Author: tirana

Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj ka folur në Report Tv për lidhjet e Sali Berishës me Agron Nezën, i cili përmendet si personi A në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së Chales McGonigal, të cilit i ka dhënë hua 225 mijë euro. Sali Berisha ka mohuar se ka lidhje me Agron Nezën, ndonëse është publikuar një foto mes tyre. Haklaj thotë se Berisha sa herë që ka probleme thotë se nuk e njeh, por në fakt ai ka pasur lidhje të ngushta me Nezën. Sipas Haklajt, Berisha i kishte premtuar Agron Nezës se do ta bënte pjesë të kabinetit qeveritar. “Djali i…

Read More

Enkelejed Alibeaj dhe Sali Berisha nuk duket se do i ulin armët ndaj njëri-tjetrit, pasi nga dita në ditë përçarja e Partisë Demokratike sa vjen e thellohet, ku përfaqësimi i opozitës me dy kandidatë në zgjedhjet vendore të 14 majit është i pashmangshëm. Kjo pasi grupimi i Alibeajt ka vendosur të dërgojë listë të veçantë të kandidatëve në KQZ, ku përballë do të ketë jo vetëm kandidatët e Partisë Socialiste, por edhe ato të PD-së të drejtuar nga Sali Berisha. Bëhet fjalë për bashkitë e Vaut të Dejës dhe Patosin, ku grupimi i alibeajt njofton se do të jenë në…

Read More

Strukturat hetimore të DVP Korçë, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve Korçë e Pogradec, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë…

Read More

Pas gati 30 vjetësh, projekti i “Korridorit 8” kthehet si pjesë e infrastrukturës kryesore europiane TEN-T. Ky klasifikim do të angazhojë fonde për të përfunduar aksin rrugor, hekurudhën, portet etj., e me standardet më të larta të BE-së, deri në vitin 2030. Projektet në këtë aks, për momentin, janë kaotike, por Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria e kanë shpallur këtë projekt strategjik. Situacioni i punimeve në pjesën shqiptare të rrugës dhe hekurudhës. “Korridori 8” është projekti bërthamë i infrastrukturës në vendin tonë, pasi do të çojë në një rang tjetër flukset në porte, aeroporte dhe logjistikë. Infrastruktura e Shqipërisë…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i punës operacionale, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kriminalitetit, në çdo formë të shfaqjes së tij, si dhe të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”. Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të mbikalimit të Patokut, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe pasagjer shtetasin G. B., 22 vjeç (vëllezër), të dy banues në Kurbin. Gjatë kontrolleve fizike të ushtruara ndaj tyre, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, në çantë, një…

Read More

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesazhi” është vënë në pranga 33-vjeçari D.N., i cili dyshohet se është autor i 2 prej ngjarjeve me eksploziv në Shkodër të ndodhura në vitin 2020. 33-vjeçari u arrestua si autori i dyshuar i vendosjes së lëndës eksplozive, e cila ka shpërthyer në banesën e oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Shkodër P. M. dhe në banesën e qytetarit Z. B., ngjarje të ndodhura në datë 4 Janar 2020, në qytetin e Shkodrës. Bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”…

Read More

Fituesi i “Talent Show-t” që u zhvillua në “Big Brother Vip Albania”, do të përzgjidhej nga vetë publiku përmes pëlqimeve në faqen zyrtare në Instagram. Ashtu si pritej, Luiz Ejlli, i cili performoi këngë me Tea Trifonin, mbizotëron me numrin e pëlqimeve dhe komenteve, mirëpo edhe ajo e Oltës nuk ngelet mbrapa. Aktorja performoi një monolog përballë banorëve dhe publikut, por të gjithë vunë re diçka të çuditshme në pëlqimet e postimit. Së pari, si me “magji” numri i pëlqimeve në postimin për Oltën, u rrit me 74 mijë në pak minuta. 52 minuta pas postimit të videos, Olta numëronte…

Read More

Moti këtë të shtunë do të jetë me kthjellim, vranësira mesatare dhe mjegull në verilindje. Temperaturat minimale në vendin tonë do të luhaten -4 deri në 7 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 3 -6°C në veri, 12-14°C ne zonën e ulët dhe bregdet. Era do të fryjë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8-15 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 4 ballë.

Read More

Dashi Kjo ditë ofron emocione të bukura ndaj mos u përmbani në dashuri. Në punë ka ende nevojë për t’u përkushtuar dhe për të dhënë shumë, por frytet e punës tuaj do të shpërblehen me një super sukses. Demi Bëni kujdes sepse kjo ditë sjell disa dyshime për marrëdhënien tuaj të dashurisë. Megjithatë, përpiquni të hiqni mendimet negative. Në aspektin profesional, mos ngurroni që ta ngrini zërin në punë dhe të ju tregoni të gjithëve se kush jeni. Binjakët Yjet ju nxisin t’i përkushtoheni pak më shumë dashurisë që keni mbajtur kohët e fundit. Në punë ndiheni pak të humbur,…

Read More

Tetë persona u vranë nga të shtënat në një sinagogë në Jerusalemin Lindor të premten mbrëma, raportoi Jerusalem Post. Agjencia izraelite Magen David Adom (ekuivalenti i Kryqit të Kuq) tha se të paktën dhjetë persona u plagosën ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Terroristi, banor i Shuafatit, hapi zjarr ndaj njerëzve që dilnin nga sinagoga pas lutjeve të së premtes mbrëma dhe më pas u vra nga forcat e sigurisë pasi tentoi të arratisej me një makinë.

Read More

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF ku nuk mungoi humori. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Lala, nuk e kurseu batutën me personazhin e momentit, pasi lexoi 11 futbollistët më të mirë të vitit që lamë pas. “Meqë paska vende bosh mund të fusim edhe Luizin e Big Brother-it”, u shpreh Lala duke buzëqeshur.

Read More

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë fjalës së tij në mbrëmjen “Gala e më të mirëve të 2022” për futbollistet dhe futbollistët ka listuar një sërë arritjesh të vitit që lamë pas. Nga Teatri i Operës dhe Baletit Duka tha se vitit 2022 ishte një vit i mbushur me plot ngjarje, evente të ndryshme në futbollin shqiptar. Gjithashtu, presidenti u ndal edhe te kryeministri Edi Rama të cilin e falenderoi për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me Federatën Shqiptare të Futbollit për realizimin e stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës. Duka bëri me dije se Rama nuk është i…

Read More