Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Bater e Madhe në njësinë administrative Komsi Mat. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se dy vëllezërit K. Hysa dhe A. Hysa janë goditur me mjete të ftohta, tip thikë nga autori G.Buci. Vëllezërit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit, por se pritet të nisen me urgjencë drejt Tiranës, njëri me helikopter meqë gjendja e tij është më e rëndë , ndërsa tjetri me ambulancë. Mbi ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila ka bërë me dije se autori është identifikuar dhe po punohet për…
Author: tirana
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka folur për situatën e luftës në Ukrainë gjatë një takimi me homologun francez, Sebastien Lecornu. “Është e rëndësishme që ushtria e Italisë dhe Francës të bashkëpunojnë rreth të ardhmes. Ne kemi trajtuar një sërë çështjesh duke filluar nga fronti lindor dhe çfarë po ndodh në Ukrainë. Ne kemi rënë dakord që lufta e nisur nga Rusia është kërcënimi më serioz për paqen dhe stabilitetin e Evropës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, tha ministri italian. Gjatë një deklarate për mediat, Crosetto foli rreth mundësisë së një ofensive të re ruse, raportoi…
Media britanike DailyMail ka zbuluar se babai i një prej 200 adoleshentëve azilkërkues të zhdukur nga hotelet e Home Office ka pranuar natën e kaluar se i biri u zhduk në mënyrë që të mos kthehej më në Shqipëri. 18-vjeçari flet me babain e tij çdo ditë dhe po dërgon paratë e fituara nga puna në një kantier ndërtimi në Londër në Shqipërinë veriore, ku mediat britanike e kanë gjurmuar. Megjithatë, Orgito Luka, i cili ishte 17 vjeç kur u zhduk në maj të vitit të kaluar, ende zyrtarisht konsiderohet i zhdukur. Ministri i Emigracionit Robert Jenrick u tha deputetëve javën e…
Janë bërë 24 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit. Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona. Fatmire Berisha, e mbijetuar e kësaj masakre, ka rrëfyer për KosovaPress tmerrin që ka përjetuar. Derisa tregon përjetimin e saj dhe humbjen e xhaxhait gjatë masakrës, ajo me lot në sy thotë se një nga momentet më te vështira në gjithë jetën e saj ka qenë kur forcat serbe…
Një pjesë e banorëve komentuan sjelljen e Valbonës ndaj Armaldos në dhomën e gjumit. Efi tha se priste që Valbona të ishte më e përgatitur duke qenë se hyri shumë vonë në shtëpi dhe mund ta kishte studiuar situatën nga jashtë. Olta u shpreh se Valbona u tregua ndryshe në ‘Prime’, kur tha “Sherr doni ju? Sherr do keni”. Ndërsa Armaldo tha se i ka thënë Valbonës që ka kohë sa të dojë për debate, pasi e ka rrugën e shtruar, duke marrë parasysh faktin që prej pak ditësh është bërë pjesë e shtëpisë, ndryshe nga shumica që kanë më…
Sot Policia e Shtetit çmontoi në qarkun e Fierit plot 20 kamera të bandave kriminele. për këtë nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi, tha në një deklaratë për shtyp se krimi ka pasur nën kontroll policinë e shtetit dhe të gjithë veprimtarinë në terren ndërkohë që këta të fundit ishin fokusuar tek ndëshkimi i qytetarëve të thjeshtë dhe jo goditja e grupeve kriminale. “Fakti skandaloz i përgjimit me kamera të territorit haptas nga krimi ka marrë dimensione tronditëse. Në dhjetëra bashki të vendit janë evidentuar qindra kamera të pautorizuara dhe në shërbim të grupeve kriminale. Realisht krimi ka pasur…
Milani ka pësuar një tjetër humbje në Serie-A tek sa kësaj radhe është turpëruar para tifozëve të vet në “San Siro” duke u mposhtur me rezultat 5-2. Tre gola kuqezinjtë i pësuan brenda gjysmë ore lojë, të realizuara nga Defrel, Frattesi dhe Domenico Berardi, ndërsa golin e vetëm në pjesën e parë për vendasit e realizoi Olivier Giroud. Reagim nga skuadra e Stefano Piolit nuk pati as në pjesën e dytë, por pranun edhe dy gola të tjerë. Lauriente në minutën e 47’ dhe Matheus Henrique shënuan për Sassuolon për ta çuar në pesë numrin e golave, ndërsa një gol…
Kur kanë kaluar 3 vite e gjysmë nga vrasja e 23-vjeçarit Florian Selimi në fshatin Sulaj të Fierit, ende nuk është vendosur drejtësia për këtë ngjarje. Në 12 gusht të vitit 2019, 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë në një kanal, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”. Dukate Selimi, nëna e Florian Selimit endet nëpër gjyqe për të kërkuar drejtësi për djalin e saj. Edhe pse çështja ka shkuar për gjykim, ajo flet me rezerva për trupën gjykuese dhe se janë shtyrë qëllimisht 10 seanca gjyqësore. Ajo ka pretenduar se në sallën e gjyqit e ulin afër të…
Këtë të dielë krah banorëve të “Porto Romanos”, në lidhje me rrezikshmërinë që paraqet fabrika e gazit, u shpreh edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj. Ekzistencën e fabrikës, Xhaferaj e konsideroi shumë të rrezikshme ndërsa theksoi se do t’i kërkojë interpelancë Ministres së Mjedisit. Gjatë muajve të fundit në këtë fabrikë kanë ndodhur disa shpërthime të fuqishme, duke krijuar panik të banorët. Fabrika është ngritur në një zonë të banuar, ndërsa pranë saj ndodhet edhe shkolla, ku mësojnë mbi 500 nxënës.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur edhe një tjetër teme që shpesh përbën debat sa i takon ndërtimeve në Tiranë, lidhur me burimin e parave. Ai tha se është e vërtetuar tashmë që gjysma e këtyre parave kalojnë përmes sistemit bankar, ndërsa pjesa tjetër e cila për shumë prej kritikëve konsiderohet “e pistë” vjen nga emigrantët ose të huajt që vendosin të blejnë prona në Tiranë. “Kritikët e zhvillimit thonë që ndërtimi furnizohet nga para me burime të dyshimta. Vetë kritikët e pranojnë që më shumë se gjysma e parave me të cilat blihen apo gjenerohen këto prona…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook momente nga puna për ndërtimin e Poligonit të parë publik, kjo të testimit praktik për leje drejtimi. Kreu i qeverisë thekson edhe se kjo vepër shumëdimensionale do të shërbejë edhe për programe edukative të sigurisë rrugore, orë këndi trafiku dhe aktivitete mësimore shtesë. “Nisin punimet për Poligonin e parë publik të testimit praktik për leje drejtimi, njëkohësisht dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për leje drejtimi në Fushë-Prezë, Tiranë. Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore,…
Këtë të dielë, në Unazën Jugore të Elbasanit u mbajt një protestë. Reagimi i qytetarëve erdhi pas aksidentit të fundit ku 20-vjeçari Sula humbi jetën pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga Aristir Dimo, konsull nderi në Bullgari. Por mësohet se Policia ka nisur kontrollet nëpër banesat e banorëve dhe do të ketë të shoqëruar.