Një nga rezultatet më surprizuese të fundjavës futbollistike që lamë pas ishte padyshim suksesi i Sassuolos në San Siro ndaj Milan me rezultatin 2-5. Protagonist absolut për emilianët ishte Domenico Berardi që ishte autor i një goli dhe një asisti, përveç një performance tejet pozitive në aspektet e tjera të lojës. Për të festuar triumfin e madh, bashkëshortja e Berardit, Francesca Fantuzzi u shfaq mjaft aktive në rrjetet sociale. Diçka që ndezi inatin e tifozëve milanistë të cilët reaguan dhe ofenduan me fjalë të rënda bashkëshorten e Berardit, madje shkuan deri aty sa kërcënuan me jetë futbollistin. “Nëse e shohim…
Author: tirana
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, i bëri thirrje liderit rus, Vladimir Putin, që të ndërmarrë hapat “e nevojshme” për të ndihmuar që të hapet një korridor kyç në Nagorno-Karabak. Që nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar, një grup azerbajxhanas kanë bllokuar rrugën e vetme që lidh Armeninë dhe Nagorno-Karabak, për të protestuar kundër dëmeve mjedisore që pretendojnë se po shkaktohen nga mihja ilegale. Si rezultat, ky rajon malor me afër 120.000 banorë po përballet me furnizime të pakta të ushqimit, ilaçeve dhe karburanteve. Armenia vazhdimisht ka thënë se Moska nuk ka vullnet që t’i japë fund kësaj “krize…
Është zyrtarizuar kërkesa për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Në kërkesën e Partisë Demokratike theksohet se Kryetarja e Kuvendit, Znj. Lindita Nikolla, me qëllim të vetëm mbrojtjen politike të Edi Ramës, të kapur në flagrancë nga drejtësia amerikane se ka korruptuar dhe bashkëpunuar me një agjent të FBI-së të lidhur me Rusinë, vendosi në paligjshmëri dhe arbitraritet të mbyllë Parlamentin. Për llogari të Edi Ramës, që drejtësia amerikane e faktoi para botës mbarë lidhjen e tij korruptive me një zyrtar të FBI-së, të lidhur me Rusinë, kryetarja e Kuvendit asgjësoi Parlamentin për llogari të Edi Ramës. Sipas 28…
Gazetari Mero Baze është irrituar me Ben Blushin duke e quajtur atë një gjysmë-gazetar e gjysmë-biznesmen lidhur me bashkëbisedim të këtij të fundit me shkrimtarin Ismail Kadare. Baze shkruan se Blushi ka arritur të nxjerrë në pritë Kadarenë duke e ftuar për kafe e duke e paraqitur më pas të gjithën si një intervistë. Në shkrimin e tij, Baze shkruan se përpjekja e Blushit për të nxjerrë në pritë gjeniun në moshë të thyer tashmë tregon vrerin që Kadareja shkakton te gjysmë shkrimtarët, gjysmë gaztearët, gjysmë biznesmenët, gjysmë politikanët, gjysmë të korruptuarit, gjysmë intelektualët e gjysmë qytetarët e vendit. Baze…
Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë po nuk konsumuan një filxhan kafeje. Kafja është e mirë për shumë arsye, ju zgjon në mëngjes, pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet nervore dhe atë të kujtesës, shmang plakjen e parakohshme, qetëson dhimbjet etj. “Pirja e kafesë me stomak bosh, ose herët në mëngjes para se të hani mëngjes, mund të rris nivelin e kortizolit në trupin tuaj. Që nga momenti që hapni sytë në mëngjes, trupi juaj nis lëshimin e kortizolit, një hormon që është përgjegjës për rregullimin e imunitetit tuaj, metabolizmit dhe reagimit të stresit”, thotë Dr. Nikola Djordjevic.…
Teksa historia e Liuzit dhe Kiarës po i mban të gjithë mbërthyer, ne po gërmojmë pak se çfarë thonë yjet për këtë kombimin. Luizi është shenja e gaforres, një shenjë uji e cila shpesh konsiderohet si një nga më të ndjeshmet e zodiakut, ndërsa Kiara është një bricjap, shenjë toke. Pavarësisht diferencave, astrologët thonë se gaforrja dhe bricjapi janë dy të kundërtat që përputhen plotësisht nëse ia dalin të kapëcejnë diferencat mes tyre. Nga personat publikë të njohur, një lidhje mashkull gaforre dhe femër bricjap që ka funksionuar në mënyrën më perfekte të mundshme është ajo mes kryeministrit Edi Rama…
Sipas Oltës, nëse Kiara Tito largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Luizi do të lidhet menjëherë me dikë tjetër. Gjatë një bisede me Kristin, aktorja u shpreh se po doli Kiara, Luizi lidhet me Tean. Nga ana tjetër, Kristi mendon se këngëtari do lidhej me Efin. Olta: Të të jap një skenar? Ça mendon ti se do të ndodhë me Luizin po doli Kiara nga shtëpia? Kristi: Do lidhet me Efin Olta: Me Tean Kristi: Ose me Efin Olta: Me Tean, me Tean. Me Efin nuk lidhet ai, me Tean. Do provojë shumë me Tean.
