Author: tirana

Juliana Nura është një nga banoret më të komentuara të “Big Brother Vip”, ndërsa Atdhe Xharavina i është bashkuar së fundmi këtij reality-show. Mirëpo nuk u desh shumë kohë që dyshja të afroheshin me njëri-tjetrin dhe mesa duket kanë shkëmbyer puthjen e parë. Çifti ka mbuluar kokën me batanije dhe nuk u pa qartë çfarë ndodhi. Por nga lëvizjet dhe reagimi i tyre duket se Atdheu dhe Xhuli sapo shkëmbyen puthjen e parë në “BBVK”. Nga ana tjetër kujtojmë që gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother Vip Kosova” Xhuli ka rrëfyer për videon e saj intime që u publikua…

Read More

Vijojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit, dhe analisti Ilir Kalemaj thotë se rreth 700 mijë votues potencial të opozitës janë larguar për arsye të ndryshme. “Ajo që dimë është se votuesit e opozitës, rreth 700 mijë kanë ikur, votuesit potencial të opozitës, njerëz të zhgënjyer që shkojnë më gomone dhe ikin, ata ose kanë qenë votues potencial ose do të ishin. Pra opozita ka bjerrje, plus e përçarë mes vete, nga ana tjetër kemi një super mazhorancë e cila garanton se ka një kufi votash”.

Read More

Sylvinho është trajneri i ri i ekipit kombëtar dhe kreu i FSHF-së, Armand Duka është pyetur në lidhje me pritshmëritë rreth brazilianit. Por Duka shprehet se nuk është trajneri çelësi i vetëm i suksesit. “Nëse trajneri do të ishte shkopi magjik, Katari do të ishte kampion bote. Do të blinte më të shtrenjtin në botë dhe do të ishte kampion bote. Pres që trajneri të bëjë maksimumin që mund t’i japë një trajner një skuadre. Nuk pres që vetëm me Sylvinho. Se kishim marrë Mourinho. Kishim mbledhur shqiptarët të fusnin nga 2 euro dhe kishim marrë Mourinho”, ka thënë Armand…

Read More

Kreu i këshillit Kombëtar të PD-së, deputeti Edi Paloka flet mbi skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së McGonigal dhe implikimin e kryeministrit Rama në këtë histori. Për të SPAK-u duhet të veprojë, duke u shprehur se Rama është direkt i përfshirë në korrupsion aktiv. Sipas Palokës, duket se një këshilltar apo avokat e ka këshilluar Ramën që të mos flasë, pasi mund të inkriminohet më shumë. Po ashtu Paloka vuri në dukje se Rama bëri gafë kur tha se Neza i ka dhënë zyrtarit amerikan para të marra borxh, kaq sipas tij mjafton për të kuptuar implikimin e kryeministrit. “Dosjen se…

Read More

Arben Dervishaj, i cili u arrestua për inceneratorin e Fierit ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shkak të problemeve shëndetësore. Biznesmeni, Arben Dervishajn mbikëqyrte punimet i inceneratorit të Fierit ndërsa akuzohet se paraqiste raporte fiktive në ministritë e linjës. Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi disa javë më parë hetimet në lidhje hetimet per ndertimin e inceneratorit të Fierit, dhe dërgoi në gjykatë dosjen e me 21 të pandehur, mes tyre ish-ministrin e Mjedisit Lefter Kokën, ish-deputetin Alqi Bllako, Arben Dervishaj etj.

Read More

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, ka shokuar me deklaratën se Kosova i është aneksuar Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar. Për të është rrëmbim. “Derisa të kuptojmë se Serbia dhe Rusia nuk janë e njëjta gjë, ky është fatkeqësisht një fakt i dhimbshëm dhe rrezik. Ne aneksuam Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkombëtar. Iu mor Serbisë. Kush tjetër e bëri veç nesh? A e njohëm Kosovën? Nuk është aneksim madje, por rrëmbim. Si quhet ndryshe? Kjo nuk ka të bëjë me çështjet që diskutohen sot në Kosovë, por me konceptin në tërësi”, tha Milanovic gjatë një prononcimi për mediat vendase. Milanovic u shpreh…

