Në zonën e Shelegurit në Leskovik, një kal disa persona kanë vrarë me çifte një kal. Nuk dihet ende identiteti i tyre, por banorët e zonës kanë kërkuar ndihmë, pasi mundohen që përmes kafshëve përveç se sigurojnë edhe jetesën, por ndihmojnë edhe në rritjen e turizmit. Ata i kanë bërë thirrje organeve përkatëse të zbardhin ngjarjen dhe të dënojnë autorët. Disa pamje nga kali i vrarë:
Author: tirana
Italia është lëkundur nga një tërmet që ra pak minuta më parë, përkatësisht në 11:45. Tërmeti ishte me magnitudë 4.3 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 5 km nga Gambettola, provinca e Forlì-Cesena. Sipas institutit metereologjik, lëkundjet janë ndjerë edhe në San Marino.
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se një ore i marrë në pyetje për ngjarjen e Gërdecit. Ai u shpreh se ka qenë në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen. Berisha u shpreh i habitur për faktin që thirret nga Prokuroria e Posaçme, pasi ai nuk ka dijeni dhe ato që çfarë ka pasur për të thënë i ka bërë publike. “Jam thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen e Gërdecit. Unë s’kam lidhje me këtë ngjarke, kam përsëritur ato që thënë publikisht. Më bën…
Sali Berisha përjashtohet nga seanca e Kuvendit pas debateve të forta dhe bllokimit të foltores, teksa deputetët e PD protestojnë duke i rënë tavolinave dhe duke mos lejuar socialistët të flasin. Seanca plenare ka nisur në orën 11:00, teksa deputetët e PD me në krye Sali Berishën i janë drejtuar foltores së Kuvendit. Kryetarja e parlamentit i ka tërhequr vëmendjen, por Berisha i rrethuar nga deputetët e PD ka bllokuar foltoren.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë sot se Moska e sheh dërgimin e tankeve në Ukrainë si “përfshirje të drejtpërdrejtë në konflikt”. Në një konferencë për gazetarët, Peskov tha se Kremlini sheh që përfshirja në luftë po rritet. “Ka deklarata të vazhdueshme nga kryeqytetet evropiane dhe nga Uashingtoni se dërgimi i sistemeve të ndryshme të armëve, duke përfshirë tanke, në Ukrainë nuk nënkupton në asnjë mënyrë përfshirjen e këtyre vendeve apo NATO-s në armiqësitë që po zhvillohen në Ukrainë. Ne nuk pajtohemi kategorikisht. Në Moskë, gjithçka që po bëjnë aleanca dhe kryeqytetet që përmenda, perceptohet si përfshirje e drejtpërdrejtë…
Ka nisur prej disa minutash seanca plenare, teksa deputetët e PD me në krye Sali Berishën i janë drejtuar foltores së Kuvendit. Kryetarja e parlamentit i ka tërhequr vëmendjen, por Berisha i rrethuar nga deputetët e PD ka bllokuar foltoren. Rreth tij është mbledhur dhe garda. Ditën e sotme, 16 deputetë të PD-së, mes tyre Berisha i kërkuan Kuvendit të ndryshonte rendin e ditës për të futur si çështje të parë çështjen “McGonigal” dhe mbledhjen e konferencës së kryetarëve në orën 11:00, por kjo kërkesë nuk u pranua. Nikolla: S’ka nevojë që të vini të gjithë zoti Noka. Keni vetëm…
Është dhëna masa e sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Krasniqin, personi i cili u arrestua gjatë operacionit në Shijak ku u zbuluan një “shtëpi bari” dhe arsenal armësh. Kujtojmë që kërkim është shpallur, Selman Krasniqi, vëllai i tjetër, i cili sipas sistemit TIMS ndodhet në Itali. Mësohet se Fredi Krasniqi ka thënë para togave të zeza se armët i ka që prej vitit 1997 dhe se kanabisi nuk financohet nga grupet kriminale. Krasniqi pretendon se këtë aktivitet e ka nisur për të përfituar disa para të shpejta për shkak të disa problemeve. Çfarë u sekuestrua na vilën 4-katëshe në…
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dhënë një mesazh për holokaustin, i dhënë gjatë seancës plenare të posaçme të organizuar nga Kuvendi. Begaj citoi diplomatin Noach Flug: Kujtesa është si uji: është thelbësore për jetën dhe gjen rrugën e vet drejt hapësirave të reja dhe njerëzve të ndryshëm. Kujtesa është gjithmonë konkrete: ajo është e gjallë, me fytyra dhe vende, me hapësirë, aromë dhe tinguj. Kreu i Shtetit deklaroi se Shqipëria ka qenë në anën e duhur të historisë për shkak të zgjedhjeve që ka bërë. Ai theksoi se teksa dënojmë me forcë antisemitizmin, le të mos harrojmë se pavarësisht…
Eranda Dishani është shoferja e autobusit se është bërë virale në rrjetet sociale. Kjo pasi është ndër të parat femra që nget autobusin nga Vlora në Itali. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Eranda ka treguar se profesionin e shoferes e ka trashëguar nga babai i saj, ndërkohë ka kryer studimet për mësuesi. Ajo theksoi se shpeshherë ka edhe paragjykime nga meshkujt, por kjo nuk e pengon që t’ja dalë. “Unë babain e kam shofer. Pasi mbarova shkollën, fillova punë në një agjensi dhe më hipi kureshtja që çfarë kanë ata më shumë se unë. Edhe pronari…
Në prag të rinisjes së kam;pionatit në kategorinë e parë, Dorian Bubeqi do të jetë trajneri i ri i Burrelit. Bubeqi është një emër i njohur në futbollin shqiptar, pasi më parë ka drejtuar dhe ekipe të tjera si Besa apo Korabi.Skuadra matjane ka realizuar disa afrime gjatë kësaj periudhe duke marrë lojtarë në reparte të cilat kanë qenë problematike në gjysmën e parë të këtij sezoni.Stafi i K.F Burrelit vijon negociatat për lojtarë të tjerë që do të forcojnë skuadrën në mënyrë që të përballojë siç duhet pjesën e mbetur të garës. Ndërkohë, paraprakisht kanë firmosur kontratat me klubin…
Kuvendi ka nisur ashtu siç ishte paralajmëruar me një seanca të posaçme në kujtim të3 viktimave të Holokaustit. Pas dëgjimit të himneve të Izraelit dhe Shqipërisë, fjalën e ka marrë Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla. Pas saj pritet që të transmetohet një masazh nga një zyrtar i izraelit, ndërsa pas tij do të lexohet edhe një mesazh i Prsidentit Begaj. Fjalën po ashtu pritet ta marrë edhe kryeministri Edi Rama dhe më pas edhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme vetëm pak minuta më parë. Berisha është paraqitur vetëm pa praninë e ndonjë avokati. Çështjet për të cilat emri i tij është kallëzuar në SPAK janë disa, duke filluar nga “Gërdeci” dhe deri te “Partizani”, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga vetë ai pas marrjes në pyetje. Mësohet se prokurori që ka thirrur Shkëlzen Berishën në SPAK ka qenë Klodian Braho.