Author: tirana

Për aksionin e Policisë së Shtetit me çmontimin e kamerave të sigurisë që janë në dorën e bandave kriminale, sot ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Ai tha se është një nga lëvizjet më të mira të policisë dhe fillim i mbarë i vitit. “Lajmi këtu është që po ndërhyjmë dhe kjo është pozitive për luftën kundër krimit të organizuar. Sa i takon bizneseve, është detyrim ligjor që të mbajnë kamera, por besoj se duhet t’ia lëmë këtë gjë të shkuarës dhe të përqendrohemi te puna e policisë për të dhënë një mesazh të qartë për krimin, që…

Read More

Pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së PD-së, kryetari Sali Berisha ka mbledhur këtë të mërkurë grupin parlamentar të Rithemelimit. Në fokus të Berishës mbetet dosja amerikane e ish-zyrtarit të SHBA, Charles McGonigal ndërsa nuk kursen akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se sillet si të jetë i biri i Enver Hoxhës apo i Kim Jong Un. “Mblidhemi në një kohë kritike në shumë aspekte është regjimi më i diskredituar pas Koresë së Veriut dhe Lukashenkos. Edi Rama siç dëshmojnë dokumentet e pakundërshtueshme është sjellë ndaj SHBA sikur të ishin një vend armik dhe jo kontributori kryesor…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën pas orës 17:00 të marten, ku një qen kishte sulmuar një fëmijë në kopshtin e pasmë të një prone në Broadlands në zonën Netherfield të qytetit Buckinghamshire. Menjëherë më pas, u konfirmua se fëmijë kishte vdekur në vendngjarje. Asnjë arrestim nuk është bërë dhe qeni është vrarë në “mënyrë njerëzore”. Policia e ka cilësuar një “ngjarje tragjike”. “Unë e kuptoj se sa ndikim do të ketë kjo në komunitet dhe në publikun e gjerë, dhe njerëzit mund të presin të shohin një prani të madhe policie në zonë këtë mbrëmje dhe më…

Read More

Një 30-vjeçare ka ndërruar jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” pas lindjes. E ndjera solli në jetë foshnjen rreth 5 kg në mënyrë natyrale. Pas lindjes e ndjera ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka qëndruar në spital për 24 orë. Më pas ka dalë me dëshirën e saj. Materniteti “Koço Gliozheni” teksa i shpreh familjes ngushëllimet për këtë humbje, thotë se viktima nuk kishte shfaqur asnjë patologji shqetësuese gjatë shtrimit në spital dhe se lindja ishte e shëndetshme dhe natyrale. “SUOGJ “Koco Gliozheni” I shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V, e cila ka ndërruar jetë…

Read More

Kryetari i PAA-së, ish-deputeti Agron Duka tregon formulën sesi do të fitojë opozita në zgjedhjet e 14 majit. Për të opozitarët duhet të bashkohen, dhe jo ndaj dy grupeve, të Berishës apo të Alibeajt. Sipas tij, opozita duhet të paktën të fitojë 20 bashki. “Ajo që ne duhet të synojmë është të marrim një numër të konsiderueshëm bashkish, 20 e lart. Nëse arrihet kjo mund të përgatitemi për zgjedhjet parlamentare. Nëse nuk arrihet kjo do jetë shumë e vështirë për zgjedhjet parlamentare. Unë mendoj që të bashkohemi rreth një kandidati dhe secili të japë kontribut duke e mbështetur. Rasti i…

Read More

“Gjurmo të vërtetën” është fushata e re e delegacionit të BE-së në Tiranë në luftën kundër keqinformimit dhe lajmeve të rreme. Përmes saj u bëhet thirrje gazetarëve dhe përdoruesve të mediave sociale në veçanti, të ndjekin dhe saktësojnë informacionin. “Delegacioni i BE për vite me radhë ka mbështetur gazetarinë dhe komunitetin e kontrollit të fakteve sepse ështe e rëndësishme të gjurmosh dhe t’i saktësosh ato. Njerëzit janë kosumatorë të mëdhenj të medias sociale. “Gjurmo të vërtetën” vlen dhe për ne si konsumatorë dhe përdorues të medias sociale. Ajo çfarë po bëjmë sot përmes këtij tuneli dhe një faqeje të posaçme…

