Author: tirana

Kanceri i lëkurës është në rritje tek të rinjtë e moshës 25 deri në 30 vjeç dhe madje edhe tek adoleshentët e moshës 15-20 vjeç. Në këto grupmosha janë raportuar shumë raste të një kanceri të lëkurës që gjendet gjerësisht, i quajtur melanoma. Dëmtimi UV (ultraviolet) nga dielli është një nga shkaqet kryesore të melanomës. Melanoma mund të zhvillohet në vende ku nuk ka njolla të errëta ose gunga. Melanoma zhvillohet kur melanocitet pushojnë së funksionuar normalisht. Ata fillojnë të rriten jashtë kontrollit si rezultat i një ndryshimi gjenetik (mutacion), duke u ngjitur së bashku për të formuar tumore dhe…

Read More

Ministrja e Financave Delina Ibrahima,j në një prononcim për mediat ka folur për vendimet e marra nga qeveria ditën e sotme si dhe për rishikimin e ligjit të basteve. Ibrahimaj u shpreh se është duke u rishikuar ligji i basteve, por theksoi se do të zhvillohen vetëm online dhe s e në territorin e Shqipërisë nuk do të këtë asnjë pikë fizike të hapur. “Çështja e basteve është diskutuar gjerësisht. Jemi duke punuar për rishikimin e ligjit të basteve online. Është e rëndësishme për ta theksuar se nuk do të ketë asnjë ike të basteve të hapur në territor. Ashtu…

Read More

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnjë pasi në gjendje të dehur ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar në ajër. Policia bën me dije se arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale. Uniformat blu bënë shoqërimin e 55-vjeçarit në Lushnjë, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Shtetasi E. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu. Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat shtetasin…

Read More

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç deklaroi se është keqkuptuar në deklaratat kur tha se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare”. Gjatë një konference për mediat bashku me presidenten e re sllovene Natasha Pirc Musar, ka sqaruar deklaratën e tij, e cila ngjalli reagime të ashpra. “Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë. Unë mund të kisha thënë ndryshe, se Serbia ka mbetur Kosovën, por supozoj se të gjithë jemi dakord se Kosova ishte pjesë e Serbisë”, ka thënë Milanoviç”, tha ai. Ai tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën në njëfarë mënyrë dhe…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se pas daljes në publik të çështjes “McGonigal”, biznesmenë dhe pronarë mediash po dëshmojnë se u është bërë presion nga kryeministri për “hetimet që po u bën Amerika”. Duke folur në një konferencë për shtyp ai tha se nuk është takuar asnjëherë me ish zyrtarin e FBI-së. Je takuar me McGonigal? Absolutisht që nuk jam takuar e nuk kam tentuar të takoj një person të tillë. Në Tiranë këto ditë po zbardhen shumë të vërteta nga biznesmenë dhe pronarë mediash. Kemi të vërteta që me të kanë pasur mundësi të…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një prononcim për mediat foli për planet e qeverisë për masat e emergjencave civile. Peleshi tha se do të përdorej një fond shtesë prej 200 milionë lekësh për emergjencat civile, teksa shtoi se qeveria italiane do të bëjë një financim prej 30 milionë eurosh për emergjencat civile në Shqipëri. “Është miratuar një projekt vendim që ka lidhje me gjithë masat tona në mbështetje të emergjencave civile. Bëhet fjalë për një fond prej 200 milionë lekësh e thënë ndryshe 2 milionë dollarë, pjesë e paketës prej 20 milionë dollarë që buxheti i këtij viti ka alokuar për…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se marrëdhëniet në rritje të Rusisë dhe Kinës përbëjnë një kërcënim jo vetëm për Azinë, por edhe për Europën. Në një fjalim në Universitetin Keio në Tokio, shefi i NATO-s nënvizoi rëndësinë e një bashkëpunimi më të fortë për NATO-n në rajonin Indo-Paqësor, duke shtuar se lufta në Ukrainë ka treguar “se si siguria është e ndërlidhur”. Kina po investon gjithnjë e më shumë në armë bërthamore dhe raketa me rreze të gjatë pa ofruar transparencë ose pa u angazhuar në dialog kuptimplotë mbi kontrollin e armëve, tha ai. Ndërkohë, Pekini…

