Author: tirana

Fillimi i shkurtit pritet të nisë me mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente dhe do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në lindje të vendit dhe jug. Të enjten do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive ndërsa në relievet malore do të ketë reshje bore. Shumë vende në veri, verilindje e juglindje janë zbardhur nga bora ndërkohë që edhe në Tiranë sipas meteorologëve pritet të ketë reshje bore, konkretisht më 7 dhe 8 shkurt.

Read More

Një 30-vjeçare ka ndërruar jetë në Maternitetin e ri “Koço Gliozheni” pas lindjes. E ndjera ka lindur në mënyrë natyrale të shtunën, një foshnjë rreth 5 kg. Pas lindjes 30-vjeçarja ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka qëndruar në spital për 24 orë. Më pas ka dalë me dëshirën e saj dhe ka ikur në shtëpi. Pasi ka qëndruar një ditë në shtëpi, ka shfaqur probleme debulese dhe dje pasdite ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është reanimuar, por pavarësisht ndihmës se bluzave të bardha, ditën e sotme ka humbur jetën. Mësohet se e reja nuk ka…

Read More

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit Ismail Kadare ka reaguar 4 ditë pasi publicisti Ben Blushi botoi në faqen e tij në Facebook, një shkrim, në formën e një bashkëbisedimi me shkrimtarin. Por ky bashkëbisedim që gjeti shpërndarje të gjerë në media pasi përkonte me ditëlindjen e shkrimtarit, hapi një debat për përmbajtjen dhe dialogun e zhvilluar mes tyre. Sot, Besiana deklaron se bëhet fjalë për një bisedë private e cila është kthyer në një “intervistë” nga Blushi, i cili e ka publikuar pa leje dhe padijeninë e shkrimtarit. “Një gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshëm”, shkruan Kadare.

Read More

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, tha në një deklaratë për mediat se ka dy kërkesa për anëtarët e KZAZ për Partinë Demokratike, dhe do ketë një vendimmarrje në përputhje me atë që parashikon ligji. Celibashi theksoi faktin se vendimmarrja e KQZ-ja do të jetë plotësisht në përputhje me ligjin jashtë çdo ndikimi nga situata politike me të cilën po përballet PD. Ai bëri thirrje që nga ana e faktorëve politikë të punohet pa humbur kohë për ta zgjidhur këtë ngërç teksa theksoi se PD si partia kryesore e opozitës rrezikon të mos regjistrohet fare në zgjedhje. “Kjo vendimmarrje do të…

Read More

Cilin grup në PD, do të njohi KQZ për zgjedhjet lokale të 14 majit? “Procesi i verifikimit për të zgjidhur luftën e zhvendosur të PD-së në KQZ do jetë në përputhje me ligjin”. Kjo ka qenë përgjigja e përsëritur e komisionerit të KQZ-së Ilirjan Celibashi, i cili është shprehur edhe se edhe sfondi politik do jetë një ndër elementët që do ndikojë në në gjykimin e tij për këtë çështje. Ndër të tjera ai garantoi se nuk ka simpati e as mbështetje për dy kampet opozitare.

Read More

Pas dha datën 11 shkurt për protestën Kombëtare, kreu i PD-së Sali Berisha pas mbledhjes së Kryesisë, sot do të mbledh grupin parlamentar. Në këtë mbledhje që do të nisë në orën 13:00 në selinë blu, Berisha do të njohë deputetët me vendimet e marra dhe mënyrën se si do të organizohet protesta. Kujtojmë se pak ditë më parë kryetari i PD-së pati një takim me aleatin e tij të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili nënvizoi rëndësinë e protestave. Duke qëndruar të dy në të njëjtën linjë, protesta e 11 shkurtit do t’i gjejë aleatët opozitarë së bashku…

Read More

Gjelosh Krasniqi, i dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt, në tetor të vitit të shkuar në Tiranë, është arrestuar në Pejë. Ai është vendosur në masën “arrest me burg” për 48 orë. Prokuroria do kërkojë arrest me burg për 30 ditë, siç e parashikon Kodi Penal në Kosovë, dhe do të kryhen procedurat me ministrine e Drejtësisë në Tiranë për ekstradimin e tij. Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit. Vepruan me saktësi dhe duket se nuk kanë lënë gjurmë në duart e policisë. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e…

Read More

34-vjeçarja që humbi jetën pas abortit, sipas drejtorit të spitalit të Elbasanit, Agron Gaxha ka marrë trajtimin e nevojshëm. “Pacientja ka marrë trajtimin e nevojshëm në spital. Nuk mund të shprehemi për shkaqet e humbjes së jetës pa dalë ekspertiza mjeko-ligjore. Jemi ende në pritje të shkresës”, tha Gaxha. Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet penale për dy mjekë të Maternitetit, gjinekologu Arben Paralloj, 56 vjeç, si dhe mjeku anestezist reanimator Behar Gjevori, 60 vjeç, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Sipas të dhënave më të fundit që vijnë nga kjo ngjarje, bëhet me dije se mjekët, gjinekologu dhe…

Read More

Alec Baldwin ishte në telefon gjatë incidentit me armë zjarri në sheshxhirim ku ai qëlloi për vdekje një kineaste, thanë prokurorët, pasi ata e akuzuan atë për vrasje të pavullnetshme. Zyra e Prokurorit të Qarkut të Santa Fe akuzoi aktorin për “shumë raste të akteve jashtëzakonisht të pamatura”. Halyna Hutchins vdiq në xhirimet e “Rust” në New Mexico pasi Baldwin dyshohet se ka qëlluar me një armë mbështetëse. Armatori i filmit gjithashtu është akuzuar për vrasje të pavullnetshme.

Read More

Nga kjo e mërkurë, perimetri i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK) do të ruhen nga Garda e Republikës. Deri më sot, këto institucione ruheshin nga Policia e Shtetit. Godinat e SPAK dhe GJKKO konsiderohen objekte të rëndësisë së veçantë. Vendimi i marrë në korrik të vitit të kaluar, ka nisur zyrtarisht zbatimin këtë të mërkurë në datën 1 shkurt. Sipas vendimit punonjësit e policisë së shtetit do të zëvendësohen me punonjës të Gardës së Republikës. Nga Garda ruhen dhe dy institucionet e tjera të Vettingut të krijuara pas reformës në…

Read More

Vijon në Tiranë operacioni “Fijet”. Sipas informacioneve, ka shkuar në 220 numri i kamerave të grupeve kriminale të çmontuara nga Policia e Shtetit. Po ashu ka një hetim për 44 persona, të cilët akuzohen për vendosjen e kamerave në ambiente publike, duke shkelur privatësinë e qytetarëve. “Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në varësi të saj, çmontuan së fundi, 65 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe iniciuan hetimet për 7 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Më herët, nga strukturat e DVP Tiranë janë çmontuar 155 kamera dhe u iniciuan…

Read More