Read More

Një 30-vjeçar ka sulmuar me thikë një burrë të martën rreth orës 16:20. Policia u alarmua nga britmat që vinin nga një apartament në Vjenë-Meidling, sipas informacioneve paraprake. Një burrë (30, avokat në Shqipëri) me gjurmë gjaku në trup, por pa lëndime të dukshme u gjet në shkallët e apartamentit. Një tjetër burrë, gjithashtu 30-vjeçar është gjetur me një plagë me thikë në shpinë para shtëpisë. I plagosuri ka marrë ndihmë urgjente mjekësore dhe është dërguar në spital, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në banesë u gjet arma e dyshuar e vrasjes, një thikë. Sipas hetimeve, 30-vjeçari, zyrtar…

Read More

Një nga banorët më të komentuara të “Big Brother Vip Albania” është edhe Efi Dhedhes. Prej disa javësh ajo e ka pranuar publikisht veten si pjesë e grupit të Luizit, duke shprehur besnikëri për kohën që do të qendrojnë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje, ditën e djeshme mbi shtëpinë e BBVA mbërriti dhe një dron me foton e Luizit dhe Efit dhe me mbishkrimin “Best Team Ever”, gjë e cila lumturoi shumë dyshen. Por, edhe pse brenda shtëpisë nuk e duan një pjesë e mirë e banorëve duke e nxjerrë çdo herë në nominim, publiku duket se…

Read More

Fatbardh Kadilli deklaroi sot se askush nuk po jep zgjidhje për strategjinë si të ringrihet opzozita. Ai tha në ABC se Sali Berisha është një e shkuar dhe e shkuara s’mund të jetë alternativë politike përballë qeverisë së socialistëve. Ai theksoi se përçarja e opozitës mund t’i japë fitoren mazhorancës në 61 bashkitë e vendit. “Askush nuk jep zgjidhje se si mund të ringrihet opozita. Opozita në momentin që ka hyrë e përçarë, e ka firmosur humbjen në 61 bashkitë e vendit. Duhet ringritur opozita dhe ajo ringrihet me model të ri politik. Berisha e ka konsumuar kohën e vet…

Read More

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi kokainë dhe një armë zjarri pistoletë. Policia thotë se arrestimi i tyre është kryer në zonën e Ish-Bllokut në kryeqytet, ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur veprimtarinë e tyre. Njoftimi i Polcisë: Me armë zjarri pistoletë dhe kokainë, në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri me municion luftarak dhe një sasi kokaine. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e…

Read More

Nesër pritet një përballje e kryeministrit Edi Rama me opozitën në Kuvend, kjo për çështjen e përfshirjes së tij me ish-zyrtarin e FBI, Charles Mcgonigal që po hetohet në Amerikë. Deputetët e partisë demokratike kërkuan zhvillimin e një interpelance urgjente për këtë çështje. Në këtë seancë pjesëmarrja e opozitës nuk do të jetë e plotë. 5 deputetë të PD-së nuk do të marrin pjesë në punimet e parlamentit pasi janë të përjashtuar për shkak se 1 javë më parë bllokuan foltoren e Kuvendit duke pamundësuar zhvillimin e seancës. Ata janë: Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Edmond Spaho dhe Belind…

Read More

Nga sot nis zyrtarisht aktivitetin edhe Prokuroria e Apelit pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Në këtë mënyrë u riorganizuan, zyrat e Prokurorive të Apelit në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Durrës, Vlorë dhe Shkodër. Numri aktual i kësaj Prokurorie është 13 prokurorë ku 10 prej tyre janë me emërim dhe tre janë me caktim të përkohshëm. Numri total i përcaktuar për funksionimin e saj është 26 prokurorë. Drejtues i kësaj prokurorie do vazhdoj të jetë drejtuesi aktual i ish-Prokurorisë së Apelit Tiranë, Gent Xholi i zgjedhur me një mandat tre vjeçar. Me rastin e fillimit të veprimtarisë, sot…

Read More