Author: tirana

Tension mes Paolo Maldinit dhe pronarëve të rinj amerikan. Sipas Tuttosport, drejtori sportiv i Milan i kishte kërkuar drejtuesve një buxhet ekstra për të përmirësuar ofertën e tyre në drejtimin të Romës, për të siguruar shërbimet e Zaniolo-s. Nga New York në fakt i erdhi një përgjigje negative, me Cardinale që nuk ishte dakord për një investim të tillë afro 30 milionë euro për një lojtar që nuk ofron shumë garanci. Maldini nuk e ka pritur mirë këtë refuzim nga ana e Cardinale. Edhe plani B i Maldinit, ajo për Hakim Ziyesch, është e destinuar të mos realizohet. Kuqezinjtë e…

Read More

Rezidenca mbretërore në hotelin e ri superluksoz Atlantis The Royal në Dubai është ekskluzivisht për ata që dëshirojnë të vendosin duart thellë në xhepat e tyre, pasi kushton 100,000 dollarë një natë. Hoteli i ri Atlantis The Royal në ishullin Palm Jumeirah të Dubait thyen rekorde luksoze. Resorti, i cili pritet të bëhet destinacioni tjetër i nxehtë për elitën, është i shtrirë në gjashtë kulla dhe 43 kate me një pamje unike të Gjirit Persik dhe është i vendosur në blloqe. Nuk është çudi që këtu ndodhet suita më e madhe dhe me sa duket më e shtrenjtë në botë. Është “Rezidenca Mbretërore” që shtrihet në…

Read More

Kryetari i PD-se, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare sa i takon çështjes se fundit ‘Mcgonigal’. Berisha pohoi se kryeministri Rama është zhdukur prej 48 orësh, duke shtuar se nuk dihet nëse ai ka fluturuar jashtë vendit për të kërkuar ndihmë te George Soros. “Tirana po zien, një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë.Një revoltë e cila, pa diskutim do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike, de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit,…

Read More

Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme pasi dyshohet se ka kontrabandaur emigrantë shqiptarë për në Britani. Arrestimi u bë pasi ekipet e “Home Office” kishte marrë denoncime për kalim të paligjshëm të emigrantëve në Britani, përfshirë shtetas shqiptarë. 40-vjeçari akuzohet për komplot, për të ndihmuar imigracionin e paligjshëm. Ky është arrestimi katërt që bëhet nga autoritet britanike në lidhje me imigracionin e paligjshëm që synon të kalojë përmes kanalit të La Manshit. Ministri i Emigracionit, Robert Jenrick thasë: Ky arrestim është një dëshmi e mëtejshme e vendosmërisë sonë të palëkundur për të çmontuar bandat kriminale që përfitojnë nga kontrabandimi i…

Read More

Këshilli i Etikës ka miratuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e Sali Berishës dhe 4 deputetëve të tjerë të grupit të tij pasi bllokuan dje foltoren dhe punimet e Kuvendit. Kështu, është përjashtuar për 10 ditë Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi. Partia Socialiste i dërgoi kërkesën për përjashtim të grupit të Berishës kryeparlamentares Lindita Nikolla pasi nga debatet dje në sallën e Kuvendit, ish-kryeministri bashkë me deputetë të tjerë bllokuan foltoren. Komisioni i Etikës nuk është hera e parë që merr një masë të tillë për deputetë të grupimit të Sali Berishës. Kujtojmë këtu…

Read More

Shikimi, zëri, duart, sytë… Cila karakteristikë e partnerit tonë është ajo që nuk mund ta harrojmë, edhe nëse e kemi tejkaluar plotësisht? Mirëpo e vërteta qëndron në një kuptim tjetër. Aroma është, sipas hulumtimeve, e vetmja gjë për një person që askush tjetër nuk mund ta imitojë, edhe nëse ata vendosin të njëjtin parfum ose lajnë rrobat e tyre me të njëjtin zbutës pëlhure si ata. Dashuria është kimi dhe instinkt që të nxjerr nga trupi dhe të gjallëron shqisat. Për këtë arsye po “vdesim” të nuhasim partnerin kur jemi mirë dhe t’i përkulemi në qafë kur nuk jemi. Për fat të keq…

Read More

Një 80-vjeçar nga Fushë-Kruja i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati. Autoritetet kanë nisur hetimin për të zbardhur ngjarjen e rëndë. “Në Fushë Krujë, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi A. B., 80 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Read More

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar sot homazhe për nder të Prof. Dr. Isuf Kalo, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një sëmundje të rëndë. Homazhet janë zhvilluar tek Akademia e Shkencave, ku Berisha ka lënë dhe një shënim. Pas nderimeve, ai u tha për mediat se doktor Isuf Kalo u nda nga jeta, por ai ka pasur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë. “Erdha të shpreh nderimin, ngushëllimet, dhimbjen për humbjen e një miku, me të cilin na bashkon një miqësi e pacenuar në shumë dekada.Prof. Dr. Isuf…

Read More

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim po zhvillon sot një takim në Gjykatën Kushtetuese. Kjo vizitë e diplomates amerikane vjen pas plotësimit të gjykatës me trupën e plotë të gjyqtarëve. Gjykata Kushtetuese ka në përbërje e saj nëntë gjyqtarë. Procesi i reformës në drejtësi bëri që shumë nga gjyqtarët dhe prokurorët të shkarkohen nga detyra, ndërsa kjo u shoqëruar me krijimin e vakancave në gjykatat e vendit, përfshirë këtu dhe “Kushtetuesen”.

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër ku daja Zyhdi Shpejtimi qëlloi me thikë nipin e tij Bledar Trashani. Sipas burimeve, 44-vjeçari i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës në sallën e reanimacionit. Edhe pse për momentin gjendja e tij është e stabilizuar ende, 44-vjeçari nuk e ka kaluar rrezikun për jetën. Trashani ka marrë një plagë të rëndë në bark duke i dëmtuar disa organe dhe duke e detyruar t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë. Ndërkohë mësohet se 78-vjeçari Zyhdi Shpejtimi, autori i dyshuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka reaguar për përvjetorin e viktimave të Holokaustit. “I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit”, shkruan Rama. Më pas kryeministri thekson se për shkak të reagimit ndaj kësaj ngjarjeje, Shqipëria mban vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore. Postimi i plotë: I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit. Dita e Ndërkombëtare e #Holokaustit për reagimin ndaj të cilit Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore.

Read More

Pas qytetit të Shkodrës dhe Vlorës, Policia e Shtetit ka ndërmarrë aksione në Korçë dhe Pogradec për heqjen e kamerave “spiune” të vendosura në ambiente publike. Gjatë aksionit janë hequr 31 kamera, ndërsa nuk dihen ende poseduesit e tyre. Autoritetet thotë se përgjegjësit do të vihen shumë shpejt para drejtësisë. Në Shkodër janë hequr deri tani mbi 60 kamera, por nuk dihet ende se kush janë autorët, të cilët i kanë vendosur këto mjete survejimi. Policia ka nisur ekzaminimet e tyre dhe për këtë janë shoqëruar disa persona. Njoftimi i Policisë: Në bazë të urdhrit nga drejtoria e përgjithshme e…

Read More