Author: tirana

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në zonën e Freskut, ku një person është tentuar të vritet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, raportojnë se në sherr janë përfshirë dy të rinj. Mësohet se shtetasi G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 25 vjeç.

Read More

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasin S. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: – B. D., 35 vjeç, banues në Pezë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë dhe një dorezë metalike; – E. O., 32 vjeç, banues në Tiranë,…

Read More

Goditet një rast i tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga një 36-vjeçar. Sekuestrohen sasi dozash me kokainë, gati për shitje. Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. I., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me kokainë, gati për shitje. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bagazhin e automjetit të tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Read More

Në një intervistë për median malazeze, A Plus TV, kryeministri Edi Rama është shprehur se bota po jeton në kohë të vështira, por përtej kësaj, është shprehur optimist sepse thotë se ka lajme të rëndësishme që vijnë nga Ballkani Perëndimor. Për kreun e qeverisë, Ballkani perëndimor ka një pozicion në arenën ndërkombëtare më të vlerësuar, duke theksuar se po punohet shumë fortë që ky rajon të mos jetë një vatër konfliktesh. “Nuk do të jetë kurrë e lehtë dhe nuk pres që të bëhet më e lehtë. Mendoj se të gjithë duhet të përgatitemi për faktin se do të bëhet…

Read More

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito bisedojnë herë pas here natën vonë, ku nuk mungojnë as komentet për raportin që kanë krijuar ata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Mbrëmë këngëtari i thotë se “ka frikë se duke e ditur se sa shumë ndjen ai për të, ajo ka përdorur atë shumë bukur, jo në mënyrë shfrytëzuese”. Menjëherë reagon moderatorja, e cila thotë “nuk je as i pari dhe as i fundit”. Këto fjalë duket se nuk i pëlqyen këngëtarit, pasi i ndryshoi edhe mimika e fytyrës. Por Kiara i thotë se e tha gabimisht, u shpreh gabim. Ajo shtoi se…

Read More

Mes shumë urimesh për shkrimtarin e njohur, Ismail Kadare, nuk ka munguar as ai kryeministrit Edi Rama, i cili ka postuar në rrjetet sociale një foto të Kadaresë, shoqëruar me një urim të gjatë. Ndër të tjera, Rama e ka falenderuar në shenjë mirë mirënjohje për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe, duke ja bërë edhe më të madhe dashurinë për këtë gjuhë të hatashme, të cilën shqiptarët kanë fatin të flasin dhe shkruajnë si gjuhë amtare. Sipas Rames, po mos te ishte Kadareja nuk do ta kishte njohur gjeniun e poezisë ruse, Majakovskin Urimi i plotë: Duke…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të RSH, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 Euro, të padeklaruara. Arerstimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Sipas një studimi të kryer në vitin 2016 vendi i parë në botë që ka probleme me mbipeshën është një nga ishujt më të largët, shtëpia e plazheve piktoreske, rërës së artë dhe madje edhe një liqeni nëntokësor. Megjithatë, ishulli Nauru i Paqësorit nuk është vetëm në krye të tabelës për të qenë një nga destinacionet më luksoze të pushimeve. Të dhënat sugjerojnë se është në fakt vendi me probleme me obezitetin. Pothuajse nëntë në 10 njerëz në ishull, janë mbipeshë ose obezë. Në të kundërt, Vietnami mban vlerësimin si kombi më i dobët. Vetëm 18.3 për qind e popullsisë…

Read More

“Të bindë pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që të njohin pavarësinë e Kosovës, e cila më pas mund të shërbejë si atu për njohjen reciproke të Beogradit dhe Prishtinës. A është ky një nga qëllimet e planit evropian (plani franko-gjerman), i cili do ta vendoste Serbinë përfundimisht në një pozitë “mat” dhe do t’i jepte fund një çështjeje dhjetëvjeçare, valët e së cilës prekin të gjithë rajonin?” Kështu e nis shkrimin media serbe “Blic”. Sipas këtij artikulli, versioni i tretë i planit Scholz-Macron është në tavolinë dhe pjesëmarrësit në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë vënë në dijeni për…

Read More

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Tirol të Austrisë, policia austriake arrestoi 13 persona, mes tyre edhe 5 shqiptarë, të cilët merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet me dije se janë se sekuestruar mbi 26 kg marijuanë me vlerë rreth 260 mijë euro. Policët hetuan 16 të dyshuar dhe më pas në nëntor dhe dhjetor 2022 kontrolluan gjithsej 13 apartamente në rrethet e Kufstein, Innsbruck Land, qytetin e Innsbruck dhe Steyr. Më pas policia ka zbuluar mbi 26 kg marijuanë, në vlerë rreth 260 mijë euro, si dhe janë sekuestruar disa telefona dhe një makinë. Sipas…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i dyfishtë mbrëmjen e djeshme në Gramësh, ku Xhevat Sinani vrau me sëpatë gruan dhe vëllanë. Mësohet se autori, 80-vjeçar kishte disa ditë që ishte kthyer në fshat ishte larguar së bashku me bashkëshorten për festat jashtë vendit. Mësohet se viktima njëkohësisht dhe vëllai i Xhevatit, jetonte i vetëm në fshat pasi bashkëshortja i kishte ndërruar jetë disa vite më parë. Lidhur me krimin, mësohet se 80-vjeçari pasi ka kryer krimin e rëndë i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes. Më pas ka shkuar tek disa…

Read More

Para dy ditësh në “Big Brother VIP”, Luizi habiti me fjalët që tha për ish-in e Kiara Titos, Butrint Imerin. Ai tha se vetëm nëse hyn ish i dashuri i Kiarës mund ta nxjerrë jashtë loje. “Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet. E vetmja gjë që shoh unë, që mund të më largojë komplet jashtë loje, po supozojmë, është që të hyjë ish-i dashuri i Kiarës. Ai më nxjerr jashtë komplet, pa më bërë asgjë, thjesht prania e tij. Sepse unë…

Read More