Olivier Giroud ua besoi rrjeteve sociale analizën e tij për humbjen e bujshme në shtëpi ndaj Sassuolos.
Olivier Giroud ua besoi rrjeteve sociale analizën e tij për humbjen e radhës dhe ishte një mesazh më shumë për tifozët.
“Jemi shumë të zhgënjyer, por kurrë nuk duhet të dorëzohemi sepse pikërisht në këto momente të vështira duhet të qëndrojmë gjithmonë të bashkuar dhe të besojmë tek njëri-tjetri, në mënyrë të pakushtëzuar, ashtu si tifozët tanë. Së bashku do të rikthehemi më të fortë” – shkruan sulmuesi i Milanit.