Këngëtarja Eleni Eleni Foureira ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private. Në një intervistë për “Vogue”, ajo shpjegoi faktin pse në fillimet e karrierës së saj muzikore fshehu origjinën e saj shqiptare. “Në fillim të karrierës sime u detyrova të mos them se jam nga Shqipëria, sikur të ishte një gjë e keqe. Pastaj nuk e mbajta dot veten, edhe TV ishte ndryshe, më i dhunshëm. Unë mendoj se nëse do të filloja sot, njerëzit nuk do t’i linin ta bënin këtë me mua. Bota sot po shkon kundër racizmit, nuk po e lë të lulëzojë dhe kjo është shumë e rëndësishme”.…
Author: tirana
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. M., 39 vjeç. Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar në qershor masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se 39-vjeçari, më datë 17.06.2022, në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti që ndodhej në lëvizje, duke shkaktuar…
Veriu i Shqipërisë dhe Juglindja kanë patur reshjet e para të borës për këtë vit të cilat fatmirësisht nuk kanë krijuar probleme në qarkullim apo në furnizimin me energji elektrike. Ndërkohë sipas parashikimit të motit gjatë ditëve në vijim do të kemi një rënie drastike të temperaturave ku reshjet e borës do të jenë prezente edhe në kryeqytet. Ditën e hënë dhe të martë, pra ditët e para të muajit shkurt reshje bore do të ketë edhe në Tiranë ku termometri do të shënojë me minus.
Një 34-vjeçare ka humbur jetën në Elbasan pasi ka kryer abort në Maternitetin e Elbasanit. Në lidhje me ngjarjen janë vënë nën hetim dy mjeke. ‘Më datë 30.01.2023, rreth orës 12:00, një shtetase 34 vjeçe është paraqitur në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë. Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën. Për këtë rast, oficerët e Policisë…
Policia e Shtetit ka nisur një aksion për heqjen e kamerave të paligjshme në rrugët e qyteteve, të instaluara nga grupet kriminale. Pëllumb Nako, ekspert i sigurisë, në një intervistë të dhënë në “News24”, u shpreh se atë që nuk e bëri dot policia për vendosjen e kamerave, po e bëjnë grupet kriminale. Sipas tij, aksioni ka për qëllim zhdukjen e paligjshmërisë, duke shtuar se ky operacion duhet të rishikohet në tërësi. “Atë që duhet të bënte policia për fat të keq e bëjnë grupet kriminale. Ligji i vitit 2016 lidhet me masat shtesë të sigurisë, pra identifikohen zonat më…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama inspektuan sot investimin në Spitalin Rajonal të Vlorës. Kreu i qeverisë bëri të ditur gjithashtu se po vijon puna për një investim tjetër, i cili synon rritjen e kapaciteteve dhe transformimin e Urgjencës. “Edhe një tjetër investim me standarde bashkëkohore përfundon në Spitalin Rajonal të Vlorës, me rindërtimin e Farmacisë dhe Dispancerisë së re, teksa vijon puna për një tjetër investim që synon rritjen e kapaciteteve, sistem të ri triazhimi dhe transformimin tërësor të shërbimit të Urgjencës përpara fillimit të sezonit turistik”, njofton Rama.
Një djalë i ri dhe partnerja e tij janë dënuar me 10 vjet e gjysmë burg secili nga Gjykata në Iran, pasi publikuan në rrjetet sociale një video të tyre duke vallëzuar pranë sheshi Azadi të Teheranit. Ata janë dënuar gjithashtu edhe me dy vjet ndalim të përdorimit të internetit dhe largimit nga Irani. Astiazh Haghighi dhe Amir-Mohammad Ahmadi, të dy në fillim të 20-ve, akuzohen për “përhapje të korrupsionit”, “tubim dhe bashkëpunime të fshehta me qëllim të minimit të sigurisë kombëtare” dhe përfshirje në propagandë kundër regjimit. Aktivistët nga HRANA njoftuan se çiftit i ishte mohuar përfaqësimi ligjor gjatë…
Pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë U.Sh., me detyrë shef Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe narkotikëve në DVP Elbasan. Pezullimi i 38-vjeçarit është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan.
Dy prej pjesëmarrësve në emisionin “Përputhen” Ana Lleshi dhe Arjon Luli dy vite më parë përfunduan në dyert e Gjykatës. Shkak për këtë u bë padia që Diana Lleshi, ose ndryshe ashtu si të gjithë e njohim Ana Lleshi ngriti kundrejt Arjon Lulit pasi pretendonte se ky i fundit e kishte shantazhuar përmes një fotoje që ai i kishte bërë asaj në banesën e tij teksa ish-konkurrentja ishte në gjumë. Ndërkohë, së fundmi sipas “Ora News” Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar Lulin me 6 muaj burg. Sipas dokumenteve në dosje, në denoncimin e bërë më datën 8…
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pak çaste më parë në hyrje të qytetit të Shkodrës. Njëra prej mjeteve është përplasur me shtyllën e ndriçimit publik duke e rrëzuar në tokë. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërkohë punonjësit e OSHEE kanë dalë në terren dhe po punojnë për të hequr shtyllën e rrëzuar.
Gjashtë kamera janë sekuestruar në banesën e Elidon Kotorrit në “Ali Dem”, i dënuar më parë për vrasje. Elidon Kotorri ka qenë një personazh i njohur gjatë fundit të viteve ’90 pasi u dënua me 25 vite burg për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri. Ai u akuzua për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit si edhe plagosjen e një tjetri. Vrasja ndodhi për hakmarrje pasi i vranë shokun e tij. Më datë 14 dhjetor 1998, në ambientet e jashtme të klubit sportiv “Partizani” u vra me armë zjarri Elton Zajmi. Për…
155 kamera të sigurisë janë çmontuar në Tiranë ndërsa 37 persona janë vënë nën hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Kamerat ishin të vendosura në disa zona të kryeqytetit. Në rrugët që janë gjetur më shumë kamera janë ‘5-Maji’, ‘Qemal Stafa’, ‘Irfan Tomini’, Myslym Keta’, bulevardi ‘Bajram Curri’ dhe ‘Rruga e Dibrës”. Operacioni për heqjen e kamerave është shtrirë këtë të martë në zonën e e Astirit dhe në rrugën pranë zonës rezidenciale Lundër dhe Farkë. Policia ka hequr disa kamera edhe në Kamëz. Qëllimi kryesor i vendosjes së tyre ka qenë sigurimi i informacionit për qëllime kriminale, monitorimin e…