Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Kaliforni. Departamenti i Policisë konfirmoi se të shtënat ndodhën në Beverly Crest, lagje luksoze në Los Angelos. Nga shtatë personat e qëlluar, katër ishin në apartament, ndërsa tre të vdekurit ndodheshin brenda një automjeti. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Author: tirana
Ilir Shaqiri ka folur për një nga banorët më të shumëpërfolur të momentit të “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli. Gjatë një interviste në emision “S’e luan topi”, balerini u shpreh se dallimi mes tij dhe Luizit është se ai në “Big Brother” fliste shumë kur i flisnin, ndërsa Luizi flet shumë dhe pa i folur. Sipas tij, tipari dallues që e bën Luizin të jetë “on top” është durimi. “Unë flisja shumë kur më flisnin shumë, kurse ai flet shumë dhe pa i folur shumë. Ndoshta kjo është diferenca mes meje dhe atij, ama mendoj që ai ka një super…
Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve është materializuar me një sulm vdekjeprurës ndaj një sinagoge të premten në Jeruzalemin lindor. Kjo ndodhi një ditë pasi Izraeli ndërmori sulme që shkaktuar numrin më të madh të viktimave në mbi dy dekada. Ndërsa të shtunën autoritetet izraelite njoftuan se një palestinez 13-vjeçar plagosi me armë të paktën dy persona në Jeruzalemin lindor. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Departamenti i Shtetit po bën thirrje për ulje të tensioneve, ndërkohë që Sekretari i Shtetit Antony Blinken shkon të dielën në rajon. Të paktën shtatë izraelitë u vranë…
Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Jakova Xoxa”, shtetasi R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar në dorë. U shoqërua në Komisariat shtetasi R. Ç. dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
23 persona humbën jetën pasi një autobus pësoi aksident në një rrugë famëkeqe të njohur si “kurba e vdekjes” në Peru. Sipas raporteve lokale më shumë se 60 pasagjerë ndodheshin në bord në momentin e incidentit. Kompania turistike “Aguila Dorada” zbuloi se po transportonte njerëz nga Lima në Tumbes kur automjeti humbi papritur kontrollin. Disa të mbijetuar u dërguan në spitalet aty pranë, ndërsa hetuesit filluan të përcaktojnë shkakun e tragjedisë.
Einxhel dhe Dagz u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit që lamë pas. Çifti u bekua me një djalë, të cilit i vendosën emrin Trev. Moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një foto të ëmbël familjare. “Gjejeni pak kush ka qejf të rrijë në krahët e mia?”, ka shkruar Einxhel krahas fotos.
Ilir Shaqiri dhe Sabian Medini kanë rregulluar raportet e tyre, duke iu dhënë fund njëhere e mirë keqkuptimeve që u krijuan pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Këngëtari Sabian Medini ka surprizuar balerinin dhe koreografin Ilir Shaqiri, i cili ka qenë i ftuar në një studio televizive. Sabiani ka hyrë papritur në emision dhe ka përqafuar Ilirin, duke e përlotur këtë të fundit. Sabiani: Jemi shumë pranë studios ku ne dolëm të përqafuar me fitoren tënde të madhe, dhe thashë të vij të përqafojë prapë vëllain tim. Iliri: Ky takim do bëje namin, ma jep dorën, çkemi, kështu rrinim në…
Qepa është burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh, nga të cilat mund të përfitoni nëse e konsumoni këtë të fundit në mënyrën e duhur. Është shumë e pasur në oligoelementë dhe vitamina. Ajo përmban enzima që stimulojnë tretjen, oligoelementë si: (sulfuri, potasiumi, magnezi, fluori, kalciumi dhe fosfori), vitamina (A,B,C,E) , flavonoidë që kanë veti diuretike, si dhe përmban një hormon vegjetal shumë të rëndësishëm që lufton diabetin, glukokininën. Përfitimet shëndetësore që ofron qepa janë të shumëllojshme. Ajo shfaq veti diuretike, purifikuese dhe tonifikuese për aparatin tretës. Normalizon florën intestinale dhe pengon rritjen e substancave toksike që ndikojnë në shfaqjen e…
Pica italiane është bërë më e shtrenjtë, ndërkohë që inflacioni në vend është në pragun e 12.3% kryesisht si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë dhe ushqimeve bazë. Krahasuar me një vit më parë, kostoja mesatare e një “Margherita” të thjeshtë u rrit me gati 30% në dhjetor. Analiza e ushqimit të preferuar tradicional italian zbulohet nga indeksi i ri mujor i “Pizza Margherita” i Bloomberg, i cili synon të japë një pasqyrë të rritjes tronditëse të kostos së jetesës për italianët duke vlerësuar përbërësit në përgatitjen e një prej vakteve më të njohura dhe më të thjeshta në…
Ish-shefi i ushtrisë Petr Pavel fitoi zgjedhjet presidenciale në Çeki të shtunën pas një fushate në mbështetje të fortë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe për ndihmën për Ukrainën. Gjenerali në pension 61-vjeçar që kandidonte për herë të parë për postin, parashikohet të fitojë me më shumë se 58% me pothuajse të gjitha votat e numëruara, duke lënë pas ish-kryeministrin miliarder Andrej Babis, një figurë mbizotëruese por polarizuese në politikën çeke gjatë dekadës së fundit. Zoti Pavel, që bëri fushatë si i pavarur dhe kishte fitoi mbështetjen e qeverisë së qendrës së djathtë, përcolli një mesazh uniteti dhe qetësie kur…
Flamur Noka ka sulmuar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën, pasi përjashtoi kreun e PD-së, Sali Berisha nga seanca parlamentare e të enjtes së shkuar. Noka i është drejtuar Nikollës, duke e quajtur kukull barbie. “Po bëhet gjithçka që opozitës ti ndërpritet zëri.Ky është monizëm. Ne kërkuam kryeministrin në sallë. Ne kërkuam që kjo të zhvillohet. Kanë vënë një kukull Barbie që të mos vazhdojë seanca. A mundet Rama dhe kukulla e tij t’i përjashtojnë të gjithë? Nuk munden.Këta vazhdojnë të bëjnë përpjekje të neveritshme. Unë ndjej keqardhje për kukullën barbi, e trajtojnë si ato matrioshkat”, u shpreh Noka TE “Kjo…
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto dhe homologu i tij francez, Sebastien Lecornu, zhvilluan sot një takim një orësh, ku folën për situatën në Ukrainë. “Është e rëndësishme që ushtria e Italisë dhe Francës të bashkëpunojnë rreth të ardhmes. Ne kemi trajtuar një sërë çështjesh duke filluar nga fronti lindor dhe çfarë po ndodh në Ukrainë. Ne kemi rënë dakord që lufta e nisur nga Rusia është kërcënimi më serioz për paqen dhe stabilitetin e Evropës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, tha ministri italian. Gjatë një deklarate për mediat, Crosetto foli rreth mundësisë së një ofensive të…