Read More

Rrallëherë shohim kaq shumë emra të showbizit ndërkombëtar bashkë! Një ngjarje vërtet e veçantë. Ishte një festë me gjithë ajkën e showbiz-it amerikan. Arsyeja e ditëlindjes së Oprah Winfrey është festuar në kuadër të eventit magjepsës të organizuar nga marka e famshme e bukurisë Anastasia Beverly Hills, për ditëlindjen e saj të 25-të. Dhe sigurisht, kur të famshëm si Sofia Vergara, Heidi Klumn, Jessica Alba dhe Priyanka Chopra marrin pjesë, flashet dhe selfiet kanë të drejtën e tyre. View this post on Instagram A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) Pikërisht këtë bëri Kim Kardashian kur arriti të bënte një foto jo vetëm me të…

Read More

Zbardhet identiteti i 30-vjeçares që humbi jetën 4 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Mimoza Veizaj kishte shkuar në spital në orën 3:00 të natës më 28 janar, ndërsa kishte lindur në orën 15:00 të pasdites. Sipas familjarëve, e reja nuk vuante nga asnjë problem shëndetësor, ndërsa ata akuzojnë stafin e maternitetit ‘Koço Gliozheni’ se nuk i kanë dhënë shërbimin e mjaftueshëm. Sipas tyre viktima ka pasur dhimbje brinjësh dhe këmbësh, ndërkohë që lindja e saj kishe shkuar shumë mirë, po dhe 9 muajt e shtatzënisë. Fatmirësisht djali i 30-vjeçares është në gjendje të mirë shëndetësore,…

Read More

Gjatë mbledhjes me grupin e tij në selinë blu, kryetari Sali Berisha ka hedhur akuza se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal drekonte dhe darkonte me politikanë, gjykatës e prokurorë dhe përfshihej në procesin e vettingut. “Kjo aferë është një aferë e tmerrshme për të cilën normalisht duhet të fliste drejtësia, por ajo është nën kontrollin e plotë të partisë së krimit, drejtësia është këtu nën kthetrat e Ramës. Dje, deputeti Bardhi dërgoi padi. Përgjigja ishte: na sill aktpadinë. Drejtësia është pjesë e kësaj dosje, pasi McGonigal drekonte dhe darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar si Taulant Balla, por edhe…

Read More

Pavarësisht vendit ku jetojnë, etnisë, punës, apo kulturës sipas një studimi në përgjithësi gratë janë më empatike se burrat. Studiuesit, nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar, thanë se studimi është më i madhi i këtij lloji deri më sot, duke parë një formë të veçantë të ndjeshmërisë , diçka që shkencëtarët e quajnë “teoria e mendjes” ose “empatia konjitive”. Empatia është një cilësi e rëndësishme sepse rregullon mënyrën në të cilën njerëzit ndërveprojnë shoqërisht dhe ndikon në mënyrën se si zhvillohen marrëdhëniet e tyre personale. Empatia njohëse është kur një person është intelektualisht në gjendje të kuptojë se…

Read More

Qeveria do të bëhet punëdhënësi më i preferuar për profesionistët që nuk i janë afruar deri më tani për shkak të pagave konkurruese në treg. Ministrja e Ekonomisë dhe Finanacave, Delina Ibrahimaj, tha se do të forcohet ekipi i IT në qeveri me paga konkurruese për të pasur sistem të sigurt për të gjithë. “Pas mbledhjes së qeverisë kemi dalë të diskutojmë për të pasur një ekip të kualifikuar IT me qëllim që qeveria të jetë punëdhënës konkurrent me tregun dhe sektori IT të ketë paga të konkurrueshme me tregun dhe më të larta se ato. Sistemet janë baza e…

Read More