Pas skandalit të publikimit të dokumenteve të klasifikuara, presidenti i SHBA-ve Joe Biden i është shmangur me stil pyetjeve të gazetarëve, në daljen e tij të parë për mediat. Disa ditë më parë, avokatët e Biden gjetën dokumente të falsifikuara nga koha e tij si zëvëndëspresident në një kabinet të mbyllur, teksa ishin duke paketuar objektet që ishin atje. Që prej atëherë, agjentët e FBI-së dhe avokatët e Biden kanë gjetur shumë dokumente të tjera. Shpëtimtarja e Biden ëhstë bërë Zonja e parë, Jill Biden. Në një video të publikuar në internet, duket Jill teksa nxit Biden për të mos…
Author: tirana
Gjendet trupi i pajetë i të moshuarit Nasi Xhoshe që humbi në Seman pak ditë më parë. Mësohet se trupi është gjetur 500 metra nga vendi ku kishte qëndruar për të peshkuar. 78-vjeçari humbi kontaktet me familjen prej disa ditësh, ndërsa ishte djali i tij ai që shkoi për të kallëzuar humbjen e të atit. Kallëzimi u bë pasi djali Altin Xhoshe kishte shkuar në vendin ku peshkonte i ati, por aty kishte gjetur vetëm celularin dhe rrjetat e peshkimit. Dyshimet e para ishin për një arrest kardiak dhe më pas marrja nga rrjedha e lumit, ndërsa tani mbetet për…
Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte i armatosur. Gjatë operacionit, në fshatin Prezë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Xhavit Prini. NJOFTIMI I POLICISËFinalizohet operacioni policor i koduar “Agimi”, sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak. Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet dhe arrestohet në flgrancë 60-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj me 6 fishekë në të dhe automjeti me të cilin qarkullonte 60-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në…
Pas Shkodrës dhe Vlorës, policia ka zbuluar në disa qytete të tjera kamera të vendosura nga banda kriminale. Bëhet fjalë për 47 kamera të cilat janë bllokuar në Durrës, Shijak dhe Krujë. Dyshohet se këto kamera, që janë vendosur në kundërshtim me ligjin, kanë si autorë bandat kriminale. NJOFTIMI I POLICISË Qarku Durrës/Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Finalizohet në Durrës, faza e katërt e këtij plani operacional mbarëkombëtar. Kjo fazë u shtri në qytetet Durrës, Shijak dhe Krujë.https://www.youtube.com/embed/vkgPFISdKgM Gjatë kësaj…
Reshje dëbore kanë rënë gjatë natës edhe në Llogara. Mësohet se trashësia ka arritur deri në 5 centimentra, por deri më tani rruga është e kalueshme pasi është punuar me dy borëpastruese si edhe hedhur kripë dhe skorje. Aktualisht segmenti rrugor në zonë kalohet pa probleme nga automjetet.
Autori i dyshuar i dy grabitjeve të kryera ndaj turistëve të rinj më 2 korrik në Jesolo është kapur në Conegliano. Grabitësi i ri është gjurmuar dhe arrestuar nga agjentët e komisariatit të Conegliano, të cilët zbatuan një urdhër arresti me burg të lëshuar në gusht nga autoriteti gjyqësor. Bëhet fjalë për një shqiptar 22-vjeçar pa punë të qëndrueshme, me vendbanim në Mogliano, por vetëm zyrtarisht pasi praktikisht nuk është parë kurrë në Trevison jugore. Shqiptari, sipas akuzës së ngritur ndaj tij nga Prokuroria Publike e Venecias, ishte pjesë e grupit që më 2 korrik rrethoi, rrahu dhe grabiti tre…
Aksident i rëndë në periferi të Romës. Autoritetet raportojnë se pesë djem kanë humbur jetën. Lajmi u konfirmua nga Brigada e Zjarrfikëses. Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u përmbys disa herë për shkaqe ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 në Fonte Nuova në via Nomentana. Një person i gjashtë që ishte në makinë, një Fiat 500, u dërgua në spital. Sipas raportimeve të para, pesë viktimat, tre djem dhe dy vajza, ishin të moshës 21 deri në 17 vjeç.
Angerson dos Santos me gjatësinë e tij prej 60 centimetrash dhe një peshë prej 7,5 kilogramësh është një nga fëmijët më të mëdhenj të lindur ndonjëherë në botë, shkruan faqja today.it. I porsalinduri lindi me prerje cezariane në spitalin ”Padre Colombo” në Parintins, në shtetin e Amazonës, në Brazil. Vendimi për një lindje cesariane u mor nga mjekët kur nëna 27-vjeçare, Cleidiane Santos dos Santos, shkoi në spital për një vizitë rutinë obstetrike. “Shumë e rrezikshme për ta çuar shtatzëninë deri në fund me lindje natyrale prandaj zgjedhja e shtrimit në spital dhe e prerjes cezariane ishte zgjedhja e duhur’’,…
Në qarkun e Shkodrës vijojnë problemet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të shiut. Aktualisht, sipas Emergjencave Civile në të gjithë qarkun janë 1400 hektarë tokë të përmbytura, ndërsa disa zona janë të bllokuara nga uji. Në këto kushte, është kërkuar ndihmë për ushqim për banorët dhe bagëtitë. Njoftimi për Shkodrën: Situata ne Bashkinë Shkodër, në orën 08.00 të datës 27.01.2023 paraqitet si më poshtë: Niveli i lumit Drin (hidrometri, ura e Bahçallëkut) shënon kuoten 6.30 ka renie me 5 cm me oren 18.00 të datës 26.01.2023 ( kuota max 7.50 m ) Niveli i Liqenit (hidrometri, ura e Bunës)…
Mesfushori i Newcastle, Joelinton është gjobitur me më pak se një javë pagë, pasi pranoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur. 26-vjeçari u ndalua nga policia ndërsa dështoi në testin e alkolit, i cili tregoi se ai kishte 43 mg alkool për 100 ml frymëmarrje, kur kufiri ligjor është 35 mg. Gjykatësi i distriktit, Paul Currer e gjobiti atë me 29 000 sterlina (35 950 dollarë) dhe e ndaloi të drejtonte makinën për 12 muaj, të cilat do të reduktohen në nëntë muaj nëse ai përfundon një kurs rehabilitimi. Gjykatësi llogariti gjobën bazuar në dokumentet që tregojnë se paga…
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë dje vendimin për shuarjen e masës së sigurisë “Arrest me burg” ndaj ish kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe. Kujtojmë se Tushe u dënua me 2 vite e 4 muaj burg dhe heqje të së drejtës për 5 vite që të mbajë funksione publike, në korrik të vitit të kaluar. Ish-kryebashkiaku i Lushnjes shpërdoroi detyrën për shkak se lejoi një ndërtim pa leje në qytet, ndërsa abuzoi edhe me fondet e karburantit të bashkisë që ai drejtoi për më shumë se një mandat. Njoftimi për mediat: Gjykata e…
Trupit i duhet më shumë kohë për të zbërthyer proteinat dhe prandaj një mëngjes i pasur me proteina mund t’ju mbajë të ngopur për më gjatë. Nëse zgjidhni të mos konsumoni ushqime me proteina ju mund të ndiheni të uritur dhe më të lodhur gjatë ditës. Konsumi i proteinave në mëngjes ka treguar se mund të ndihmojë edhe me stabilizimin e sheqerit në gjak dhe për rrjedhojë të rrisë nivelet e energjisë. Edhe njerëzit që tashmë janë diagnostikuar me sheqer të lartë në gjak, mund të përfitojnë nga konsumi i tyre në këtë kohë të ditës. Për më tepër, këto…