Author: tirana

Qyteti i Korçës është përfshirë nga reshjet e borës të cilat kanë nisur që prej orës 07:30 të mëngjesit dhe pritet të vijojnë deri pasdite. Ndërkaq, temperaturat kanë shkuar deri në -3 gradë celcius. Akset nacionalë Korçë-Kapshticë, Korçë-Pogradec-Qafëthanë, Korçē-Ersekē-Leskovik janë të kalueshëm normalisht. Të hapur dhe tē qarkullueshēm pa vështirësi janē edhe rrugët drejt Dardhēs dhe Voskopojēs, ku ēshtë ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe kripë nga subjektet kontraktore.

Read More

Në mbarë Shqipërinë ka nisur operacioni “Hijet”, që ka të bëjë me çmontimin e kamerave të sigurisë që janë në dorën e bandave kriminale. Për ekspertin e sigurisë, Lavdrim Lita, operacioni që ka nisur nga Shkodra, është pasi ky qytet i nënshtrohet procesit mafioz të kontrollit të territorit. “Operacioni ka nisur nga Shkodra për shkak të një atentati që iu bë shefit të krimeve dhe pas informacioneve që banda rivale monitoronin njëri-tjetrin, por edhe bizneset që ishin në Shkodër, pasi në Shkodër kemi proces mafioz të kontrollimit të territorit dhe bizneset japin gjoba për shkak se bandat furnizojnë me “security”.…

Read More

Mëngjesin e kësaj të marte, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbërritur në SPAK. Disa ditë më parë, Kryemadhi publikoi një material ku sipas saj vërtetoheshin shkeljet e aferës së inceneratorit të Tiranës. Po ashtu ajo tha se shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për groposjen e mbetjeve dhe shtoi se organet e drejtësisë me në krye SPAK-un, duhet të veprojnë për të ndaluar pagesat që qeveria jep ndaj inceneratorit të Tiranës ku transportohen mbetje edhe nga bashkitë e tjera.

Read More

Ukraina fitoi festivalin “Eurovision 2022” në Itali, por këtë vit Europa do të bashkohet në Liverpul të Britanisë së Madhe, për shkak se vendi është ende i rrënuar nga lufta që vijon. Slogani i këtij viti për Eurovision-in do të jetë “Të bashkuar nga Muzika.” Kurse, logoja për këtë vit shfaq disa zemra që rrahin në unison. Ngjyrat mbizotëruese të logos janë bluja dhe e verdha, njëlloj si flamuri i Ukrainës. Sipas BBC, slogani i këtij viti reflekton origjinën e këtij kompeticioni të këngës që u krijua fillimisht si një mënyrë për të bashkuar Europën në një vend.

Read More

“Lufta” e grupeve brenda PD-së, nga Gjykatë tani është edhe në KQZ. Ish-deputetja Rudina Hajdari, thotë se KQZ-ja duhet të respektojë vendimin e demokratëve të cilët zgjodhën Sali Berishën, kryetar të partisë dhe jo t’i hedhë benzinë zjarrit. Sipas saj përçarja nuk është në bazë, por në kupolën e PD-së. “Demokratët e kanë marrë vendimin e tyre dhe ata kanë votuar Berishën për kryetar të partisë së tyre dhe nëse KQZ nuk e respekton këtë vendim, do t’i hedhë benzinë zjarrit dhe do ta bëjë situatën më të vështirë. Nëse pjesa e Alibeajt bie pre e kësaj logjike që një…

Read More

Nëse mëngjesin e nisni me kafe, duhet ta nisi me makiato. Sipas një studimi nga Universiteti i Kopenhagës, është shumë e dobishme për organizmin e njeriut. Kjo pije përmban proteina dhe antioksidantë, një kombinim që rrit vetitë anti-inflamatore në qelizat imune të trupit të njeriut. Inflamacioni është përgjigjja fizike që trupi jep kur vendos qelizat e bardha të gjakut dhe lloje të tjera kimikatesh për t’u mbrojtur nga bakteret, viruset ose substanca të tjera të huaja. Antioksidantët ndihmojnë në reduktimin e stresit oksidativ që shkakton inflamacion në trup. Këta antioksidantë, të quajtur edhe polifenole, janë të pranishëm te njerëzit, si…

