Author: tirana

Një zyrtare e lartë e Gjermanisë tha të premten, më 27 janar, se ajo shpreson se vendi i saj do të marrë nga Australia hidrogjen të prodhuar nga burime të ripërtërira të energjisë, deri në vitin 2030. Të dy vendet kanë përshpejtuar planet për të bashkëpunuar në fushën e energjisë së pastër ndërsa Gjermania përpiqet të gjejë një zëvendësim për furnizimet me gaz natyror nga Rusia. Gjermania po promovon një politikë ambicioze për reduktimin e emetimeve të CO2 në “zero” deri në vitin 2045. “Hidrogjeni i gjelbër” shihet si lëndë djegëse kyçe për makineritë në industri dhe prodhimi i tij…

Read More

75-vjeçari Xhavit Sinani vrau me armë gjahu bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani për motive që ende nuk dihen. Autori është ndaluar nga policia, teksa familjarë të tij janë marrë në pyetje dhe janë shprehur të tronditur për ngjarjen. Ata kanë thënë se nuk e dinë se çfarë e ka shtyrë 75-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt të rëndë. Fillimisht autori ka vrarë me armë gjahu gruan e tij dhe më pas ka shkuar drejt banesës së vëllait. Ky i fundit ndodhej në oborr dhe pasi autori i është afruar, e ka qëlluar duke e lënë të vdekur.…

Read More

Policia italiane ka ndaluar një shqiptar në aeroport, pasi u kap duke transportuar një shumë parash jo të deklaruara. Gjatë kontrollit, atij i gjetën rreth 5 mijë euro. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, tha para autoriteteve se jeton prej vitesh në Itali. I pyetur për punën, ai tregoi se fillimisht punonte në të zezë dhe se tashmë posedon dokumente dhe punon në mënyrë të rregullt si murator. Një deklaratë e cila rezultoi që ishte e pavërtetë pas kontrolleve të kryera.

Read More

Sot pasdite në fushën sportive “Dali Farruku” Burrel u prezantua trajneri i ri i skuadrës matjane. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se në krye të pankinës së Burrelit do të jetë Dorjan Bubeqi.”Bubeqi, tha Presidenti i klubit burrelas, është një specialist i spikatur, i zoti dhe me kontribute në futbollin shqiptar. Ai me siguri do ta ngrejë më lart ekipin. Bubeqi, shtoi Malaj, dhe për këtë do të ketë mbështetjen e bashkisë dhe të tifozëve matjanë”.Tekniku Dorjan Bubeqi tha se ndjehej me fat që do të drejtojë një skuadër me emër në futbollin shqiptar siç është Burreli.”Unë dua…

Read More

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar me kërkesën e një grupit deputetësh të PD, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla pas seancës plenare kaotike të 26 janarit.Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj thotë se kjo nismë për shkarkimin e Zonjës Nikolla “është e pakonsultuar me grupin e PD”.“{Nëse ne do kishim votat për të hequr Nikollen nuk “shtiem” në ajër shkarkojmë Ramën dhe e mbyllim çështjen e pushtetit. Kësisoj i kursejmë vendit edhe revolucionin”, thekson Gjekmarkaj. Reagimi i Gjekmarkajt: Bie dakort me zotin Salianji! Nisma individuale per shkarkimin e Zonjes Nikolla është e pakonsultuar…

Read More

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident rrugor mbrëmjen e të enjtes në aksin Ura e Zezë-Cërrik. Tomor Kasa ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga një makinë tip “Golf” që drejtohej nga 35-vjeçari, Ervin Hysa. Goditja e fortë rezultoi fatale për 60-vjeçarin. Pas aksidentit shoferi u largua me vrap nga vendngjarja, por u arrestua pak minuta më vonë nga policia.

Read More

Xhevit Sinani, 75-vjeç, ka qëlluar për vdekje me armë gjahu bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit, si pasojë e një konflikti në familje. Pas krimit, mësohet se autori ka telefonuar menjëherë fëmijët, të cilëve iu ka treguar ngjarjen e rëndë. Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit.

Read More

Përmes një njoftimi zyrtar, Qendra Kombëtare e Binzesit u ka bërë me dije subjekteve se ka ndërmarrë ndryshime në shërbimin e rifreskimit të të dhënave të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar. Tashmë ccdo vendimmarrje e QKB-së do u përcillet bizneseve me vule elektrojnike, ndërkohë që shërbimi mundëson plotësimin e të gjitha mangësive në dokumentacion apo ndreqjen e gabimeve. Shërbimi elektronik “Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)” u ofrohet subjekteve që kanë një llogari në portal e-albania. Subjekti aplikon duke plotësuar formularin përkatës dhe deklaruar ndryshimin e kryer. Kjo pasi çdo subjekt,…

Read More

Mediat italine kanë publikuar pamjet brenda apartamentit në Campobello di Mazara ku strehohej bosi i mafias, Matteo Messina Denaro. Në dhomën e ndenjes duket një televizor, libra të renditur në një raft, piktura në mure si Luledielli i Van Gogut dhe postera të protagonistëve të filmit “The Godfather” dhe “Jocker”. Denaro u arrestua më 16 janar pas 30 vitesh në arrati. Messina Denaro u gjykua dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje të shumta. Këto përfshijnë vrasjen e prokurorëve antimafia në vitin 1992, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence…

Read More

Një studim i botuar në revistën BMJ zbuloi se çdo vit, gjithnjë e më shumë të rinj diagnostikohen me diabet të tipit 2. Ka pasur rreth 56 për qind rritje të diabetit tek njerëzit midis moshës 15 dhe 39 vjeç. Disa faktorë janë vërejtur si faktorë kontribuues në këtë çështje shëndetësore tek njerëzit. Ndër to, indeksi i masës trupore të njerëzve është vënë re si një nga arsyet kryesore së bashku me ndotjen e ajrit. Rezultatet e studimit na tërheqin vëmendjen për situatën alarmante e cila po shton rastet e diabetit tek të rinjtë. Çfarë e shkakton diabetin tek të…

Read More

Një shkollë është kritikuar për vendosjen e portave metalike nëpër tualete si pjesë e një politike për të kufizuar përdorimin e tyre gjatë orëve të mësimit. Nxënësit në Shkollën Castle View, një shkollë e mesme në Canvey, Essex, tani duhet të kërkojnë lejë nga mësuesi i tyre për të përdorur tualetet gjatë mësimit. Shkolla pretendon se tualetet janë të hapura në çdo kohë, por një prind tha se nxënësit janë të detyruar të presin radhë të gjata orarit të pushimit. Nëna, e cila kërkoi të mos i përmendet emri, tha: Është e neveritshme. Është sikur janë në burg. Fëmija im…

Read More