Author: tirana

Ilir Vata, themelues i PD në Mat, aktualisht kryetar i Partisë së të Drejtave të Mohuara ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-drejtuesve të degës lokale të PD-së në këtë rreth. Ai shprehet se ish-drejtuesit e kësaj partie kanë qenë spiunë, imoralë dhe hajdutë. Dhe, këto sipas tij njihen mirë nga matjanët. Vata thotë se takimi i Berishës me një grup demokratësh ngjante: “Si takimi i Ramiz Alisë, në Martanesh, kur i këndohej kënga: “Në barkë të nënës qesh fëmija, ka ardhur në Mat, Ramiz Alia”. Ky, që këndonte këngën në atë kohë, e bëri…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur këtë të martë Kryesinë e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, kryedemokrati foli për çështjen “McGonigal” dhe lidhjen e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së. Sipas tij, shefi i qeverisë tentoi të shuajë pluralizmin në vend. “Mblidhemi sot në një moment të pashembullt, të jashtëzakonshëm, në një kohë kur për shkak të akteve mirëfilltës antishqiptare, antidemokratike e antikombëtare të Edi Ramës, Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni të fuqishëm mediatik botëror. Vizitat private në Shqipëri, takimet e fshehta të McGonigal me Edi Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesore…

Read More

Olta dhe Luizi vazhdojnë luftën e tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania, me dyshen që kanë degjeneruar deri në ofendime. Në një debat e sipër ata nuk kanë filtruar as fjalorin e përdorur. Olta: Hajde, hajde, hajde na shkly se mezi po presim Luizi: E shklyme je prej meje moj, e shklyme Olta: Ou? Je në vete? E the dhe këtë? Luizi: Vazhdo me këto gjëra se s’jam Efi unë, ti e di unë ta dhj** direct, ta dhj** në surrat unë!

Read More

Dhjetë persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë. Personat që hapën zjarri ishim duke lëvizur me një automjet në në Lakeland, Florida. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa tetë të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë. Viktimat ishin meshkuj nga mosha 20 deri në 35 vjeç. Ndërkohë, policia njoftoi se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe marihuanë. Oficerët policor janë në kërkim të sulmuesve, ndërsa hetuesit besojnë se të shtënat ishin të qëllimshme dhe kishin të bënin me pazare droge.

Read More

Fabio Arapi është një nga të rinjtë që ka zgjedhur të punojnë për tregun ndërkombëtar nga Shqipëria. Ai ofron online shërbime në fushën e grafik-dizjanit. “Kam gati një vit që punoj si freelancer, termi që është në trend ditët e sotme”. 20-vjeçari ka zgjedhur të punojë pa pasur nevojën të shkojë fizikisht në një vend pune. “Të jep kohën në dorë, të jep liri jo të fokusohesh vetëm me diçka. Ka arritur në një pike ku të ardhurat janë diku 500 -1 mijë Dollarë”. Puna online thotë se i ka dhënë mundësinë të punojë kudo pa pasur nevojën të largohet…

Read More

Ish-futbollisti brazilian Dani Alves ndodhet prej disa ditësh në burg, pasi akuzohet për sulm seksual. Pas kësaj akuze, gruaja e brazilianit, modelja dhe biznesmenia Joana Sanz, ka kërkuar t’i japë fund marrëdhënies me Alves, duke i kërkuar divorcin. Kërkesën për divorc ajo e bëri përmes avokatëve të saj sepse siç raportojnë mediet e huaja, ajo ka hequr dorë nga takimet me ish-mbrojtësin e Barcelonës në burg. 30-vjeçarja ka fshirë të gjitha fotot me Alvez, një veprim ky që tregon qartë se marrëdhënia mes dyshes është drejt fundit. Kjo situatë vjen në një moment shumë të vështirë për Sanz, e cila…

