Author: tirana

Për eskspertin britanik të marrëdhënieve ndërkombëtare, Daniel Smith, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin, në përpjekje që të qëndrojë larg përballjes me qytetarët për problemet e shtetit. “Realisht Vuçiç e ka të vështirë vetëm sepse çështja e Kosovës e mban në pushtet dhe larg përballjes me problemet e qytetarëve. Nëpërmjet strategjisë “përshkallëzim deri në deeskalim”, Vuçiq po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin, për të përfituar edhe nga Perëndimi edhe nga Lindja”- u shpreh Smith. Ai tha se derisa të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për të dy vendet sa i takon njohjes reciproke,…

Read More

Nga sot, Shqipëria ka vetëm një Gjykatë Apeli. Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami ka folur këtë të mërkurë për shkrirjen e Gjykatave të Apelit në vend. Nga KLGJ, Llagami tha se hartimi i hartës së re gjyqësore nuk ishte i lehtë, por një proces që u mori tre vite dhe se qëllimi kryesor është rritja e shërbimit të cilësisë. Llagami u shpreh se me hartën e re gjyqësore synohet shërbim më i mirë për qytetarët. “KLGJ pavarësisht masave që mori me rritjen e kuotave për magjistratët e rinj, u pa e udhës që përveç këtyre masave duhej te merreshin masa…

Read More

Kombëtarja shqiptare U-21 do të njihet këtë të enjte me rivalët që do të ketë përballë në fazën kualifikuese të Kampionatit Europian 2025 për këtë grup-moshë. Shorti për këtë fazë do të hidhet më datën 2 shkurt në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, duke nisur nga ora 9:00 e mëngjesit. Në eliminatore do të marrin pjesë 53 vende, ndërsa Sllovakia do të kualifikohet direkt për në fazën finale si vendi pritës i këtij turneu. Skuadrat pjesëmarrëse në short do të jenë të ndara në 6 vazo, me renditjen e përcaktuar sipas koeficienteve të UEFA-s teksa do të kemi…

Read More

Lufta ruse në Ukrainë këtë shkurt bën 1 vit që nga nisja, dhe kryetari i bashkisë së Kievit, ish-kampioni i boksit Vitali Klitschko thotë se Rusia jeton ende me ndjenjat e Bashkimit Sovjetik dhe se ukrainasit i shohin si pjesë e kësaj ideje. “Por ajo kohë ka perënduar”,-thotë ai për “A2Cnn”, duke shtuar se shpreson që lufta të sjelle sa më shpejt paqen. “Ne kemi luftuar këtë luftë me mbështetjen e qytetarëve ukrainas, por edhe me ata të kryeqytetit gjithashtu. Në Kiev janë shkatërruar më shumë se 700 ndërtesa, mbi 470 apartamente, janë vrarë më shumë se 150 civilë, përfshirë…

Read More

Aksioni për çmontimin e kamerave të sigurisë që janë në dorën e bandave kriminale, është shtrirë edhe në qarkun e Elbasanit, ku mësohet se janë këputur “fijet” për 37 kamera dhe nën hetim janë vënë 10 persona. “Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan,vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve…

Read More

Prej disa ditësh, në mabrë vendin Policia e Shtetit po zhvillon operacionin “Fijet” që lidhet me çmontimin e kamerave të sigurisë që janë në dorën e grupeve kriminale. Por eksperti i sigurisë, Avenir Peka, thotë se është një operacion i vonuar dhe gjysmak. Sipas tij, diçka do të përsëritet në të ardhmen. “Çështja e kamerave është më e komplikuar sesa thjesht monitorimi. Po të ishte vetëm në një qytet, do të thonim që është mangësi e policisë lokale. Janë individë që jetojnë në shtëpi private, me rrugë të gjata deri në banesën e tyre dhe janë kamera të vendosura për…

Read More

Çështja e emigrantëve shqiptarë në Angli që ikin edhe me gomone ilegalisht, është karta që sekretarja e Brendshme e Shtetit, Suella Braverman, po e përdor që partia konservatore të fitojë zgjedhjet e ardhshme. “Unë besoj se reputacioni im dhe reputacioni i partisë konservatore është në linjë këtu. Ka të bëjë me kompetencën dhe ka të bëjë me të qenit besnik ndaj popullit britanik që na vendosi në detyrë për të zgjidhur këtë problem. Unë mendoj se ne duhet të ndalojmë anijet për të fituar zgjedhjet. Kjo është arsyeja pse Kryeministri e ka bërë migrimin një nga pesë prioritetet. Objektivi kryesor…

Read More

Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me lajmin se janë 1000 aplikantë për Programin e ri të Kodimit, kjo do të thotë se janë për punë të mirëpaguara që mund të kryen nga shtëpia. “MIRËMËNGJES dhe me 1000 aplikantët e parë për Programin e ri të Kodimit, duke i ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të aftësohen për punë të mirëpaguara, në tregun e brendshëm apo të jashtëm pa lëvizur nga shtëpia, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në një postim në Facebook.

Read More

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së që u mbajt mbrëmjen e së martës, kryetari Sali Berisha në një deklaratë për shtyp, tha se më 11 shkurt do të mbahet një protestë kombëtare. Deputeti Gazment Bardhi thotë se e mbështet këtë protestë, edhe pse pjesë e grupit të Alibeajt, kjo është hera e parë që deputeti do të jetë krah Berishës. “Nëse bëhet fjalë për skandalin McGonigal është kundër qeverisë dhe unë mbështes çdo protestë kundër qeverisë”,-u shpreh Bardhi i cili shtoi se do të jetë i pranishëm në protestë. Ndryshe nga protesta në të njëjtën ditë me samitin e BE-së,…

Read More

Enzo Fernandez firmosi me një çmim stratosferik, 121 milionë euro. Kontrata e 22-vjeçarit me Chelsea do të zgjasë deri në vitin 2031. Argjentinasi bëhet mesfushori më i shtrenjtë në historinë e futbollit (duke kaluar Paul Pogba), më i shtrenjti në historinë e Chelsea dhe më i shtrenjti në Angli, disa javë pasi u shpall kampion Bote me bardhekaltërit. Me këtë blerje, vetëm në merkaton e janarit, Chelsea ka investuar rreth 330 milionë euro.

Read More

34-vjeçarja Etleva Çullhaj ishte paraqitur rreth orës 12:00 të së hënës për të kryer një abort në maternitetin e Elbasanit, dhe më pas ishte larguar për në banesë. Pas disa orësh të së njëjtës ditë, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar dhe ishte transportuar sërish në Maternitetin e Elbasanit, ku dhe ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin, Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet penale për dy mjekë të Maternitetit, gjinekologu Arben Paralloj, 56 vjeç, si dhe mjeku anestezist reanimator Behar Gjevori, 60 vjeç, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Sipas të dhënave më të fundit që vijnë nga…

Read More

Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore,, thotë se vezët e fshatit që bëhet nga pula të rritura në natyrë e kanë të verdhën në ngjyrë më të fortë. Përveç benefiteve që ka organizmi i njeriut nga konsumimi i vezës, e cila është shumë e pasur me vitaminë A, ajo bart edhe rrezikun e salmonelës. Eksperti këshilloi që në rastin e vezëve të fshatit, ato të lahen me ujë të rrjedhshëm përpara konsumimit. “Nëse e marrim vezën dhe s’e kemi lartë me ujë të rrjedhshëm ajo ka rrezikun e salmonelës. Në lëkurën e tyre ka salmonelë, kur do ta skuqësh duhet…

Read More