Seanca e parashikuar të mbahet sot në orën 14:00 për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirit është shtyrë. Mësohet se shkak për këtë është bërë mungesa këtë herë e prokurorit. Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg. Ai i ka kërkuar gjykatës që t’i njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove dhe nëse kjo kërkesë pranohet, atëherë ish-ministrit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.
Author: tirana
Mëngjesin e sotëm Olta Gixhari dhe Efi Dhedhes e kanë nisur me debat. E gjitha ka nisur nga aktorja e cila akuzon ish-konkurrenten e “Për’puthen” se bën zhurmë natën dhe ajo nuk fle dot pastaj. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Refuzimi “i qartë” i Turqisë për t’u bashkuar me Suedinë në NATO u përsërit nga ministri i Jashtëm i vendit, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë deklaratave të përbashkëta me homologun e tij hungarez. “Nëse një ditë Suedia plotëson kriteret, ne ulemi ta diskutojmë. Në këto rrethana, megjithatë, nuk është e mundur t’i thuash “po” anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ne e themi qartë”, tha Çavusoglu. Kreu i diplomacisë turke sqaroi se Ankaraja “nuk ka një problem kaq të madh me Finlandën. Kur shikojmë Suedinë, këto aktivitete janë ende në rritje”.
Një konflikt mes dy efektivëve u raportua se ndodhi mbrëmjen e së hënës, në zonën e ish-bllokut pranë njësisë bashkiake nr.5. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka dalë në një deklaratë, ndërsa ka dhënë sqarime lidhur me ngjarjen në fjalë. Në njoftim bëhet me dije se AMP ka referuar në Polici materialet procedurale në gjendje të lirë në ngarkim të punonjësve të Policisë, 33-vjeçarit R.I., dhe 44-vjeçarit V.L.. Nga veprimet hetimore rezulton se punonjësi i policisë V.L., jashtë shërbimit, është konfliktuar e përplasur fizikisht, për motive të dobëta, së pari me shtetasin M.I., në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe”. Më…
Ataku kardiak është një prej shkaktarëve kryesorë të vdekshmërisë në vende të ndryshme. Kjo sëmundje ka përparuar ndjeshëm vitet e fundit duke ngritur alarmin në shumicën e shoqërive moderne. Jo më pak i rrezikuar mbetet edhe vendi ynë, ku dhjetëvjeçarin e fundit janë shumëfishuar rastet e prekjes nga ataku kardiak, ku krahas meshkujve një targetgrup shumë i rrezikuar janë femrat. Në këtë artikull do të njiheni me 4 simptomat e atakut kardiak që asnjë femër nuk duhet të injorojë në të përditshmen e saj : 1.Dhimbje në shpinë, qafë, nofulla dhe në krahë: Në përgjithësi simptomat e para të atakut kardiak…
Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza, arrestohet në flagrancë 47-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike heroinë, e ndarë në doza. Të arrestuarit iu gjetën në banesë, mjet prerës, armë e ftohtë dhe sende të tjerë të kundërligjshme. Shërbimet e Policisë së Beratit, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, në kuadër të punës së vazhdueshme operacionale, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë goditur një rast të shpërdarjes në doza, të lëndës narkotike heroinë. Si rezultat, specialistët e Seksionit për…
Grupi i Alibeajt ka zyrtarizuar një tjetër kandidat për kryetar bashkie në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Bëhet fjalë për Dritan Sulën, i cili do të garojë për bashkinë e Dimalit, ndërsa përballë tij nga grupi i Berishës është Gentjan Mice. “🔹 Dritan Sula | Kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Bashkinë #Dimal ⬇️Sipërmarrësi Dritan Sula është tashmë zyrtarisht në garë për bashkinë e Dimalit, për të qenë ai qytetari i parë i kësaj bashkie.Sula, diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është një njeri aktiv në politikë dhe jetën e tij profesionale dhe shoqërore e ka…
Tuneli i Llogarasë, një ndër veprat më të mëdha publike, i pozicionuar në jug-perëndim të vendit, afërsisht 20 km në jug të Vlorës, me vlerë investimi 142 milionë euro dhe me impakt të drejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit, po jetësohet me ritme të shpejta në terren. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, së bashku me Zv/Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për të parë nga afër ecurinë e deritanishme të punimeve, kur tashmë ka përfunduar procesi i gërmimit në tunelin kryesor prej 5.99 kilometrash. Rama shprehu falënderimet ndaj punonjësve të cilët kanë punuar për përfundimin…
Kthesë e bujshme për fatin e Superligës nga Madridi. Gjykata Tregtare e kryeqytetit spanjoll në fakt ka pranuar ankesën e “A22Sports”, ku Superliga mund të ekzistojë dhe klubet që janë ende pjesë e saj nuk mund të sanksionohen nga UEFA dhe FIFA përndryshe, parimi i meritës që informon ligji i konkurrencës do të shtyhej. Prandaj, në thelb, është e mundur të krijohet një konkurrencë e pavarur dhe alternative ndaj atyre të organizatës aktuale, sepse, siç shkruajnë tre magjistratët e gjykatës në shkresat në të cilat “As” ka pasur akses, FIFA dhe UEFA nuk mund të justifikojnë sjelljen e tyre kundër…
Dedë Nika, i riu i arrestuar nga policia vendore e Shkodrës si autori i dyshuar i vendosjes së tritolit tre vite më parë në banesën e efektivit të policisë Prelë Milani ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Në seancën për masën e sigurisë që u zhvillua një ditë më parë në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër, 33-vjeçari deklaroi se nuk është ai autori i vendosjes së tritolit në banesën e efektivit Prelë Milani dhe shtetasit tjetër Kolë Bungaja, ngjarje të ndodhura brenda një nate më 4 janar 2020. I dyshuari deklaroi në sallë e gjyqit se nuk…
Një sherr mes punonjësve të policisë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut. Bëhet me dije se punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Rigers Iljazi, së bashku me vëllanë Marjus Iljazi janë konfliktuar me shefin e operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Vladimir Laska. Top Channel raporton se të pranishëm ne konflikt ishin edhe Blerim Qarri dhe Elton Bisi. Konflikti mes tyre ka agravuar dhe të dy palët kanë kërcënuar me armën e shërbimit. Pas marrjes se njoftimit, ata janë çuar në komisariatin nr. 2 dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore po kryen hetimin.
5 drejtues mjetesh janë arrestuar në Berat dhe tre janë proceduar pasi akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në vijim të veprimeve procedurale, njëri nga drejtuesit, shtetasi N. M., 48 vjeç, banues në Kuçovë, u vu në pranga, pasi duke qenë se e drejtonte automjetin, nën efektin e alkoolit, tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, për t’iu shmangur masës administrative. Njoftimi policisë: Policia Rrugore e Beratit/Kontrolle të shtuara në të gjitha akset e qarkut, me pajisjet e teknologjisë bashkëkohore, për të rritur parametrat e sigurisë rrugore. Arrestohen në flagrancë 5 drejtues mjetesh dhe procedohen penalisht 3 të…