Read More

Efektet relaksuese të kanabisit mund të rrisin kënaqësinë seksuale, veçanërisht tek gratë. Kjo është ajo që doli nga një hulumtim i koordinuar nga seksologia Amanda Moser i botuar në Journal of Cannabis Research . Prandaj, marihuana mund të jetë çelësi që gratë mund të përdorin për të arritur orgazma të shumta . Studiuesit anketuan më shumë se 800 njerëz të moshës 18 deri në 85 vjeç në lidhje me përdorimin e kanabisit dhe efektet e tij në shije dhe prekje, si dhe në funksionimin dhe kënaqësinë seksuale. Rezultatet treguan kënaqësi më të lartë seksuale, pavarësisht nga mosha apo gjinia, e…

Read More

Mikela, ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, por edhe shoqja e ngushtë e Efi Dhedhes, ka reaguar e irrituar kundër aktores Olta Gixhari pas deklaratave të bëra nga kjo e fundit për Kiarën dhe Efin, se do të tregojë gjërat që di për jetën jashtë “Big Brother”. Përmes një postimi, Mikela shkruan se i vjen keq, por edhe mirë që Olta po mbahet në “BBV”, pasi vetëm kështu po tregon fytyrën e vërtetë dhe po njihet se kush është. “Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të…

Read More

Policia spanjolle ka kryer fazën e dytë të operacionit Conifera për arrestimin e 23 anëtarëve të një organizate që vepronin në provinca të ndryshme të Spanjës me trukimin e ndeshjeve të futbollit në ligat e ulëta, si dhe në kampionatin e Andorras dhe të Gjibraltarit. Në fazën e parë ishin arrestuar 21 persona. Organizata e kryente aktivitetin në mënyrë të strukturuar dhe me faza të përcaktuara. Fillimisht merrte informacion të minutës së fundit nga lojtarët për formacionet, zëvendësimeve të mundshme dhe modulit të lojës. Më pas, drejtuesit e organizatës komunikonin me lojtarët me mesazhe të koduara. Bastet vendoseshin nga të…

Read More

Wayne Peckham akuzohet për vrasjen e të dashurit të ish-bashkëshortes së tij, Matthew Rodwell, pasi e gjeti të fshehur në dollap. 49-vjeçari e kreu krimin në bashkëpunim me djalin e tij 23 vjeç. Në gjykatën britanike u tha se zonja Peckham i kishte hapur derën djalit të saj, Riley, i cili kishte parë këpucët e Rodwell dhe me pas e kishte gjetur atë të fshehur në dollap. Në këtë moment Wayne Peckham hyri në shtëpi, megjithëse zonja Peckham tentonte ta ndalonte. Më tej prokurorja Karmy-Jones tha se pasi kishte zbuluar vendin e fshehjes së Rodwell, Riley ishte dëgjuar të thoshte:…

Read More

Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj ndodhet në Londër bashkë me Shoqatën për Autonomi Vendore ku u prit në një takim të veçantë në Këshillin e Bashkisë Brent.Gjatë takimit me Muhammed Butt, u diskutua mbi qeverisjen vendore dhe për hartimin e politikave të ndryshme që i shërbejnë banorëve dhe komunitetit.“Sot në Londër me Shoqatën për Autonomi Vendore në një takim në Këshillin ,Bashkine e #Brent me Muhammed Butt për të diskutuar mbi qeverisjen vendore, problemet e komuniteteve, shkëmbim mendimesh dhe problematikash për emigracionin dhe politikat e ndryshme që i shërbejnë banorëve dhe komunitetit”, thekson Malaj.

Read More

Shqipëria nuk bëri përparim në luftën ndaj korrupsionit, duke shënuar rritje vetëm me 1 pikë në raportin e përvitshëm të organizatës Transparency International. Shqipëria ka regjistruar 36 nga 35 pikë vitin e kaluar. Ajo renditet në vendin e 101, nga 183 shtete që vlerësohen në raport dhe ka të njëjtat sasi pikësh me Serbinë, Turqinë, Ekuadorin, Kazakistanin, Panamanë, Perunë, Sri Lankën dhe Tajlandën. Lidija Prokic, Këshilltare Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në “Transparency International”, thotë se ndryshimi prej një pike nuk është statistikisht i konsiderueshëm dhe konsiderohet si shenjë mospërparimi. Në një intervistë për Zërin e Amerikës me gazetaren…

Read More