Banorët e shtëpisë së Big Brother Vip janë personazhe të njohur me shumë ndjekës në rrjete sociale, por futja e tyre në BBVip i ka rritur edhe më tepër ndjekësit. Eksperti i IT u shpreh se në rrjet ulje të shifrave të ndjekësve ka shënuar vetëm një nga banorët e Big Brother, Kejvina. Dalja e saj nga BBVip duket se ka sjellë dhe mospëlqimin e ndjekësve. “Duke parë edhe Tik Tokun trend ii ndjekjes së Big Brother nis që nga moshat e reja. Rritjen e ndjekësave e kanë pasur shumë personazhe, kryesisht në Instagram. Por ashtu si ka pasur konkurent…
Author: tirana
Pas disa ditë heshtje, Kejvina Kthella ka reguar për herë të parë lidhur me arsyen e skualifikimit nga “Big Brother VIP”, që ishte shuplaka ndaj Luizit pas një debati. Modelja ka shkruar se nuk është penduar as që ka hyrë e as që ka dalë nga Big Brother VIP, ndërsa iu ka kërkuar falje vetëm mbështetësve të Luizit. Sipas saj, ata janë të vetmit që janë prekur nga sjellja e saj. “Jeta vazhdon edhe nese “vdesim” … Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurresesi! Shpulla që une qëllova Luizin, jo vetëm qe…
Prokuroria e Shtutgartit bashkë me autoritetet e drejtësisë në SHBA arritën të shpartallojnë një rrjet ndërkombëtar të kriminalitetit kibernetik me emrin “Hive”. Hacker-at që nga mesi i vitit 2021 kanë sulmuar mbi 1500 sipërmarrje, ndër to 70 ne Gjermani, vunë në dukje autoritetet. Tre prej tyre kanë qenë në Baden-Vyrtemberg. Policia e kriminalistikës në Eslingen ran ë gjurmë të rrjetit gjatë hetimeve për një ndërmarrje të prekur në këtë rajon. “U sekuestruan shumë servera, të dhëna, account-e të rrjetit dhe të përdoruesve të tij”, njoftoi prokuroria e Shtutgartit dhe Presidiumi i Policisë në Reutlingen. Faqja e internetit të hacker-ave “Hive…
Efi dhe Kiara kanë folur së fundmi në lidhje me Tean. Kiara është shprehur se asaj i ndryshon fytyra kur e sheh duke u zënë me Luizin, duke nënkuptuar që i vjen mirë kur mes tyre ka debate. Kiara: E kam vënë re Tean që ka raste kur më sheh duke u zënë me Luizin dhe se si i ndryshon fytyra, por nuk kam dashur ta shikoj në këtë lloj forme. Efi: Ajo e humbi miqësinë me Luizin se aty e kishte, por unë kam përshtypjen realisht se dhe i pëlqente vëmendja e atij. Nuk po them në mënyrë të…
Një burrë 80 vjeç i ka dhënë fund jetës këtë të premte në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit në Fushë-Krujë. Policia bën të ditur se viktima është identifikuar me inicialet A.B. “Në Fushë Krujë, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi A. B., 80 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.
Ilir Meta ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama për lidhjet me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas tij, kreu i qeverisë ka përdorur pozitën e tij si Kryeministër për të urdhëruar hetime ndaj kundërshtarëve politik me qëllim shkatërrimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Kryetar i Partisë së Lirisë konfirmoi gjithashtu mbështetjen për protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha këtë të premte. “Jam i sigurt që do të bashkohen dhe gjithë shqiptarët e ndershëm e patriotë e do të ketë jehonë mbarëbotërore”, tha Meta. Më tej, Meta u shpreh se Rama është lider global vetëm për dy cilësi: për…
Arrestohet Aristir Dimo, 65-vjeçari i cili dyshohet se përplasi për vdekje me makinë një djalë të ri në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur katër ditë më parë, në unazën e qytetit. Dimo akuzohet se duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, Fiori Sula, 20 vjeç, i cili po lëvizte me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Mësohet se Dimo është konsull nderi në Bullgari.
Zjarr në një kuzhinë në fshatin Buqizë të Pogradecit. Zjarri ka rënë në një ambient të veçuar të banesës, që përdorej për të gatuar. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se zjarri ka ndodhur për shkaqe aksidentale. Shërbimet zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Policia e Tiranës ka goditur 2 raste të organizimit të lojërave të paligjshme të fatitit. Si rezultat, 5 persona kanë rënë në pranga, ndërsa janë sekuestruar 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro. Janë arrestuar Emrah Rizvani, 27-vjeç, Arlind Zenelaj, 23-vjeç, Renaldo Katragjini 38-vjeç, Greis Marxhushi, 20-vjeç dhe Uneis Hoxholli, 20-vjeç. Njoftimi i plotë i Policisë: Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Game Over”. Goditen 2 raste të organizimit të lojërave të fatit, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro. Shërbimet e Komisariatit të Policisë…
Zhvillohet procesi ndaj Ilir Selmanit dhe Elvis Gacaj, dy të akuzuarit e tjerë për vrasjen e ish-policit Santjago Malko. Shfaqen në seancë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar pamjet filmike të vrasjes së Malkos. Në seancën e sotme u panë të gjitha pamjet filmike ku tregohen lëvizjet e viktimës dhe të autorëve të dyshuar, se si ndiqet ai deri te ekzekutimi në rrugën “Xhanfize Keko”. Pamja që lidhet direkt me ngjarjen, është pamja e një kamere sigurie e një lavazhi në rrugën “Xhanfize Keko” ku makina e autorëve të dyshuar vjen dhe ndalon te dera e…
Grupi i Berishës ka dorëzuar në KQZ 230 emra për anëtarë të KZAZ-ve, duke kërkuar që vendet e Partisë Demokratike t’i plotësojë ajo. Emrat sapo janë protokolluar nga aministrata e KQZ, por pranimi ose jo i tyre do të vendoset nga Celibashi në seancë publike. Grupi i PD-së së Alibeajt ka njoftuar ti dorëzojë emrat e saj të hënën. Burime bëjnë me dije se Partia Socialiste pritet t’i dorëzojë emrat ditën e nesërme.
Distancimi i herë pas hershëm i Kiarës dhe ndrojtja e saj ndaj kamerave për të shprehur qartë ndjenjat ndaj Luizit, kanë stepur këtë të fundit. Duke folur me Amosin dhe Kiarën në oborr, Luizi i tha kësaj të fundit që nëse largohet prej saj, vështirë se kthehet më. Amos nga ana tjetër, i tha Luizit që t’i japë kohë Kiarës, por ai tha se nëse largohet një herë prej saj, nuk ka ‘burrë nëne’ të kthehet më pas. Ndonëse nuk e priti mirë deklaratën e Luizit, Kiara nuk e shfaqi mërzinë përballë tij.