Author: tirana

Avokati Spartak Ngjela është përplasur me moderatoren Sidorela Gjoni në studion e Euronews Albania dhe mesa duket shkak është bërë një keqkuptim. Teksa i është referuar Sali Berishës, Ngjela tha se ky i fundit flet me logjikën e një fshatari, por kjo fjalë u keqkuptua nga Gjoni e cila ka kërkuar që të mbyllet biseda. Më pas avokati e sqaroi dhe intervista në studio vijoi normalisht. @breakingnewsalb #spartakngjela #ngjela #spartakngjelasherr ♬ original sound – Breaking News Albania

Read More

Policia e Kolonjës ka vënë nën hetim 24 vjeçarin e identifikuar si Oresti Mezini pasi ka vrarë me armë gjahu një kalë dhe gjithashtu plagosi kalin tjetër në pronësi të Jonida Hënës. Ndaj të riut rëndon akuza e veprës penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Pronarja e fermës “Sotira Agroturizëm”, Jonida Hëna ka reaguar pasi policia e Kolonjës njoftoi nisjen e hetimeve në gjendje të lirë të 24 vjeçarit Orest Mezinit i cili vrau kalin e saj dhe plagosi një tjetër. Në reagimin e bërë ajo shkruan se hetimi në gjendje të lirë të të riut, që është fqinj i tyre, bën që të…

Read More

Ky edicion i dytë i BBVip po merr përmasa “të frikshme”. Si asnjëherë tjetër një banor nuk ka marrë kaq shumë mbështetje nga publiku, siç po merr Luiz Ejlli. Në rrjete sociale janë hapur qindra profile me emrin e Luizit dhe në mbështetje të tij. Ka nga ata fansa që shpalosin banera në rrugë me foton e Luizit, ka lokale që ofrojnë pije falas në mbështetje të tij, ka pasur nga ata që kanë bërë tatuazh fytyrën e këngëtarin dhe së fundmi ka nisur trendi i bërjes së thonjve me emrin e Luizit. Për më shumë shihni fotot e mëposhtme:

Read More

Policia ka reaguar për vrasjen e një kali ditën e djeshme në zonën e Shelegurit në Leskovik. Në njoftim bëhet me dije se autori është identifikuar dhe rezulton të jetë një 24-vjeçar me iniciale O. M. Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, më datë 26.01.2023, gjatë natës, në fshatin Shelegur, ka vrarë me armë gjahu 1 kafshë pune (kalë) dhe ka plagosur 1 tjetër kafshë.

Read More

Në Suedi, Rasmus Paludan, lideri i partisë të së djathtës ekstreme Starm Krus, dogji Kuranin para ambasadës turke në Stokholm. Politikani danezo-suedez tha për gazetën Dagens Nyheter se djegia e Kuranit në Suedi nuk ishte ideja e tij. Ai pretendon se sugjerimi për të udhëtuar në Suedi dhe për të djegur Kuranin erdhi nga gazetari Chang Frick, i cili bashkëpunoi me degën e kanalit propagandistik rus Russia Today. “Ideja e tyre ishte të digjnin Kuranin para ambasadës turke”, tha Paludan. Sipas Paludan, ai ka marrë edhe ndihmë financiare nga Frick, e cila ishte e nevojshme për të marrë një leje…

Read More

41-vjeçarja trondit me rrëfimin e saj, kur merr guximin të bëjë për herë të parë publike historinë e një incesti në familje. Historia e Anës i kalon kufijtë e njerëzores. E dhunuar barbarisht dhe e detyruar të dalë në rrugë ky nuk ishte për të fundi i marrëzisë.Ana nga një qytet në veri të Shqipërisë, ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike fillimisht nga vëllai e më pas partneri.Pasi emigroi në Itali, 25 vite më parë ajo u bë nënë për herë të parë, por braktiset nga bashkëshorti. E mbetur vetëm me foshnjen në një vend të huaj, ngrohtësinë…

Read More

Një fëmijë 8 vjeç, i cili kishte shkuar bashkë me familjet e tij për të kaluar disa ditë pushime në Australi, është goditur nga rrufeja në Barrack Point të Shellharbour. Në videon e publikuar më poshtë, shihet djaloshi teksa futet në det bashkë me prindërit dhe vëllanë e vogël. Pak momente më pas, atë e godet rrufeja dhe bie në ujë pavetëdije. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa raportohet se gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Read More

Dy automjete janë përplasur në aksin Korce Pogradec, ne afërsi të fshatit Bulgarec. Njëri prej mjeteve humbi kontrollin dhe ra në kanalin anësh rruges. Mësohet se dy fëmijë dhe një grua që kanë qenë brenda mjeteve, janë dërguar në spital për kontroll, por janë jashtë rrezikut, pa dëmtime.

Read More

Një tjetër zarf i zi ka mbërritur ditën e sotem, teksa kësaj radhe fajtor ka qenë Armaldo. Ai është hedhur në pishinë duke dëmtuar mikrofonin dhe duke thyer kështu një nga rregullat kryesor të Vëllait të Madh. Menjëherë pas këtij veprim Vëllai i Madh ka reaguar duke dërguar një zarf të zi teksa u ka hequr të drejtën e fjalës të gjithë banorëve nisur që nga momenti që lexohet zarfi dhe deri tek “Talent Show” që kanë për të zhvilluar të shtunën e spektaklit të madh. Në të kundër, nese ky rregull thyhet pasojat janë më të rënda, duke mbetur…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka lobuar që SHBA ta shpallë non-grata. Në një intervistë në Faxnews, Meta tha se është për të ardhur keq që një kryeministër lobon kundër Presidentit të vendit dhe zyrtarët amerikanë që përfshihen në këto çështje.Përsa i përket arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Meta hodhi dyshime se Charles McGonigal mund të ketë edhe më shumë vizita në Tropojë se sa ato që janë publikuar në akt-akuzë. Meta: Edi Rama dhe vetëm ai dhe personi i kapur në shantazh përmes këtyre lobimeve nga opozita, kanë lobuar shumë për shpalljen…

Read More

Dy banorët e “Big Brother VIP”, Diola dhe Xhonatani u caktuan dje që të bënin një kërcim bashkë, në kuadër të lojës “Talent Show”. Provat e tyre u bënë në dhomën e surprizave dhe si sfidë ishte caktuar një këngë e njohur latine. Afrimiteti mes tyre u komentua nga Armaldo dhe Olta, të cilët ishin të mendimit se Xhoni ka një pëlqim për Diolën dhe se ai ka eksperienca me vajzat më të mëdha në moshë.

Read More

Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kap me disa pako kanabis në automjetin e tij pas një kontrolli rutinë. Mediat britanike kanë bërë me dije se 31-vjeçari Eljo Agalliu, u kap në mjetin e tij Volksëagen Passat, ndërsa në momentin e kontrollit i dha një emër të rremë oficerëve. Gjatë kontrollit të mëtejshëm në sediljet e pasme oficerët i gjetën Agalliut disa pako të mbyllura me kanabis në një qese plastike, që mendohet se kishte një vlerë prej rreth 28 mijë paundësh. Mësohet se Agalliu po punonte si korrier droge për të shlyer një borxh…

Read More