Edhe pse është kthyer në fenomen, dhe është konkurrenti më i avantazhuar për ta fituar “Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli duket se po e lënë nervat. Ai ka thënë se fundmi se është lodhur nga situatat dhe provokimet që po merr çdo ditë nga të gjithë, përfshirë edhe produksionin, në “Big Brother VIP”. Në një bisedë me Kiarën, ai deklaroi se nuk duron dot më pasi i ka të gjithë kundër dhe është i vetëm përballë tyre. Luizi u shpreh se nuk është i pathyeshëm dhe i paprekshëm dhe se 3 muaj qëndrim janë shumë. “Dua të dal për…
Author: tirana
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, ka shokuar me deklaratën se Kosova i është aneksuar Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar, gjë që nxit një debat të madh në një kohë që tensionet mes dy vendeve janë të larta. Kryeministri Andrej Plenkoviç kritikoi ashpër presidentin e vendit, Zoran Milanoviç, për deklaratën që shokoi perëndimorët dhe që u bë lajm kryesor në mediat serbe dhe ruse. “Asnjë shtet nuk e ka aneksuar Kosovën. Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga Kroacia. Po të ishte aneksuar, këtë do ta bënte një shtet. Është e rëndësishme që Kosova të jetë e pavarur, që ne…
Sot në mbrëmje në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi dhe Atalanta do të përballen, por që është edhe një derbi shqiptarësh mes Berat Gjimshitit dhe Kristjan Asllanit. Shtatlarti i mbrojtjes shqiptare, ndonëse në ndeshjen e fundit ndaj Spezias luajti për 90 minuta, paraqitja e tij duket se nuk e ka bindur trajnerin Gasperini që ta përzgjedhë qendërmbrojtësin si titullar pasi në Itali janë të bindur se bergamaskët do të luajnë me treshen Scalvini, De Miral dhe Toloi. Nga ana tjetër, për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani raportojnë se tekniku Inzaghi i ka dhënë besimin që ta aktivizojë që nga minuta…
Skerdi Faria ka zbuluar se ai nuk është një kirurg plastik pavarësisht faktit se ai është drejtori i një klinike që merret me kirurgji plastike. Ai ka specializime në Higjienë dhe Mjekësi preventive dhe në Anestezi Reaminacion. Katerina Trungu: Doktor, mos ndoshta ndihma e një psikoseksologu lind atëherë kur ti ke një marrëdhënie të mirë, të gjatë që do ta ruash? Në këtë moment vlen të shkohet? Skerdi Faria: Në qoftë se janë mirë pse duhet të shkojnë tek psikoseksologu ose për çfarë arsye duhet të shkojnë tek një specialist, tjetër nëse dikush është mirë? Përsa i përket shëndetësisë njeriu është mirë…
Për dosjen “McGonigal”, analisti Shpëtim Nazarko, thotë se nuk mund të analizojë diçka të tillë pa parë reagimin dhe fjalimin e kryeministrit Rama. Për të nëse vërtetohet se këto para nuk janë histori të dy njerëzve që kanë bërë biznes për vite të tëra, atëherë kjo histori mbetet aty dhe se komponenti që lidhet me ne është origjina e këtyre parave dhe roli i kryeministrit në këtë histori. “Shqipëria është përfshirë në ethet e “Big Brother”. Janë përhapur shumë historira të tilla në vende të tjera ku një shqiptar që arrin të korruptojë shërbimin më të sofistikuar të botës dhe…
Enkeleda Bakalli, një nga 21 anëtarët e këtij grupi, është përgjuar në një tjetër bisedë me Enver Bakallin në datë 17 Korrik 2017. Në këtë bisedë deklarohet se Alfred Luli, në atë kohë në burg, tregtonte lëndë narkotike, si për llogari të Emirjan Beut ashtu edhe për llogari të tij. Enkeleda Bakalli i shpjegon Enverit situatën e Rexhepit me furnizuesin që përdor pseudonimin “Noizy”. Enkeleda Bakalli: Dhe këtij (Rexhep Dallupi), i ka ardhur (droga).. inc apo nuke di? Enver Bakalli: Deri paradreke isha me atë, në njëmbëdhjetë e ca u kthyem nështëpi.. Enkeleda Bakalli: Ata çunat nuk vijnë (dmth njerëzit e Noizy-t) Lëre…
