Lufta ruse në Ukrainë vijon, dhe sulmet nuk kanë fund. Forcat ushtarake ruse kanë nisur një sulm të ri raketor në Kharkiv dhe në rajonet Sumy, Poltava, Donetsk, Luhansk, Dnipropetrovsk, Mykolaiv, Zaporizhzhia dhe Kirovohrad janë ngritur alarme për sulme të mundshme ajrore gjatë natës. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar një takim me presidentin kilian Gabriel Boriç në të cilin ka theksuar se lufta në Ukrainë nuk do të kthehet në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s.
Author: tirana
Dashi Këto dy ditët e fundit dikush mund t’i ketë larguar njerëzit, ndoshta duke thënë diçka që nuk ju pëlqen. Më në fund i kalojmë llogarisë. Po shkojmë drejt një viti që do të jetë plot surpriza. Demi Do të jetë java do të nisë mbarë falë Hënës së favorshme. Ndonjëherë keni nevojë për një tronditje në jetë, një emocion që ju kthen në lojë dhe më i madhi nga ky i fundit mund të shqetësojë sferën sentimentale, falë pranisë së Venusit në shkurt. Binjakët Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor Venusi nuk është më në opozitë. Secili…
Në këtë të hënë, moti do të jetë me kthjellim në zonën perëndimore, vranësira mesatare në zonat malore dhe mjegull me ngrica. Temperaturat minimale do të luhaten -4 – 5 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 3 -6°C në veri, 10-13°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Drejtuesi i mjetit tip “Benz” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Policia bën me dije se shoferi dhe dy pasagjerët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëver. “Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në bypass, shtetasi K. K., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 51-vjeçari, së bashku me 2 pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit T. M, dhe L. M, ndodhen në…
Real Madridi do të luajë sonte kundër Athletic Bilbaos, për javën e 19 në La Liga me ndeshjen e cila starton në orën 21:00. Los Blancos synojnë fitoren për të ngushtuar diferencën në 3 pikë me Barcelonën. Formacionet zyrtare:
Një mjet është përfshirë nga flakët në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Re. Mjeti është në pronësi të shtetasit N. L dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Sakaq, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje. “Me datë 29.01.2023, në Unazë të Re, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit N. L. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas grupit të Berishës, PD-ja zyrtare ka dorëzuar sot listën e anëtarëve të KZAZ-ve. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ai i cili ka dorëzuar listën e plotë të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ për zgjedhjet vendore të 14 Maj.
Presidenti rus Vladimir Putin, duket se ka gjetur “ilaçin” për të rritur moralin e ushtarëve të cilët luftojnë në front në Ukrainë. Mediat britanike bëjnë me dije se lideri rus ka urdhëruar që 100 striptiste të dërgohen në front në mënyrë që të “rregullojnë moralin” e trupave ushtarake atje, lëvizje kjo që vjen para një ofensive që pritet të nisë në pranverë. Komandantët e lartë janë urdhëruar të organizojnë argëtimin ndërsa forcat e Putinit i afrohen përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës , që ata mendonin se do të përfundonte brenda një jave. Më shumë se 100 vajza do…
Luizi i tha Bjordit që e mori personale veprimin e tij kur i dha imunitetin Diolës, pasi u kthye nga ai dhe i qeshi në fytyrë. Luizi shtoi që ai e don jashtë shtëpisë Diolën dhe se këtë gjë e ka përsëritur vazhdimisht. Sipas tij, ai e kuptoi sikur Bjordi e bëri kastile zgjedhjen për t’i dhënë imunitet Diolës. Bjordi nga ana tjetër, tha që thjesht kishte dëshirë ta bënte lojën më interesante, por vetëm kaq.
Një histori e shkuar konfliktesh të vazhdueshme është rikthyer sërish në vëmendje, pas gati më shumë sesa 10 vitesh. Protagoniste janë dy emra të njohura të “showbizz”-it, ndërsa “molla e sherrit” një biznesmen i njohur për lidhjet e tij me vajzat e ekranit. Modelja Juliana Nura ka folur së fundmi për përleshjen fizike mes saj dhe Dafina Zeqirit. Teksa bisedonte me banorë të tjerë, ajo zbuloi edhe historinë ku shprehej se disa vite më parë kishte “rrahur” këngëtaren Dafina Zeqiri. Shkak i këtij sherri mes vajzave dyshohet se ishte bërë ish-i dashuri i Dafinës, sot partneri i Luana Vjollcës, biznesmeni…
Eriselda ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” me një deklaratë shumë të fortë kundrejt bashkëshortit të saj. Në insertin prezantues të rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan ajo shprehet se i ka kontrolluar celularin bashkëshortit sepse dyshonte se e tradhtonte. Eriselda: Dyshoja që bashkëshorti më tradhtonte. E shikoja që fliste në telefon nëpër cepat e shtëpisë. Vendosa t’i kontrolloj fshehurazi telefonin. Nuk po e besoja. Gjithë ato mesazhe, gjithë ato telefonata vetëm në një numër dhe kur e zbuloj, ishte një burrë. Pasi hyn në studio, Eriselda zhvillon një bashkëbisedim të shkurtër me Ardit Gjebrean dhe Eni Çobanin…
Nadhim Zahawi është shkarkuar si kryetar i Partisë Konservatore në Britani të Madhe dhe posti i ministrit pa portofol, mes presionit në rritje për çështjet e tij tatimore. Kryeministri britanik Rishi Sunak, tha se një hetim mbi çështjet financiare të Zahawi tregoi se kishte një “shkelje serioze të kodit ministror”. Kryeministri Sunak urdhëroi hetimin pasi doli që Zahawi i kishte paguar një gjobë HMRC-së për tatimin e papaguar më parë. Zahawi kishte thënë se HRMC pranoi se ishte një gabim “i pakujdesshëm dhe jo i qëllimshëm”. Nga ana tjetër, Britania e Madhe kohëve të fundit është bërë kryetemë, për shkak…