Read More

Mbrëmjen e së hënës, në spektaklin e “Big Brother VIP Kosova” është përfshirë edhe ish-gruaja e reperit Stresi, Keisi. Artisiti ka folur disa herë për të duke theksuar se po tenton të rikthehen sërish bashkë. Stresi ka bërë një rrëfim tronditës, duke ripërsëritur se Keisi vuan nga tumori në tru duke shtuar se nuk e dinte sesa kohë jetë i kishte mbetur. “Është e vërtetë që unë jam i ndarë prej dy vitesh. Jam nga ata burra që po bëj përpjekje maksimale të kthehem me një femër që e dua akoma, edhe pse jam ndarë që dy vjet. Mendoj që…

Read More

Këtë të martë pritet të mbahet një takim në ambasadën amerikane në Prishtinë, me përfaqësues të institucioneve të qeverisë dhe të opozitës, kjo për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Pjesë e këtij takimi nuk do jetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Vetë ky i fundit ka treguar se nuk ka marrë një ftesë të tillë nga amerikanët. “Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë”, njoftoi shefi i ekzekutivit javën që shkoi.

Read More

mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me çeljen e thirrjes së dytë të Bonusit të Rijetësimit, një nga programet më të suksesshme të trashëgimisë kulturore për restaurimin e shtëpive-muze apo objekteve të tjera-monument kulture. “MIRËMËNGJES dhe me çeljen e thirrjes së dytë të Bonusit të Rijetësimit, një nga programet më të suksesshme të trashëgimisë kulturore për restaurimin e shtëpive-muze apo objekteve të tjera-monument kulture, ju uroj një ditë të bukur dhe ju ftoj të aplikoni për këtë mbështetje përmes platformës e-Albania“, shkruan Rama, ku ka ndarë edhe videon e ministres së Kulturës, e cila jap…

Read More

Në intervistë për DW, ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad, në kuadër të Presidencës suedeze të BE-së, thekson nevojën e emergjencës së integrimit për shkak të luftës në Ukrainë e sigurisë së gjithë Europës. “Ajo që po bëjmë që prej 20 vitesh është të përgatisim Shqipërinë dhe BP të bëhen anëtarë të BE. Të gjitha vendet e tij janë në faza të ndryshme të procesit integrues. Suedia alokon 500 millionë euro për një periudhë 7 vjeçare që të ndihmojë 6 vendet e BP – Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë, të bëhen anëtare të…

Read More

Kudo në Shqipëri është shtrirë operacioni ”Hijet”, që po çmontojnë qindra kamera të vendosura në rrugët dhe lagjet që grupet kriminale kanë interes. Ata jo vetëm sinjalizojnë kur afrohet policia, por edhe kanë kontroll kush kalon në territoret e tyre. Policia çmontoi në qytetin e Tiranës, 155 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 37 shtetas të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme. “Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të…

Read More

Shqipërinë e do shumë edhe Clayvion Winn, një amerikan që ka një dashuri shumë të madhe për gjuhën tonë, këngët, madje edhe për vallet tradicionale. Winn shpalosi flamurin kuq e zi të cilën e mban në shtëpi. Ai u shpreh se do të ishte i nderuar që të kishte pasaportën shqiptare. “Kam dashuri për shqiponjën. Po. Do të isha i nderuar që ta kisha. Miqtë e mi më thonë, duhet ta kesh pasaportën shqiptare, duhet të jesh një shtetas shqiptar, duhet të jesh ambasador i Shqipërisë. Çdo gjë është e mundur”, theksoi ai.

Read More