Milani ka pësuar një tjetër humbje në Serie-A tek sa kësaj radhe është turpëruar para tifozëve të vet në “San Siro” duke u mposhtur me rezultat 5-2.
Tre gola kuqezinjtë i pësuan brenda gjysmë ore lojë, të realizuara nga Defrel, Frattesi dhe Domenico Berardi, ndërsa golin e vetëm në pjesën e parë për vendasit e realizoi Olivier Giroud. Reagim nga skuadra e Stefano Piolit nuk pati as në pjesën e dytë, por pranun edhe dy gola të tjerë.
Lauriente në minutën e 47’ dhe Matheus Henrique shënuan për Sassuolon për ta çuar në pesë numrin e golave, ndërsa një gol tejet të bukur, por pa vlerë për Milanin e realizoi Divock Origi duke vulosur rezultatin përfundimtar 5-2.