Read More

Legjionarët kuqezi kanë dhuruar të tjera paraqitje pozitive për këtë fundjavë që sapo lamë pas. Futbollistët shqiptarë, të cilët aktivizohen në klubet europiane kanë pasur minutat e tyre nën këmbë, teksa kanë marrë edhe vlerësime mjaft pozitive edhe nga uebsajti i specializuar për statistika ‘Sofascore’. Myrto Uzuni është rikthyer me dopietë në radhët e Granadës, duke i dhënë fitoren ekipit të tij në kampionatin spanjoll, ndërsa është vlerësuar me notën 8.4 nga uebsajti i specializuar për statistika. Berat Gjimshiti ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në radhët e Atalantës, në takimin kundër Sampdoria-s, duke ndihmuar skuadrën që…

Read More

Me letra në duar, Sali Berisha tha se autoritetet në SHBA kanë regjistrime, dokumente, materiale të lidhura me Ramën, qeverinë dhe çdo person të lidhur me qeverinë e Shqipërisë. Për të duhet të hetohet çdo udhëtim që ka bërë Charles McGonigal në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi. “Të gjithë ata që thonë se nuk është nën hetim, mashtrojnë. Një urdhër i tillë është hetim, hetim dhe vetëm. Dhe ky urdhër thotë se e kam lexuar në shtator dhe po e lexoj përsëri: Regjistrime, dokumente, materiale të lidhura me sa vijon. Çdo dhe të gjithë regjistrimet, materialet nën posedim, që…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen pas skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha po ashtu theksoi se ka ministra në qeverinë Rama që duan të japin dorëheqjen për shkak të kontakteve që kanë patur me McGonigal. “I bëj thirrje Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar që të japin dorëheqjen menjëherë. Di që ka ministra të cilët kanë paraqitur dorëheqjen, për shkak të kontakteve që ata kanë patur me McGonigal”,-tha Berisha. Po ashtu Berisha kishte në duar një dokument që, sipas tij, është publikuar…

Read More

Çfarë do të ndodh me PD-në në zgjedhjet lokale të 14 majit? Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume thotë se mazhoranca mund të dalë fituese dhe në ato bashki të djathta, duke marrë parasysh përpaçarjen brenda Partisë Demokratike. “Çfarë thotë Kodi zgjedhor? Mund të kesh kandidatët e tu dhe nëse ligji të jep të drejtën të kesh dhe komisioner, është ajo parti politike e cila është regjistruar në gjykatën e Tiranës dhe në emër të asaj partie vepron ai që është regjistruar. Nëse situata në gjykatë nuk ndryshon natyrisht nuk ka mundësi tjetër përveçse të vijohet me këtë taktikë. Kjo është…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha doli në një deklaratë për shtyp nga selia blu, për të akuzuar ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, duke thënë se ajo i ka thënë Edi Ramës që të heshtë dhe të mohojë miqësinë me Charles McGonigal. “Afera Rama-McGonigal është një prej aferave më të shëmtuara. Një akt që mund ta ndërmirrnin Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kim Yong Un dhe vetëm ata. Një kryeministër i një vendi partner nuk mund t’ia lejonte vetes këtë akt ndaj SHBA-ve, vendit më parësor në sigurinë e paqes në hapësirën euroatlantike kudo në botë. Ndaj kësaj ngjarjeje tronditëse Edi Rama…

Read More

Në të gjithë vendin janë çmontuar 185 kamera, që ishin vendosur në pika kyçe dhe u përdornin nga grupet kriminale, për të pasur në kontroll policinë dhe zonat. Prej disa ditësh, komisariatet e Tiranës të mbështetura edhe nga forcat “Shqiponja” kanë identifikuar zonat me përqendrim të lartë me kamera dhe kanë çmontuar disa prej tyre, ndërsa këtë të hënë ka nisur operacioni për çmontimin e plotë të tyre. Në Komisariatin nr. 1 janë çmontuar 12 kamera në zonën “Ali Demi”, Rruga e Elbasanit, Rruga e Kavajës e më gjerë. Në Komisariatin nr. 2 janë çmontuar 4 kamera, 2 prej të…

Read More