Author: tirana

Ikona e WWE, Hulk Hogan, nuk i ndjen më këmbët e tij, sipas pohimit nga kolegu i tij Kurt Angle. Fituesi i medaljes së artë olimpike 54-vjeçar Kurt Angle, ka zbuluar se Hogan i tha atij se nuk i ndjen më këmbët pas operacionit në shpinë. Duke folur në programin e tij “The Kurt Angle Show”, ai tha: “Hogan iu nënshtrua përsëri operacionit në shpinën. Ai kishte prerë nervat e pjesës së poshtme të trupit. Këmbët pothuajse nuk i ndjen fare. Kështu ai përdor bastunin e tij për të ecur. Në fillim mendova se e përdorte sepse kishte dhimbje në…

Read More

Një nga miliona të rinj që kanë ikur nga Shqipëria është edhe Luis Marishta, i cili mbart një histori suksesi mbi vete. Ai ka kaluar shumë vështirësi, pasi në vitet e para të jetës i është dashur të largohet nga Shqipëria, vetëm me nënën, pas divorcit të prindërve. Po ashtu ka kaluar një jetë si të gjithë emigrantët e tjerë, derisa pësoi një aksident të rëndë. Pasi u bë më mirë, Luisi vendosi të investojë te vetja duke marrë pjesë në seminare të ndryshme, derisa sot është një “networker” i suksseshëm, duke drejtuar një grup punonjësish. “Mami ka punuar shumë,…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka takuar sot në selinë blu kreun e PD, Sali Berisha. Takimi mes tyre ka zgjatur disa minuta, ndërsa pas përfundimit, Meta ka folur para gazetarëve duke theksuar se në fokus të diskutimit ka qenë çështja e ish-zyrtarit të FBI, McGonigal dhe përmendja e kryeministrit Edi Rama në aktakuzë. “U diskutua për çështjet më të rëndësishme. Për nga rëndësia e jashtëzakonshme që ka zbardhja e skandalit që ka tronditur dhe mediat botërore, e demonstrimit sesi Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë kundër demokracisë. Regjimit të tij do i japin fund zgjedhjet dhe protestat”, deklaroi…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka pranuar se e ka zhvilluar një takim me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal. Pas mbledhjes së grupit, Balla tha për gazetarët se e ka takuar McGonigal në cilësinë e zyrtarit të FBI-së dhe se nuk do i thonte jo një takimi të tillë. Sipas Ballës, në atë takim është folur për marrëdhëniet e shkëlqyera mes SHBA-së dhe Shqipërisë. “Edhe unë e kam takuar ku kemi ndarë dhe diskutuar në funksion të marrëdhënieve të shkëlqyera të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Askush nuk do i thoshte jo një takimi të tillë në…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat ka komentuar kërkesën e disa deputetëve të opozitës për të shkarkuar nga detyra kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Ai theksoi se nuk gjen argument për shkarkimin e Nikollës. “Këta mund të kërkojnë edhe shkarkimin e qeverisë, shpërndarjen e parlamentit. Kërkesa të pafundme. Por e para është që nuk gjej qoftë dhe një argument të vetëm që të kërkosh shkarkimin e kryetares së Kuvendit, në kushtet kur kryetarja në seancën e fundit plenare, ka zbatuar rregulloren e Kuvendit. Rregullorja përcakton qartë se si disponon me vendimmarrje, kur bllokohet foltorja e…

Read More

Në prezantimin e raportit të tranzicionit të BERZH-it, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se rritja e çmimeve u kthye në një sfidë dhe objektivi ishte stabiliteti i situatës. Gjithashtu Sejko u shpreh inflacioni pritet që të jetë në një trajektore rënëse. Më tej ai theksoi se në fokus të raportit janë pasojat e ekonomike të konfliktit në Ukrainë, ndërsa shtoi se për vendimmarrësit e sektorit publik, rritja e shpejtë dhe e gjithanshme e çmimeve, parashtroi sfidën e dyfishtë të zbutjes së pasojave ekonomike e sociale në afatin e shkurtër dhe të ruajtjes së stabilitetit monetar e financiar…

Read More

Gazetarja e BBC, Bettany Hughes, ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të vizituar bunkerin e ish-diktatorit Enver Hoxha. Në kuadrin e rubrikës ‘Mrekullitë e Shqipërisë’ në ‘BBC World’, Hughes ka bërë një dokumentar dedikuar bunkerit poshtë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, që ishte ndërtuar për të përballuar edhe një luftë nukleare. “Ky është bunkeri sekret më i madh në të gjithë vendin. Është të paktën 5 kate nën dhe qëllimi i tij ishte të përballonte sulmet kimike dhe nukleare Janë qindra dhoma në këtë bunker, me qëllime të ndryshme. Kështu, ti ke dhomat e dekontaminimit, apo ato për komandantët e ushtrisë…

Read More

Zbulohet skenari i Partisë Socialiste për të shmangur bllokimin e seancave të Kuvendit nga Partia Demokratike. Burimet treguan dhe direktivat që dha kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla për deputetët. Ai theksoi se socialistët do të votojnë rendin e ditës pavarësisht qëndrimit bllokues të opozitës. “Në seancë plenare, në rast bllokimi nga PD, do të përsëritet i njëjti qëndrim i PS. Do të votojnë rendin e ditës pavarësisht qëndrimit bllokues të opozitës”, mësohet të jetë shprehur Balla.

Read More

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur shtyrjen e seancës ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjii për çështjen tashmë të njohur në publik si “Babalja”. Shkak për këtë është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjykuese, ndërsa Gjykata e Apelit thotë se për seancën e radhës pritet të caktohet një datë tjetër. “Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se: Sot me date 30.01.2023 ora 13:30, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj. Ju komunikojme se dhe sot per arsye objektive nje nga anetaret e…

Read More

I moshuari që vrau gruan dhe vëllanë e tij ka dhënë dëshmi kontradiktore në gjykatë. Teksa soli para togave të zeza, 80-vjeçari Xhevit Sinani ka mohuar të ketë vrarë njeri. Ai tha se kur kishte qenë në banesën e të vëllait e kishte parë këtë të fundit përtokë të vdekur dhe më pas kur kishte shkuar në banesën e tij kishte parë të pajetë bashkëshorten e tij. “Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dale në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vellane dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë.”, tha ai. Pyetje:…

Read More

Një aksident tragjik në SHBA i ka marrë jetën një 23-vjeçareje shtatzënë, me origjinë nga Shqipëria, e identifikuar si Adriana Sylmetaj. Mediat e huaja bëjnë me e reja shtatzënë ka qenë duke udhëtuar në automjet me bashkëshortin e saj, Adem Nikeziç. Dyshohet se shoferi ka qenë duke udhëtuat me shpejtësi të lartë dhe nën efektin e alkoolit, e si pasojë ka humbur kontrollin e mjetit. Nga përplasja e fortë gruaja ka dalë nga makina, ndërsa bashkëshorti ka mbetur i plagosur.

Read More

Policia e Kosovës njoftoi se ka sekuestruar 107 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marijuanë. Sipas njoftimit, një kamion me targa të huaja, që drejtohej nga shtetasi serb, M.P., u ndalua në terminal doganor, ku gjatë kontrollit, në dy rezervuarët e derivateve i janë gjetur 101 paketime të plastikës me marijuanë. “Në cilësi të provave janë sekuestruar një telefon, një GPS, disk diagrami i tahografit, kamioni, 95 euro dhe 2.500 dinarë”, thuhet në njoftim. I dyshuari, i lindur në vitin 1991, është ndaluar për 48 orë.

Read More