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ndodhet në Washington i ftuar për të marrë pjesë në Kongresin Amerikan për të folur në forumin me temë “Si të kundërbalancojmë agresionin rus në Ukrainë dhe influencën malinje të Kinës në Europë”. Në forum marrin pjesë Kryeministra, Ministra, deputetë dhe lider të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë vizitës në Kongres, numri dy i socialistëve është pritur në një takim të veçantë nga kongresmeni Robert Adelholt. Robert Aderholt është bashkëkryetar i Grupit të Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan. “Washington – Me një mik të vjetër timin dhe të Shqipërisë, kongresmenin Robert Adelholt teksa…
Prej mëngjesit të kësaj të marte, kryeministri Edi Rama ka nisur takimet në qytet ku përfshinë inaugurimin dhe inspektimin në disa projekte si dhe takim me strukturat. Në agjendën e tij, sipas burimeve të A2 CNN, u përfshi edhe një inspektim punimesh në tunelin e Llogorasë, ende në punim. Më pas, pritet që programi të vijojë me inaugurimin e disa ambienteve të reja në Spitalin e Vlorës (si qendra e morgut), takim që pritet të zhvillohet në mesditë. Rama do takojë më pas strukturat e Partisë ku do flas edhe mbi kandidatin për kryetar bashkie. Takimet e ditës mbyllen me…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pas daljes nga SPAK-u, tha se pret drejtësi nga ky institucion për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kryemadhi tha se ka sjellë prova të reja. “Sot isha në SPAK për inceneratorin e Tiranës, për të sjellë prova të reja por edhe për të ripërsëritur edhe një herë kallëzimin penal që kam dorëzuar më 4 mars 2021. Gjërat po zbardhen çdo ditë e më shumë. Gjëja e parë që duhet bërë edhe ndalja e pagesave që vazhdojnë bëhen për inceneratorin”, tha ajo. Po ashtu ajo theksoi edhe se Landifilli i Sharrës duhet të ishte…
Pas bujës së madhe që ka bërë në vend, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për rastin “McGonigal”. Reagimi i SPAK vjen pas kërkesës zyrtare të bërë nga deputeti demokrat Gazment Bardhi. Në një njoftim, grupimi i Enkelejd Alibeajt njofton se tashmë SPAK ka kërkuar nga PD vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tyre. Bardhi kallëzoi në SPAK kryeministrin Edi Rama pas bërjes publike të dosjes së ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Ai bëri të ditur se kërkoi nga SPAK që të niste hetimet për “një organizatë kriminale,…
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u pyet nga deputeti i PD-së, Ferdinant Xhaferraj, nëse e kishte takuar personalisht ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal. Peleshi tha se nuk e ka takuar, por dhe nëse do ta bënte nuk do të përbënte ndonjë lajm. Pjesë nga debati: Deputeti Ferdinant Xhaferraj: E keni takuar ndonjëherë McGonigal, ju apo drejtori i policisë? Ministri Niko Peleshi: Po s’u përgjigja, do duket sikur kemi ndonjë gjë për të fshehur. Xhaferraj: Kur vjen një zyrtar i lartë i FBI takon kreun e SHISH, drejtorin e Policisë, kreun e SPAK, ai nuk…
Zgjedhjet lokale po afrojnë, por kryetari i PD-së, Sali Berisha ka nisur përgatitjet për organizimin e protestave. Këtë pasdite, Berisha do të mbledhë Kryesinë e PD-së. Kujtojmë se Berisha tha para pak ditësh në konferencë se Tirana do të derdhet e tëra në protestë dhe Shqipëria do të marshojë në kryeqytet.