Nga ky 1 shkurt, Shqipëria do të ketë vetëm një gjykatë Apeli. Harta e re gjyqësore do të nisë implementimin, ndërsa 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj. Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të shkrihen sot, ndërsa do të mbetet hapur vetëm një zyrë informacioni për qytetarët. Në këto zyra do të punojnë 3 nëpunës civilë gjyqësorë dhe qytetarët do kenë mundësi vetëm të depozitojnë vetëm kërkesat. Janë 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi, mes të cilave është edhe ajo e ankimimit që Partia…
Author: tirana
Dashi Në momentin që Afërdita është disonante ndaj duhet shumë kujdes në dashuri, gjërat do të përmirësohen nga marsi e tutje. Mund të keni mendime të dyta. Në punë, një marrëveshje do të arrihet në fund të muajit, kur shumë gjëra do të bien në vend. Demi Afërdita është në anën tuaj, mund ta lini veten më shumë në dashuri. Kujdes në punë, sidomos kur keni të bëni me kolegë. Dikush në familje flet pas shpine, ki kujdes. Binjakët Në dashuri po përjetoni një fazë dyshimesh dhe pasigurish të forta. Nuk dini çfarë të bëni, nëse të flisni me partnerin…
Këtë të mërkurë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta dhe mjegull në verilindje dhe juglindje. Temperaturat minimale do të luhaten -4-5 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 4 -6°C në veri, 11-13°C ne zonën e ulët dhe bregdet. Era do jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2-3 ballë në det të hapur.
Bjordi u largua nga shtëpia e Big Brother Vip, duke hequr dorë nga çmimi i madh. Publiku përzgjodhi Bjordin si më pak të preferuarin brenda shtëpisë. Në televotim bashkë me të ishin Efi, Armaldo dhe Tea.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli sot edhe në lidhje me rolin e z. Basha dhe përfitimet e tij personale, kur tanimë nuk është gjë tjetër veçse një kryetar i dorëhequr. Sipas Metës, dorëheqja e tij nuk ekziston në Gjykatë, ndërsa e cilësoi si një mashtrues të rëndomtë që çdo veprim apo mosveprim e kryen në shërbim të Edi Ramës, ku këtu përmendi edhe mos regjistrimin e PD në zgjedhjet e 13 tetorit. Çfarë ju rezulton të ketë përfituar personalisht z. Basha përveçse sot është një kryetar i dorëhequr dhe pak a shumë një eksponent i PD në…
Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se patriotizmi dhe politika nuk mund të ngatërrohen. Sipas tij presioni për asosacionin po bëhet me sfond politik, ndërsa mbrojtja e Kosovës është patriotike. “Serbët janë pushtues, kanë dashur të pushtojnë gjithë territorin, e kishin pushtuar territorin, kanë larguar miliona. Nga gjithë reaksioni serb edhe grek, gjithë reaksioni anti nesh 5 milionë shqiptarë ka eleminuar, që njihen si numër, por janë më shumë. Kosova ka qenë vendi me problemin më të madh gjenocidial, gjenocid i tmerrshëm,” – u shpreh Ngjela. Avokati tha se nuk ka pse të pranohet asosacioni para…
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bashkë me kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu ishin në forumin e organizuar nga Kongresi amerikan me temë “Si të kundërbalancojmë agresionin rus në Ukrainë dhe influencën malinje të Kinës në Europë”.Në fjalën e tij, numri dy i socialistëve, Damian Gjiknuri, theksoi se Ballkani Perendimor duhet ta shohë veten në NATO dhe në BE. Gjiknuri tha se garantimi i tërësisë territoriale të Kosovës dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë duhet të jetë një prej objektivave për t’u përmbushur. “Theksova se konflikti i fundit mes botës demokratike dhe autokracisë nxori në pah faktin se…
Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, foli sot për çështjen e zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal. I pyetur nëse ai ishte shantazhuar në kohën kur mbante postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Meta nuk e mohoi një gjë të tillë, teksa tha se Rama ka bërë gjithçka për të korruptuar ndërkombëtarët për të shantazhuar zyrtarët e lartë në Shqipëri. “Nuk është aspak çudi, madje është mëse e vërtetë që Rama gjithmonë në tentativat e tij për të korruptuar zyrtarët e lartë gjithmonë ka pasur si target Ilir Metën, duke e ditur se Ilir Meta është një person…
Sali Berisha u shpreh sot se Edi Rama dhe ish-shefi i FBI, bënë një grup shteti. Lideri i opozitës i quajti ata puçistë që vendosën të shuajnë pluralizmin në Shqipëri. “Mblidhemi sot në një moment, të pashembullt, të jashtëzakonshëm, mblidhemi në një kohë kur për shkak të akteve mirëfilltas, antishqiptare, antidemokratike, antikombëtare të Edi Ramës, Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni të fuqishëm mediatik botëror, në qendër të një akti që tejkalon çdo lloj imagjinate. Kur një vend që i detyrohet më shumë se një vend tjetër SHBA-së, Shqipëria, kur një vend anëtar i NATO, merr përsipër, i korrupton,…
Me një plan të mirëorganizuar dhe një përgjigje kamufluese për çdo dyshues që mund t’u pishte punë, dy gra greke kanë arritur që të grabisin disa banesa në zonën e Atikës. Mediat greke kanë publikuar edhe një video, në të cilën dy grabitëset shihen duke u futur në një pallat, dhe më pas hapin derën e një banese në katin e parë, të cilën për 20 minuta e grabisin dhe largohen të qeta. Pronarja e banesës ka deklaruar se kur është kthyer në shtëpi ka parë që dera nuk ishte e mbyllur me çelës dhe më pas ka vënë re…
“Air Albania”, linja ajrore shqiptare është sulmuar nga grupi i hakerave ransomware LockBit. Shënimi i kërcënimit u postua në faqen e tyre më 30 janar. Afati i fundit për pagesën e shpërblimit është më 14 shkurt. Emri i kompanisë u shfaq mes viktimave të tjera, duke përfshirë transmetuesin rajonal amerikan PBS KVIE dhe CPL Industries. Faqja e internetit e operatorit ishte e aksesueshme në kohën e publikimit të raportit . Kompania ende nuk i është përgjigjur kërkesave për koment nga The Cyber Express. Shqipëria është përballur me një sërë sulmesh kibernetike në muajt e fundit, për të cilat qeveria fajësoi…
Deizi Arapi, e njohur ndryshe si “gangsterja e Bilishtit” ka reaguar për situatën e krijuar së fundmi në Big Brother mes aktores Olta Gixhari dhe Efit. Përmes një postimi në Instastory, Deizi e quan Oltën “pa moral dhe llumin e shoqërisë.” “Jemi të gjitha femra dhe duhet të mbështesim femrat. Por kjo fjali hidhet poshtë kur të del para syve një femër bushtër, pa norma, pa moral, e shtirur dhe llumi i shoqërisë si Olta Gixhari”, shkruan Deizi. Që prej ditës së djeshme, loja e Olta Gixharit në “Big Brother VIP” është kthyer në një betejë kërcënimesh ku aktorja pretendon…