Shoqja e ngushtë e Kiarës, Liesa Haxhiasllani ka folur për eksperiencën e mikes së saj në “Big Brother VIP” dhe sipas saj ajo me Luizin kanë raport vetëm shoqëror. E ftuar së fundmi në “E diell”, Liesa shpreson që Kiara të mos puthet me Luizin. “Më duket pak e tërhequr, por për të mirën e lojës. Raportin me Luizin e shoh raport shoqëror. Shpresoj mos ketë puthje”, u shpreh ajo.
Author: tirana
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka dënuar ushtrimin e dhunës fizike ndaj gazetarit audioviziv Elvis Hila në qytetin e Lezhës. Në një deklaratë për mediat, AMA e cilëson të papranuëshëm një akt të tillë, ndërsa i bën thirrje institucioneve që të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e saj. “Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka përcjellë së fundmi me shumë shqetësim aktin e rëndë të ushtrimit të dhunës ndaj gazetarit audioviziv Elvis Hila në qytetin e Lezhës. Kërcënimi psikologjik dhe ushtrimi i dhunës fizike ndaj një reporteri në detyrë janë akte të papranueshme, janë cenim i rëndë i standardeve të lirisë dhe…
Ka ende persona të ndershëm dhe me zemër të madhe. Kështu shprehet gazetarja Deniz Cupi, e cila ka ndarë një histori me ndjekësit e saj në Facebook. Një qytetari i kishte humbur aboneja dhe personi që e ka gjetur ishte kujdesur që ta fotokopjonte dhe ta ngjiste te stenda e stacionit të autobusit (ku besohet se e ka gjetur). Fotokopja është ngjitur te stacioni i autobusit te Merkata e Vjetër në “Ali Demi” dhe poshtë shkruhej: E ke te marketi përballë. Gazetarja e mbyll rrëfimin me konstatimin që “Shqipëria nuk ka vetëm hajdutë.”
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, njoftoi se Mali i Zi për herë të parë në histori po nis një program hapësinor. “Jam i sigurt se ky informacion do të shkaktojë pak tallje, për disa madje do të jetë edhe subjekt humori, por është çështje serioze dhe jam i lumtur t’iu njoftoj për këtë gjë”, tha ai gjatë një mbledhjeje të Qeverisë. Ai tha se zhvillimi i satelitit “Luça”, që duhet të lëshohet në hapësirë, është duke ndodhur. “Shpresojë që ‘Luça’ jonë do të lëshohet në një të ardhme, shpresojë më 2023-2024”. Abazoviq ka biseduar me Nino Drakuliq, Nikolla…
Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri që u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi. Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës. Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge. Megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. Veprimtaria kriminale e këtij grupi kriminal ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë. Në pamjet e publikuara në Guardia di Finanza në…
Disa nga ushqimet që duhet të konsumoni në rast se keni nevojë që përqendrimi juaj të rritet: 1-Pula: Lëngu i shijshëm i pulës është në të vërtetë shumë i mirë për trurin tuaj, pasi hekuri nuk është i nevojshëm vetëm për energjinë trupore, por edhe për atë mendore. Studimet tregojnë se gratë që konsumojnë ushqime të pasura me hekur, kanë më shumë energji dhe mbajnë mend më shumë, ndërsa shkencëtarët këtë e lidhin me rritjen e konsumit të hekurit. Nëse për drekë keni ngrënë mish pule, truri juaj do të funksionojë në mënyrë të përkryer. 2-Vezët: Mos e anashkaloni të…
Policia e Vorës ka vënë në pranga një shtetase të shpallur në kërkim për mashtrim. Bëhet fjalë për Shqiponja Krosin, banuese në Tiranë. Krosi është dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Gjatë kohës që ka administruar një agjenci turistike, Krosi ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, duke mashtruar qytetarë të ndryshëm se do t’i pajiste me kontrata pune në vendet e BE-së.
Kriza e çmimeve në vendin tonë ka bërë që gjatë vitit 2022 shqiptarët të mendohen dy herë përpara se të blejnë një automjet për shkak të stepjes nga çmimet e rritura të blerjes si dhe të karburantit. Vihet re se ndërsa nga viti 2019 deri në 2021-shin ka pasur një rritje progresive, në vitin 2022 është bërë kthesë, ku numri i mjeteve të targuara për herë të parë ka rënë me afro 15 për qind, krahasuar me vitin 2021. Konkretisht përgjatë vitit që lamë pas janë regjistruar për herë të parë 49.459 autovetura, apo 8749 makina më pak. Nëse do…
Nipi i bosit të mafias italiane ‘Cosa Nostra’, që u vu në pranga pas 30 vitesh arrati ka rrëfyer sesi e kanë përjetuar arrestimin e Matteo Messina Denaro. Siç raportojnë mediat italiane, Giuseppe Cimarosa ka treguar se arrestimi i Denaros ka qenë një shpëtim për të dhe familjen e tij, teksa zbuloi se Denaro i ka kërkuar të ndryshojë për të identitetin por nuk e ka bërë. “Ne jemi padyshim të lehtësuar nga ky arrestim. Është diçka që të gjithë e kemi pritur, si familja ime ashtu edhe unë. Për dhjetë vjet kemi jetuar me frikë. Nuk doja të ndryshoja…
11 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: – E. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një biçikletë; – A. L., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi (daja i tij). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë kapën shtetasen në kërkim Shqiponja Krosi banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Kjo shtetase, gjatë kohës…
Bjordi Mezini dhe Luiz Ejlli, janë dy banorët që zgjohen të parët dhe bisedojnë gjatë me njëri-tjetrin. Ata kanë komentuar rreth sfidës “Loja e memories”, ku secili ka banorët kanë treguar jetën e tyre. Regjisori i tha këngëtarit se e nisi shumë bukur rrëfimin dhe se i pëlqeu, por kur nisi të flasë për punën ndryshoi mendim. Sipas Bjordit, pjesa ku Luizi tha se dy ditë para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ata të punës i ndryshuan kushtet, atij i është dukur si ‘viktimizim’. Luizi i thotë se nuk është viktimizim dhe se ishte ai…
Në shenjë proteste, aktivistë të Rinisë Demokratike në Kosovë kanë hedhur dinarë të printuar të Serbisë drejt ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ky i fundit dyshohet se është përfshirë në aferën e madhe financiare dhe tregtimin e energjisë me kompaninë GEN-I me seli në Beograd. Pas këtij veprimi, i riu u ndalua dhe u shoqërua në Komisariat. Përmes një postimi në “Facebook”, Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me këtë ngjarje duke theksuar se arrestimi i aktivistit të tyre është i paligjshëm dhe i gabuar dhe ai që duhet të bjerë në prangat e policisë është ambasadori…