Në lëndën e biologjisë, është mësuar se ne trashëgojmë 50% të ADN-së tonë nga nëna dhe 50% nga babai. Në fakt, fëmijët kanë 60% më shumë gjasa të trashëgojnë tipare nga baballarët e tyre. Gjatësia A jeni njohur me frazën, “ai është i gjatë si babai i tij”? Me sa duket, kjo deklaratë mbështetet nga shkenca. Gjatësia e një personi përcaktohet nga të paktën 700 variacione gjenetike të trashëguara nga të dy prindërit. Megjithatë, gjeni i lartësisë së secilit prind duket se funksionon në një mënyrë paksa të ndryshme. Për shembull, gjenet e babait janë të rëndësishëm në stimulimin e…
Shishet e birrës janë kafe ose jeshile dhe asnjëherë transparente. Këto ngjyra janë zgjedhur që nga shekulli i 19-të si ideale për ruajtjen e birrës pasi e mban të freskët për më gjatë. Ju ka ndodhur ndonjëherë të hapni një shishe birre, ta hidhni në një gotë dhe ta lini jashtë në diell? Ndoshta jeni kthyer pas një kohe për të pirë një gllënjkë dhe keni ndjerë diçka të çuditshme. Nëse e keni provuar këtë shije të çuditshme, ajo shkaktohet nga një përbërje kimike e ngjashme me erën që prodhojnë qelbësit. Kjo është arsyeja pse komuniteti i birrës e ka…
Ministri i Jashtëm i Turqisë u shpreh se parlamenti turk nuk mund të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. “Ka ardhur për vizitë ministri i Jashtëm i Suedisë. Ai ka qenë në parlament, është takuar me përfaqësuesit e partive. Ai ka dëgjuar nga të gjitha partitë të njëjtën gjë, se pa përmbushur detyrimet ndaj nesh, ratifikim nuk është i mundur”, theksoi kryediplomati. “Prandaj, në kushtet aktuale, nuk ka nevojë të flitet për miratimin e atij dokumenti”, tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me kolegun hungarez, Peter Sziart. Kreu i diplomacisë turke shtoi se:…
Nga i dënuar me “Vdekje me Pushkatim” për atentat të pretenduar ndaj Ramiz Alisë, në kryetar i Gjykatës së Vlorës dhe sot i shkarkuar me vendim të formës së prerë, për pasuri me burime të pajustifikuara. Kjo është historia e pazakontë e Skënder Halucit, ish kryetar i Gjykatës së Vlorës. Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e kishte dënuar me vdekje Halucin me akuzën se kishte qenë pjesë e një plani për t’i bërë atentat Ramiz Alisë, gjatë turit të vizitave që ai bëri në vitin 1983 në veri të vendit. Ka pretendime se Ramiz Aliaj ndërhyri duke i falur…
Kamerat e vendosura nga eksponentë të krimit që janë hequr ditët e fundit gjatë operacionit “Fijet” janë përdorur për shumë vrasje. Një prej këtyre rasteve është edhe vrasja e tre-fishtë e mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha të cilët u ekzekutuan mesditën e 17 Korrikut në mbikalimin e Fushë-Krujës. Sakaq mësohet se një makinë tip Volkswagen Polo e bardhë dyshohet se dha informacion tek vrasësit për lëvizjen e automjetit ku udhëtonin shënjestrat. Kjo makinë është fiksuar nga disa kamera sigurie teksa ka vezhguar…