Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 shtetas pasi u kapën duke vënë baste sportive përmes celularëe të cilët janë sekuestruar. Në flagrancë u arrestuan shtetasit: – Xh. Ç., 24 vjeç, B. Sh., 47 vjeç, E. H., 25 vjeç, E. L., 24 vjeç, R. L., 31 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 45 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokale të ndryshme, në Kombinat, 5 shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, përmes celularëve. Ndërkaq, 45-vjeçari në hetim kishte marrë me qira njërin nga lokalet…
Author: tirana
Aksioni për kontrollin dhe çmontimin e kamerave të vendosura në rrugë kryesore nga grupe kriminale ka nisur edhe në qytetin e Vlorës. Sipas asaj që raportohet në media, aksioni ka filluar ditën e sotme, teksa policia e Vlorës shprehet e rezervuar në dhënien e informacioneve. Priten detaje nga aksioni, ku do të zbulohen nëse janë konstatuar kamera nga organizatat kriminale në rrugët e qytetit të Vlorës.
Duket se marrëdhënia Kiara-Luiz, është krisur disi që pas rrëfimit të mbrëmshëm të kësaj të fundit. Luizi ka paralajmëruar Kiarën se mund të mendojë për një “rrugë tjetër”, në lidhje me të. Kiara: Flasim nesër se jam dhe po gjumë tani Luizi: Ke një muaj që flasim nesër. Ça ka, çfarë ndodhi? Kiara: Asgjë, thjesht u mërzita. Kiara: Për muhabetin që bëre. Luizi: Që ishte? Çke, mos e vrit mendjen! Unë dalë i humbur prej kësaj… View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, bazuar në pikën 4, të nenit 114 të Rregullores, ka vendosur të nis procedurën për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. “Sot Edi Rama, i kapur në flagrancë nga drejtësia amerikane se ka korruptuar dhe bashkëpunuar me një angjent të FBI të lidhur me Rusinë, jo vetëm iu fsheh Kuvendit, por detyroi Lindita Nikollën të mbyllë Parlamentin. Veprimi i sotëm i Kryetarës së Kuvendit, është akt i paprecedent në 32 vjet demokraci. Në shkelje flagrante të Rregullores, Kryetarja e Kuvendit i mohoi të drejtën deputetëve të Kuvendit që të diskutojnë për çështjet e përfshira…
Në Fletoren Zyrtare janë publikuar datat për provimet e maturës të cilat do të zhvillohen gjatë vitit 2023. Referuar njoftimit, datat për provimet e Maturës Shtetërore 2023 do të jenë si më poshtë: Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA). Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale. Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2023, i rijapin provimet në sesionin e dytë.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Belshit. Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se ujësjellësi është drejt përfundmit dhe do të furnizohet me energji elektrike përmes paneleve. Sipas Ramës, në këtë mënyrë do të ulen kostot e energjisë me 95%. “Drejt përfundimit edhe Ujësjellësi i ri i Belshit, që jo vetëm do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët, por do të furnizohet me energji elektrike përmes paneleve fotovoltaike duke ulur në këtë mënyrë me 95% kostot e energjisë. Ky model është një shembull që do…
Claudia Scarpari, bashkëshortja e Francesco Acerbi ka shkruar hapur në rrjetet sociale. Ajo foli edhe për partnerin e tij, lojtarin e Interit, duke nënvizuar një nga karakteristikat e tij më të rëndësishme. “Ai ka një ndjenjë të fortë detyre dhe kurrë nuk dorëzohet”, – zbuloi Claudia. Dhe duke folur për veten, më pas shtoi: “Unë shoh gjithmonë anën pozitive. A më pëlqen fakti që të tjerët e vlerësojnë trupin tim? Është gjithmonë bukur të ndihesh e vlerësuar, cilado qoftë arsyeja, fizik, mendje, karakter, punë… Mbi të gjitha e vlerësoj trupin tim: sepse është i shëndetshëm, më ka lejuar të kem…
Sali Berisha është pyetur sërish sot për lidhjen e tij me Agron Nezën ish-agentin e shërbimeve sekrete që është nën hetim nga drejtësia amerikane për dhënien e një shume parash prej 225 mijë dollarësh ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Berisha mohoi të ketë njohje direkte me të, por tha se Agron Nezës i njeh disa prej familjarëve. “Dje kam thënë i kam njohur të tjerët jo këtë, dhe kjo është e vërteta, i kam njohur familjarë të tjerë. Agron Neza ka një fotografi me mua. Mund të jenë 100 mijë shqiptarë që kanë fotografi me Sali Berishën. Kam njohur…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur jashtë sallës së Kuvendit. Në lidhje me bllokimin e foltores së Kuvendit nga kreu i PD Sali Berisha dhe deputetë demokratë, Balla tha se kjo bëhet me qëllim heqjen e vëmendjes nga thirrja e djalit të tij Shkëlzen Berisha në SPAK dhe provat e reja të zbuluar mbi ngjarjen e 21 Janarit. “Situata e krijuar sot në Kuvend ka lidhje me thirrjen në SPAK të djalit të Sali Berishës. E mbani mend që në janar 2019 kur Berisha ishte njohur me faktin që në SHBA kishte nisur procedura për…
Ndryshon sërish çmimi i karburantit në vend. Në mbledhjen e sotme të bordit të Transparencës, benzina është ulur me 1 lekë, ndërsa nafta me 4 lekë. Ndërkohë çmimi i gazit mbetet i pandryshuar. NJOFTIMI I BORDITVendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 25.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 879, -13 nga data 24.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 947,…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mohuar sërish njohjen e tij me Agron Nezën, shqiptar i përfshirë në aferën e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FB-së, Charles McGonigal. Ai tha se ndonëse ka dalë një foto me të, nuk e njeh personalisht, por familjarët e tij. “I kam njohur të tjerët, dhe jo këtë. I kam njohur familjarë të tjerë. Agron Nezën, se ka një fotografi me mua. mund të jenë 100 mijë shqiptarë dhe jo shqiptarë që kanë fotografi me Sali Berishën, por kjo s’do të thotë se i njoh. Njoh shumë nga familjarët e tij, por atë…
Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka folur jashtë sall9s së Kuvendit. Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama akuzonte PD-në për rubla ruse, por është ai që ka korruptuar zyrtarin e lartë të FBI. Alibeaj i kërkoi SPAK të regjistrojë hetimin e të flasë mbi këtë çështje. “I kapur në flagrancë nga drejtësia amerikane me dokumente të shkruara. Po të gërmosh kupton që është më i gjerë. E di që oligarku rus ka marrë edhe titullin e Investitor strategjik në 2 investime në Shqipëri në Shushicë dhe fushat e eksplorimit të naftës në Fier. Sot duhet të…