Author: tirana

Ish-gjenerali Petr Pavel, veteran i dekoruar që mori pjesë në një mision paqeruajtës të nivelit të lartë në Ballkan dhe përfaqësoi vendin e tij si një gjeneral i nivelit të lartë të NATO-s, u zgjodh president i Çekisë të shtunën, duke mposhtur ish-kryeministrin miliarder Andrej Babiš. Besnik ndaj të kaluarës së tij ushtarake, ai është zotuar të sjellë “rend” në Republikën Çeke, vend anëtar i BE-së dhe NATO-s me 10 milionë banorë, i goditur nga inflacioni rekord dhe trazirat ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë. Nga komunist, në hero lufte Duke ndjekur gjurmët e babait të tij, Paveli iu…

Read More

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka folur për situatën e luftës në Ukrainë gjatë një takimi me homologun francez, Sebastien Lecornu. Gjatë një deklarate për mediat, Crosetto foli rreth mundësisë së një ofensive të re ruse. “Lufta e tretë botërore mund të nisë në momentin që tanket ruse të arrijnë në Kiev, dhe në këtë mënyrë edhe në kufijtë e Evropës”, tha ministri. Krahas situatës në Ukrainë, ministrat diskutuan edhe për problemet në Mesdhe.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli sot edhe për rritjen e çmimeve të apartamenteve në kryeqytet. Ai thotë se kjo ka ndodhur, por nuk duhet trajtuar si diçka e keqe, por si lajm i mirë sepse qytetarëve sot prona e tyre u vlen më shumë se më parë. “Është e vërtetë se çmimi i një apartamenti është rritur në Tiranë, qoftë për t’u blerë, qoftë për t’u marrë me qira. Por, a është kjo një gjë e keqe? 93% e qytetarëve të Tiranës në fakt, janë pronarë të banesave të tyre. Kjo do të thotë se për këta…

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se çështjet e hapura në një javë të vetme në SPAK janë ndikim i presionit të SHBA-së përmes ambasadores Yuri Kim në Tiranë. Ai flet edhe se kush mund të arrestohet. Për të ata që akuzohen për vrasje, jo për korrupsion, ata do arrestohen të parët. “Nga dita që Yuri Kim tha se politikanët shqiptarë nuk po i zë gjumi se kush do arrestohet i pari, brenda 7 ditësh kemi 5 çështje penale. E para ndaj Mediut për Gërdecin, e dyta Shkëlzen Berisha, e treta gjykata që kërkoi hetimin e pasurisë së Metës për thesarin, e…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të dielë ndodhet në Shkodër. Përmes një postimi në facebook, Meta jep edhe një mesazh për zgjedhjet lokale të 14 majit. “Buna herë ngrihet e herë ulet, por Kalaja e Rozafës qëndron atje lart mbizotëruese si Zonjë e randë”,-shkruan Meta. Në këtë qark, Partia e Lirisë deri në muajin dhjetor 2022 kishte si deputet Agron Çelën, por që tashmë iu bashkua PS-së.

Read More

Prej ditës së sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një rubrikë të re informimi dhe sqarimi me fakte dhe shifra zyrtare, për tema të cilat prekin qytetin dhe kanë shkaktuar debate në publik. Në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Veliaj thotë se rubrika do të japë argumente për tema që debatohen pa informacionin e plotë dhe shpeshherë trajtohen shtrembër, edhe për interesa të vogla politike. Si shembull, ai ka prekur debatin për ndërtimet në Tiranë, duke sjellë shifra e fakte, por edhe argumente, se ky sektor është ai që ka kontribuar më shumë në ekonominë…

Read More

Një 24-vjeçare është arrestuar në Rinas, pasi u kap me dokumenta të falsifikuara në çantë me qëllim kërkimin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar. 24 vjeçarja, M.M kishte falsifikuar një kartë identiteti italiane dhe një leje drejtimi. Ajo kishte si qëllim kalimin drejt Anglisë, ku do të kërkonte azil me pretendimin se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit. Po ashtu policia ka vënë nën hetim 30 vjeçarin A.S i cili po e shoqëronte. 

Read More

Disa javë më parë, një nga banorët e Bërxullës u ngjit në shtyllën e tensionit për të protestuar kundër projektit Thumanë-Kashar, dhe sot ajo ka folur në protestën që po mbahet për këtë çështje në aksin e Rinasit. Ajo tha se zbriti pas negociatave me Tonin Vocajn, por u shpreh se nuk ka hequr dorë nga kauza e saj për të mbrojtur pronën. “Policia është palë me krimin. Nuk na le të protestojmë. Ku do shkojmë ne? Të na bëjnë pasaportat dhe të ikim jashtë shtetit. Në tokën time burrë nënë me hyrë nuk ka. Ta dini mirë. Bëni çfarë…

Read More

Zv/ministri i Jashtëm i Rusisë, Oleg Syromolotov ka vlerësuar figurën e presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan duke u shprehur se ai është një lider i kalibrit të ndryshëm dhe se është i gtashëm të ndjekë politikë të pavaruar nga vendet e treta. “Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan është një lider i kalibrit të ndryshëm i cili pavarësisht presionit të jashtëm, me veprimet e tij tregon se është i gatshëm të ndjekë një politikë jo sipas udhëzimeve të vendeve të treta, por në përputhje me aspiratat e popullit të tij”, tha zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë. Ai bëri vlerësime…

Read More

Tokat e tyre u prekën nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar, dhe këtë të dielë banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë dhe po bllokojnë aksin e Rinasit. Ka përplasje mes tyre dhe forcave të Policisë së Shtetit. Mësohet se banorët nuk janë dakord me projektin e qeverisë për punimet e rrugës, pasi ky plan prek edhe shtëpitë e tyre. Kjo gjë ka bërë që një numër i madh i tyre të shfaqen tejet të tensionuar edhe kundrejt policisë, duke u bërë thirrje të mos i prekin me dorë. Ata janë shprehur se tokat e tyre nuk do i falin për…

Read More

Sot nis java e 19-të e Superligës, teksa në orën 13:00 në Kukës Arena verilindorët do të presin Tiranën kryesuese. Për ekipin e drejtuar nga Hallaçi kjo është një ndeshje tepër delikate, pasi Kukësi renditet në vendin e fundit, ndërsa përballë do kenë kampionët në fuqi që numërojnë një sërë rezultatesh pozitive rradhazi. Po në të njëjtën orë Bylisi pret në Ballsh Kastriotin. Kjo sfidë pritet të përcaktojë mjaft për skuadrën e cila do të luftojë për mbijetesë.

Read More

Një tjetër rast i shitjes së drogave të forta është goditur nga Policia e Tiranës. Në kuadër të operacionit të koduar “Collaboration”, u vu në pranga një shtetas që shpërndante doza kokaine në Tiranë, ndërsa janë sekuestruar dhjetëra doza kokainë, gati për shitje, rreth 90 gram sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë në proces për tu ndarë në doza, si dhe një peshore elektronike. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të…

Read More