Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka shkuar në SPAK. Mësohet se Cani është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se ish-ministri do të pyetet për një çështje që lidhet me privatizimin e një ndërtese. Pritet që detaje të reja të dalin në dritë në lidhje me dëshminë e tij.
Author: tirana
Ka dalë sot para gjykatës 80 vjeçari, i cili kreu krimin e rëndë në Gramsh. Xhevit Sinani vrau me sëpatë gruan e tij, Zegjine dhe vëllain Shaqir Sinani. 80 vjeçari ka dhënë dëshmi kontraditore dhe pritet që t’i nënshtrohet një ekspertize, pasi i moshuari ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Duhet të bëhet gjithçka që të pengohet një luftë mes Rusisë dhe NATO-s, është shprehur kancelari gjerman duke theksuar, se Gjermania megjithëse e furnizon gjerësisht me armë Ukrainën nuk merr pjesë në luftën e Ukrainës. “Kjo është një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës”, tha Scholz gjatë vizitës në Amerikën Jugore në një konferencë për shtyp në Buenos Aires. “Kjo nuk ndryshon aspak ndihmën që i japim Ukrainës në formë financiare, humanitare, apo furnizimin me armë.” Gjermania do të bëjë gjithçka që të mos shkallëzohet situata që çon në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock…
Nuk ishte alien apo fishekzjarre! Drita spirale blu e dalluar nga teleskopi japonez Subaru në Mauna Kea të Hawait është e lidhur me një raketë SpaceX . Kamera e Yjeve Subaru-Asahi, e operuar nga Observatori Kombëtar i Japonisë, kapi spiralen e çuditshme mbi observatorin në majë të malit më 18 janar. “Spiralja duket se ka lidhje me lëshimin e një sateliti të ri nga kompania SpaceX”, shkroi në Twitter stafi i Observatorit, sipas Forbes. SpaceX, i themeluar nga CEO i Tesla dhe Twitter, Elon Musk, është bërë burimi kryesor për dritat e çuditshme të vërejtura në qiell vitet e fundit. Në…
Një 35-vjeçar nga Vlora është arrestuar për dhunë në familje. Policia thotë se shtetasi M.Zh dyshohet se ka dhunuar babain. Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. Zh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij”, njofton policia. Ndërkohë në pranga kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë, të cilët u konstatuan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Njoftimi i policisë: -G. M., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga…
Gjendjen gjripale pas Berishës, e kaloi edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë e ka nisur ditën me një postim në Instagram duke treguar se po diskuton politika të reja mbështetëse. “Fillimjavë të mbarë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe s’të bën për burrë sic thonë tironcit. Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time, sidomos me financat për politikat e reja mbështetëse. Duke nisur nga pagat e reja minimale te pagat për kategori të veçanta burimesh njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve që kanë një familje të re. Natyrisht paga…
Këtë të hënë, nisin zyrtarisht negociatat mes qeverisë, me në krye kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ekipit negociues të Aleancës për Shqiptarët për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në qeveri. Të dy palët janë shprehur se fillimisht në këto bisedime do të duhet të fokusohen tek programi qeverisës, ndërsa në fund të flasin edhe për ndarjen e posteve. Përveç kryetarit Taravari, në ekipin negociues të Aleancës për Shqiptarët janë edhe ish -kryetari Ziadin Sela dhe figura të tjera të saj, kryesisht deputetët e grupit parlamentar.
Olivier Giroud ua besoi rrjeteve sociale analizën e tij për humbjen e bujshme në shtëpi ndaj Sassuolos. Olivier Giroud ua besoi rrjeteve sociale analizën e tij për humbjen e radhës dhe ishte një mesazh më shumë për tifozët. “Jemi shumë të zhgënjyer, por kurrë nuk duhet të dorëzohemi sepse pikërisht në këto momente të vështira duhet të qëndrojmë gjithmonë të bashkuar dhe të besojmë tek njëri-tjetri, në mënyrë të pakushtëzuar, ashtu si tifozët tanë. Së bashku do të rikthehemi më të fortë” – shkruan sulmuesi i Milanit.
Përplasjet mes dy grupeve në PD, tashmë janë edhe në KQZ. Kjo pasi janë dorëzuar 2 lista me anëtarë të depozituar nën emrin e Partisë më të madhe opozitare në vend, por me dy vula dhe dy firma të ndryshme për zgjedhjet vendore të 14 majit. Kjo bën që KQZ të ketë në dorë dy lista me anëtarë KZAZ nga PD, njëri nga grupi i Alibeajt dhe tjetri nga grupi i Berishës. Përballë zgjedhjes se cili nga grupet e demokratëve do të ketë drejtën për emrat e komisionerëve, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi pritet t’i drejtohet gjykatës së Tiranës për…
Situata nga përmbytjet në Shkodër është përmirësuar. Nga 15 banesa që kishin prezencë uji, tashmë asnjë banesë nuk është nën ujë. Ndërkohë, sipërfaqja totale e tokës së përmbytur është 1020 hektarë, ka një rënie me 330 hektarë.
Ditët e fundit Policia e Shtetit ka çmontuar kamera që përdoreshin nga grupet kriminale, në Shkodër, Lushnje dhe në Fier. Përveç Saimir Taullaut, një prej emrave që është nën hetim për vendosjen e kamerave spiune në Lushnje është edhe Kleviol Ahmetaj, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano. Kjo pasi ai ka publikuar në rrjete sociale momentin kur forcat blu i çmontojnë kamerat që monitoronin lëvizjet e policisë dhe grupeve rivale.
Tronditet Pallati Mbretëror në Angli me vendimn e Mbretit kundër vëllait të tij. Princi Andrew nuk është më i mirëpritur në Pallatin Buckingham. Që do të thotë se ai nuk do të mund të përdorë më dhomat luksoze të Pallatit që më parë ishin shtëpia dhe zyra e tij. Mbreti Charles III ia hoqi këtë akses vëllait të tij më të vogël Andrew në selinë e kurorës britanike, pasi Duka i Jorkut dha dorëheqjen nga detyrat e tij mbretërore në 2019. Ai u përfol për lidhjen e tij të diskutueshme me miliarderin e akuzuar për pedofili, Jeffrey Epstein, i cili…