 31, 2023

Në garë për Tiranën, ish-deputetja Përnaska: Nuk e shoh betejën me kandidatët

19:55 / March 31, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.