Presidenti Bajram Begaj ka takuar në këtë ditë të veçantë shkrimtarin Ismail Kadare. Në 87-vjetorin e ditëlindjes, Begaj e ka vizituar mjeshtrin e letërsisë shqipe në shtëpi. Ka qenë vetë kreu i shtetit i cili në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar disa foto nga takimi. Presidenti shkruan se Kadare është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë. “Patëm kënaqësinë që së bashku me Armandën, t’i uronim sot ditëlindjen mjeshtrit të letersisë shqipe, Ismail Kadare. I përkthyer në mbi 45 gjuhë, ai është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë, shkrimtari…
Author: tirana
Një 60-vjeçar dhe nëna e tij e moshuar kanë vuajtur nga duart e tre banditëve, të cilët i rrahën, i lidhën dhe u lidhën gojën për t’i grabitur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drymos të Vonicës, Greqi. Mediet greke bëjnë me dije se brenda pak orësh u bë arrestimi i njërit prej autorëve, një 32-vjeçar me origjinë shqiptare. Tre sulmuesit, të cilët kishin të mbuluar tiparet e tyre, hynë në shtëpi në orët e para të së enjtes nga një dritare e pasiguruar, rrahën dhe imobilizuan me thikë 60-vjeçarin, të cilin më pas e lidhën me nënën e tij të…
Operacioni Fijet vijon në qarqet Gjirokastër dhe Dibër. Policia ka njoftuar se ka ç’montuar 3 kamera në Memaliaj dhe 1 në Burrel. 2 persona janë nën hetim. “Vijon plani operacional i koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Në fazën e gjashtë dhe të shtatë, operacioni po vijon në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, ku janë vënë në hetim 2 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Gjatë kontrolleve, Policia çmontoi në Memaliaj, 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P.…
Pas grupit të Sali Berishës, edhe Partia e Lirisë ka dorëzuar në KQZ kanidaturat për anëtar të KZAZ-ve. Sipas shortit të hedhur në KQZ komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift do t’i drejtojë Partia Socialiste, dhe ato ato me numër tek Partia Demokratike. Ndërkohë anëtarët e KZAZ-ve do të ndahen 2 PS, 2 PD, 1 PSD e Tom Doshit dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë.
Një nxënëse e Liceut në Patras të Greqisë dyshohet se ka rënë viktimë e ngacmimit seksual nga një mësues, pas denoncimit që ka bërë nëna e saj te drejtoresha e shkollës. Siç raportojnë mediat greke, nëna e inatosur ka shkuar në shkollë mëngjesin e së premtes dhe është ankuar se një ditë më parë 17-vjeçarja dhe shoku i saj i klasës po lexonin anglisht gjatë pushimit. Më pas, mësuesi i ishte afruar dhe i kishte hedhur fjalë. Nxënësja ka reaguar duke qarë, ndërsa drejtoresha e shkollës së mesme ka thirrur mësuesin për shpjegim. Mësuesi mohoi akuzat duke pretenduar se ishte…
Një burrë është ndaluar nga Policia Kufitare e Rinasit pasi i janë gjetur në valixhe 42.300 euro të padeklaruara. Mësohet se gjatë kontrollit të bagazheve, shtetasit me iniciale “J.M”, i janë gjetur eurot dhe si pasojë po procedohet penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë. Njoftimi i Policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve…
Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për të dhënë shpjegime për skandalin McGonigal.Shkresa është përcjellë zyrtarisht nga kryetari i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj i krahas parashtrimit të fakteve se pse kërkon këtë interpelancë urgjente, numëron dhe disa pyetje për të cilat sipas tij duhet të përgjigjet Edi Rama. “Në këto kushte ngrihen disa pyetje, të cilave deri më tani Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’u japë përgjigje: (i) Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi? (ii) Cfarë është diskutuar gjatë këtyre takimeve? (iii) Si e takoi Kryeministri, zyrtarin e…
Perversiteti i Policisë sekrete në kohen e regjimit shkonte deri në përgjimin e çifteve në dhomën e gjumit. Zgjidhja me “çimkat” e pranishme në çastet intime të qytetarëve për të regjistruar ç’mund t’u shpëtonte në shkujdesje e sipër, funksionoi si një teknologji e tmerrshme, që viktimizoi jo pak qytetarë të pafajshëm. Për këtë mënyrë monstruoze përgjimi është folur e shkruar shpesh vitet e fundit, madje aty-këtu është cekur edhe përgjimi sekret në dhomën e gjumit, por pohimet kanë mbetur në kuadrin e dëshmive të përgjithshme. Për herë të parë, gazeta “Panorama” ka zbuluar një dokument autentik të policisë sekrete, me…
Me Melisa Lleshin jemi njohur në Përputhen, por pas saj e kemi parë e në kompeticione të tjera. Sonte, Melisa i është bashkuar banorëve në BB VIP. Ajo është banorja më e re, madje rikujtojmë se kanë qenê në të njëjtin sezon me Atdheu, kështu që e ka një mik aty. Gjithësesi le ta shohim si do të shfaqet.
Është zbardhur dosja e trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Anëtarët e grupit kriminal në komunikimet e tyre të vazhdueshme kishin përdorur një gjuhë të koduar, për sasinë dhe llojin e lëndës narkotike. Në fletoren e sekuestruar nga autoritetet italiane shkruhen dhe simbolet përkatëse që i përgjigjen një sasie apo lëndë të caktuar narkotike. Mësohet se lënda e parë narkotike që autoritetet italiane u kanë sekuestruar këtyre personave daton në vitin 2016. Më pas banda kriminale është mbajtur nën përgjim deri në vitin 2023 kur u dhanë dhe masat e arrestit. Përgjimet: Enkeleda BAKALLI: dhe ketij (DALLUPI Rexhep), i ka ardhur (droga)..…
Administratori i një call center-i në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, ndërsa 4 punonjës operator po procedohen penalisht, pasi mashtronin shtetas të huaj nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive. Ata u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex. Ndërkohë, gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. “Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i…
Kryetari i PD në Vaun e Dejës, Gentjan Ndoj ka kundërshtuar propozimin e deputetit Enkelejd Alibeajt lidhur me kandidaturën për këtë qark në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një njoftim për mediat, Ndoj shprehet se Dega e vaut të Dejës ende nuk ka dërguar ndonjë propozim pranë PD-së qendrore dhe thekson se e përgënjeshtron çdo lajm zyrtarizmin e kandidaturës. Sakaq shton se çdo vendim i ndryshëm është anti-stautor, pasi kërkohet bashkim për kandidatë për të mundësuar fitoren në zgjedhje. Deklarata e plotë: Partia Demokratike, Dega Vau Dejës pasi u njoh me një lajm mediatik lidhur me kandidaturën e PD-së…