Këtë të dielë, në Unazën Jugore të Elbasanit po mbahet një protestë. Reagimi i qytetarëve vjen pas aksidentit të fundit ku 20-vjeçari Sula humbi jetën pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga Aristir Dimo, konsull nderi në Bullgari. Banorët kërkojnë që të forcohen masat e kontrollit në këtë segment rrugor me rrezik për jetën e këmbësorëve. Ata kanë bllokuar përkohësisht edhe qarkullimin. Në Unazën Jugore të Elbasanit gjatë viteve të fundit ka pasur aksidente të shumta. Protestuesit kanë sugjeruar ndërtimin e një nënkalimi në Unazën Jugore.
Author: tirana
Mbrëmë në Prime, këngëtarja Valbona Mema u përfshi në një debat të ashpër me Armaldon. Këngëtarja e akuzoi Maestron se ai ka xhelozi artistike kundrejt saj. pas spektaklit, këngëtarja bëri edhe valixhen, duke treguar se nuk dihet rehat në shtëpinë e “Big Brother Vip 2”. Nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë këngëtarja. Valbona: Kam ardhur këtu të tregoj anën time njerëzore, nuk kam ardhur për famë. Më duket se Armaldo po më hap një luftë që nuk e meritoj. E kam mik prej shumë vitesh jashtë. Armaldo: As unë nuk e kuptoj. E zgjodha për t’ i hequr…
Në Marsejë po spikat një emër mbi të tjerët, Alexis Sanchez, golashënuesi më i mirë sezonal i bardhekaltërve. Ai ishte vendimtar edhe në përplasjen e drejtpërdrejtë në Velodrome ndaj Monacos, e mbyllur pa fitues (1-1), duke e mbajtur rivalin direkt për zonën Champions -5 pikë. Sanchez iu përgjigj me gol sapo nisi pjesa e dytë avantazhit të miqve fale autogolit të shpejtë të Veretout. Për “Niño Maravilla” ishte goli i shtatë në kampionat dhe i dhjeti sezonal. Kiliani nuk kishte arritur shifra dyfishe sa u përket golave të shënuar që nga viti 2017/2018, kur realizoi 11 gola mes Arsenalit dhe…
Kompania shtetërore e energjisë në Itali, ENI, ka nënshkruar një marrëveshje prej 8 miliardë dollarësh me Korporatën Kombëtare të Naftës së Libisë për të zhvilluar dy fusha libane të gazit në det të hapur, teksa vendet evropiane kërkojnë të shkurtojnë varësinë e tyre nga energjia ruse. ENI do të ndihmojë në zhvillimin e tyre, ndërsa prodhimi pritet të fillojë në vitin 2026, tha kompania më 28 janar. ENI vlerësoi se fushat mund të prodhojnë rreth 7.5 miliardë metra kub gaz në vit ose më shumë se dy të tretat e sasisë që importoi Italia nga Rusia vitin e kaluar. Shtetet…
Një mumje 4300-vjeçare e zbuluar nga arkeologët, mund të jetë mumja më e vjetër e gjetur në Egjipt. Ai ishte një burrë i pasur, 35-vjeçar, i quajtur Djed Sepsh. “Është mumja më e vjetër, e plotë dhe e mbuluar me ar, e gjetur ndonjëherë në Egjipt”. Mumja ishte në një arkivol guri prej 25 tonësh, me kapak të vetëm që peshonte pesë tonë, në një nga boshtet ku ekipi hyri. Ai tha se kur ekipi hapi kapakun, ata gjetën mumjen më të vjetër, më të bukur të mbuluar me shtresa ari, me një brez në kokë dhe një byzylyk në…
Pas Shkodrës, 20 kamera “spiune” të bandave kriminale janë hequr edhe në rrugët e Fierit dhe të Lushnjes. Nga këto kamera, 5 prej tyre ishin vendosur në qytetin e Fierit dhe 15 në qytetin e Lushnjës. Nën hetim për vendosjen e tyre janë vënë 5 persona. “Në Fier, në lagjet “8 Shkurti” dhe “Liri”, janë çmontuar 5 kamera, si dhe janë vënë në hetim, A. B. dhe K. K. Në Lushnjë ku u çmontuan dhe u sekuestruan 15 kamera të vendosura në lagjet “18 Tetori” dhe “Loni Dhamo”. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit…
