Author: tirana

Olta dhe Efi konsumuan një darkë pak ditë më parë nën shoqërinë e njëra-tjetrës, ku folën gjerë e gjatë për të qetësuar tensionet mes tyre. Gjatë një bisede me Valbonën, Xhonin dhe Bjordin, aktorja u shpreh se është pajtuar me Efin vetëm për hir të lojës. Ajo shtoi se nëse dikush nga jeta jashtë i drejtohet asaj në të njëjtën mënyrë, ajo nuk e sheh më kurrë me sy. Aktorja shtoi se atmosfera e darkës, pra e gjithë përgatitja dhe qirinjtë, ndikuan në qetësimin e raportit të tyre.

Read More

Sot, Dea ka bërë të qartë se nuk ka ndjenja romantike ndaj Amosit. Gjatë një bisede me banorët, ajo u shpreh se Amos i duket vetëm simpatik. Dea: Është simpatik por nuk kam ndjenja romantike ndaj tij Kristi: Të tërheq vetëm fizikisht domethënë? Dea: Unë me atë njeri rri përditë dhe është njeriu më i afërt për mua këtu dhe sigurisht e vlerësoj në çdo dimension Olta: Ne jemi shumë të mërzitur sepse shkoni shumë Dea: Unë jam mërzitur për vete shumë për shumë arsye, e para se nuk dua të ndihem sikur i kam dhënë sinjale dhe i kam dhënë…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 35-vjeçarin me iniciale G. M. për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Në rrugën “Demokracia”, ai ka aksidentuar një të mitur 9-vjeçare, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 9-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së njoftimit, menjëherë policia organizoi punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale bënë të mundur identifikimin e targës së motomjetit dhe më pas të drejtuesit të tij.

Read More

Një sasi prej 4.5 tonësh lëndë narkotike e llojit kokainë është sekuestruar në Spanjë. Policia spanjolle ka sekuestruar 4.5 tonë kokainë, e cila vlerësohet 105 milionë euro, në një anije pranë Ishujve Kanarie. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se janë arrestuar 28 anëtarë të ekuipazhit të anijes “Orion Five”. Anija që lundronte nën flamurin e flamurit të shtetit të Togos, raportohet se ishte nën vëzhgimin e policisë prej kohësh. Në portin e Las Palmas, policia gjithashtu sekuestroi në një anije tjetër një sasi të vogël droge.

Read More

Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të shtunën në Sofje se struktura të caktuara po përpiqen ta kthejnë Maqedoninë e Veriut nën ndikimin e Rusisë. Ai nuk saktësoi se kush janë ato struktura, por pretendimet e tilla i ndërlidhi me incidentin e 16 janarit në Ohër Maqedoninë e Veriut, ku u sulmua fizikisht një pjesëtar i një klubi bullgar në këtë qytet. “Një akt i tillë si rrahja e një bullgari e vendos publikun plotësisht në anën e të rrahurit dhe mund të na çojë në një drejtim tjetër që është plotësisht në favor të Putinit dhe planeve të tij gjeostrategjike…

Read More

Nga Ben Blushi: ISMAIL KADARE, PASDITE Duke i uruar Ismail Kadaresë ditëlindjen, po botoj bisedën që kam bërë me të si pjesë e librit tim “41 Sekrete”. Alda Bardhyli, Ismail Kadare dhe unë u gjendëm një të diel pasdite në një kafene në bllok. Ata morën nga një kafe dhe ndezën një cigare. Unë mora një ujë. Del shpesh, Ismail, e pyeta. Mundohem të dal sa më shpesh, tha Ismaili. Lexon? Nuk lexoj më asgjë. Po televizor shef? Shof ndonjë film, po nuk e mbaroj. Pse e thua këtë, ti shef shumë filma, tha Alda Bardhyli. Ashtu? Po çfarë filmi…

Read More

Banorja më e re në “Big Brother VIP” në Kosovë, Melisa, është shprehur gjatë një bisede me një tjetër konkurrent se dëshiron të adoptojë një fëmijë. Sipas saj, kjo që mund të ndodh gjatë vitit të ardhshëm. “Unë kam qejf më adoptu një fëmijë, jam tu dashtë me bo shumë gjëra se ka shumë gjëra, edhe nga viti tjetër ndoshta”, u shpreh ajo.

Read More

Studimi i kryer nga Global Product Prices (GPP), i cili krahason koston e mallrave dhe shërbimeve në mbarë botën, tregon se Zvicra ka vezët më të shtrenjta nga 91 vende të përfshira në sondazh. Dhjetëra vezë kushtojnë këtu ekuivalentin e 6,73 dollarëve, që shndërrohen në 6,18 franga. Por a është e saktë kjo llogaritje? Një analizë më e afërt tregon nuanca të ndryshme. Së pari, vezët në supermarketet zvicerane zakonisht shiten në pako nga katër, gjashtë ose 10, kështu që GPP duhet të ketë ekstrapoluar çmimin për qëllimet e studimit të tij. Gjithashtu, nuk është e qartë se cili kombinim…

Read More

Ndeshja Burreli-Besa është dominuar nga matjanët për 90 minuta. Kjo për meritë të lojtarëve të skuadrës vendase si dhe teknikut Dorjan Bubeqi, i cili dje u prezantua nga kryebashkiaku Agron Malaj. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë nga Toma. Ishte një gjuajtje e bukur, nga 30 metra, çka solli gëzim te tifozët e pakët në tribunën VIP, pasi Disiplina e ka dënuar gushën e skuadrës matjane, pesë ndeshje do të luhen pa tifozë. Pjesa e dytë faktoi se lojtarët e të dyja ekipeve treguan shenja lodhjeje. Atëherë kur pritej mbyllja e ndeshjes sulmuesit goditën fort…

Read More

Një tjetër aset arkeologjik i është shtuar qytetit të Durrësit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka bërë me dije se gërmimet arkeologjike që i paraprinë hapjes së themeleve të shkollës “Eftali Koçi” zbuluan rrënojat e një muri, ku vihen re disa faza ndërtimi, duke filluar prej periudhës arkaike. Sipas ministres ky zbulim është një nga më të rëndësishmit gjatë viteve të fundit i cili hedh dritë mbi ndarjen e qytetit antik duke konfiguruar hapësirën urbane dhe hapësirën funerare me nekropolin, si dhe atë të shenjtë. “Një aset i ri arkeologjik i shtohet qytetit të Durrësit! Gërmimet arkeologjike që i paraprinë…

Read More

Klevis Balliu, duke folur sërish për skandalin McGonigal, sqaroi se PD dënon aktin, ndërsa shtoi se heshtja e drejtësisë shqiptare në lidhje me ngjarjen është e turpshme. Në një deklaratë për mediat, shefi i Organizimit të Partinë Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se kërkon të mbajë pushtetin duke mbytur kundërshtarin dhe se synon asgjësimin e pluralizmit në vend. Deklarata: Sot në mbarë botën diskutohet, analizohet dhe hetohet për një skandal global agjenturor, ku përfshihen fijet e KGB me agjentë të dyfishte, në të cilin është i përfshirë, i përmendur dhe me një rol themelor në Edi Rama. Ndryshe nga bota, në…

Read More

Ish-anëtari i grupit One Direction, Harry Styles ka pësuar një incident të sikletshëm teksa po mbante koncertin e tij të fundit. Teksa këndoi “Music for a Sushi Restaurant” për audiencën e tij në Ingleëood, Kaliforni, kur u ul në gjunjë, atij iu grisën pantallonat. 28-vjeçari e menaxhoi situatën më sportivitet, duke e çuar performancën deri në fund.

Read More