Me 1 vit burg u dënua nga Gjykata e Kurorës në Sheffield të Angli, një 44-vjeçar shqiptar, i cili punonte si “kopshtar” në një “shtëpi bari”. Izmir D. u kap nga policia në një shtëpi ku kishte kanabis, e cila nëse dilte në treg do të sillte fitime deri në 129 mijë paund. “Ai erdhi në fund të vitit 2021. Në Shqipëri ka një grua dhe një djalë 10-vjeçar të cilët luftojnë për mbijetesë. Ai shpresonte se do të gjente një punë të ligjshme. Jetonte me një shok, por më pas ngeli pa shtëpi”, tha avokatja e tij mbrojtëse. Po…
Luiz Ejlli, ose fenomeni i “Big Brother Vip 2” që ka bërë si kurrë më parë, një popull që të jetë me të, është parë si fitues që ditën e parë. Janë disa pika, pse sot ai është gjeni në lojë. 1-Zgjodhi linjën e dashurisë: Që në fillim, Luizi krijoi menjëherë një linjë dashurie në “Big Brother VIP Albania” duke shfaqur hapur dhe vazhdimisht interesin e tij ndaj Kiarës. Ditë pas dite, ai e ushqente këtë histori për publikun. 2-Leu flokët: Luizi vendosi të ndryshojë komplet dhe të shfaqet me një karakter që i përshtatet dhe është i pëlqyeshëm edhe…
7 shtetet që mbështeten në ujin e lumit Kolorado që po thahet, do të bëjnë vullnetarisht reduktime të thella në konsumin e tyre të ujit dhe kjo do të detyrojë qeverinë federale të imponojë për herë të parë ndërprerje të furnizimit me ujë për 40 milionë amerikanë. Thirrja për këto shkurtime, në një shkallë të paprecedentë në historinë e SHBA-së, u nxit nga rënia e shpejtë e Liqenit Mead dhe Liqenit Powell, të cilët furnizojnë me ujë dhe energji elektrike Arizonën, Nevadën dhe Kaliforninë Jugore. Do të jetë hera e dytë në gjashtë muaj që shtetet që mbështeten në lumë,…
Mbrëmë në Prime-in e së shtunës në “Big Brother Vip 2”, pasi fituan zemrat e publikut, Luizi dhe Tea performuan në oborr këngën e Ardit Gjebreas, “Jeto dhe jetën time”. Performanca e tyre u duartrokit me shumë emocion nga banorët dhe publiku. Të dy ata e shijuan në maksimum këngën dhe performancën.
Gjatë 32 viteve të demorkacisë, ka pasur 39 dosje lobimi në SHBA, nga politikanë dhe parti shqiptare. Gazetari i “Euronews Albania”, Ardit Hoxha thotë se i pari që loboi në SHBA, ishte zv.kryeministri, Adyl Xhaja. Sipas tij, Partia Demokratike ka 15 dosje lobimi, teksa dosje kanë edhe Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë. “I pari që rezulton në dosjet e departamentit të drejtësisë, që ka lobuar për shtetin shqiptar në SHBA, është zv.kryeministri i periudhës së qeverisjes së parë demokratike, zoti Abdyl Xhaja, i cili ka lobuar në vitin 1992, është kontrata e parë e lobingut. Është zyrtare, janë kontrata…
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani “fajësoi” fushatën elektorale që ka nisur për zgjedhjet e parakohshme në Bullgari, si shkaktaren e tensioneve të fundit mes dy vendeve të Ballkanit. “Marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë janë historikisht të vështira, komplekse dhe në pak periudha në të kaluarën kanë arritur një stabilitet të qëndrueshëm. Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari dhe tensionimi politik këtu në Maqedoninë e Veriut ka çuar në krijimin e kësaj situate. Këto situata zakonisht i nxisin edhe më tepër debatet e tilla”, tha Osmani. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai…