Author: tirana

Një 53-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për vjedhje dhe mashtrim. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet XH. K, banues në Pejë. Pritet ekstradimi i tij drejt Gjermanisë. NJOFTIMI I POLICISËArrestohet përkohësisht, në PKK Qafë Morinë, për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë, 53-vjeçari nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht për krime ekonomike, me pasoja të rënda. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Morinë, në vijim të kontrolleve, duke u koodinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale,…

Read More

Deputetë të Partisë Demokratike depozitojnë kërkesën për ndryshimin e Rendit të Ditës në Seancën e sotme Plenare. Ata kërkojnë mocion me debat për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal, lidhur me akuzat ndaj tij për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një ish-agjent i sigurimit shqiptar dhe takimet e padeklaruara me kryeministrin Edi Rama. Në kërkesë thuhet se “duke pasur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të këtij skandali të paprecedentë, ku Kryeministri shqiptar përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion ndërkombëtar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe cenimin e…

Read More

Lufta në Ukrainë arrin ditën e 337-të. Alarmi kundërajror ra mëngjesin e së enjtes në të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, ku 15 dronë tashmë ishin rrëzuar gjatë natës. Ushtria e Moskës më pas filloi një sulm të ri raketor. Ndërkohë, Presidenti Zelensky ka marrë dhjetëra tanke perëndimore për të forcuar pozicionin e tij në terren, edhe nëse do të duhen muaj për t’i pasur ato në dispozicion. Zbulimi zyrtar i Scholz-it për dërgimin e 14 “Leopard 2″ dhe miratimi për vendet e tjera për të furnizuar me tanke të prodhimit gjerman: do të jenë gjithsej 80. Disa orë…

Read More

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë gjatë një sulmi me thikë në qytetin e Algeciras të Spanjës. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Brendshme spanjolle, e cila ka treguar se ngjarja ndodhi në afërsi të një kishe katolike. Sulmuesi është arrestuar dhe ndodhet në dhomat e paraburgimit. Ndërkohë, policia po heton incidentin për të përcaktuar natyrën e sulmit. Spanja ka raportuar numër të madh të vrasjeve vitet e fundit, ku viktima ka më së shumti në radhët e gjinisë femërore.

Read More

Më në fund erdhi edhe goditja për bashkëpërdorimin e fjalëkalimeve të ”Netflix”, sipas today.com. Për ata që përdorin fjalëkalimin e tjetrit të ”Netflix” erdhi fundi i një epoke, pasi ndarja e fjalëkalimeve do të bëhet e vështirë, çka është njoftuar nga kjo kompani se këtë gjë do ta mundësonte në fillim të këtij viti. Në raportin e të ardhurave të kompanisë, të publikuar dje, ”Netflix” njoftoi se ndarja e fjalëkalimit do të bëhet e padisponueshme në fillim të këtij viti, me gjasë përpara marsit, gjë që do të kufizojë përdorimin e njëkohshëm të llogarive ”Netflix” përtej familjeve. Në vend të…

Read More

Një 41-vjeçar në Fier ka bërë kallëzim Policinë e Fierit, se babai i tij, shtetasi Nasi Xhoxhi, 78 vjeç kalë nga shtëpia dy ditë më parë dhe nuk është kthyer më. Nga hetimet e kryera, dyshohet se i moshuari mund të jetë mbytur në plazhin e Semanit. Njoftimi: Fier/Informacion paraprak Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më. Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur…

Read More

Gjatë natës, Guardia di Finanza e Brescias, me departamentet e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (SCICO), kryen një operacion të gjerë antidrogë midis Italisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera evropiane. Janë ekzekutuar gjithsej 43 masa sigurie dhe janë sekuestruar 4 milionë euro në një hetim të gjerë për trafikun e drogës. Detajet do të jepen gjatë një konference për shtyp nga prokurori i Bergamos, në orën 12:30 në gjykatën e Bergamos, në lidhje me Agjencinë Evropiane për Bashkëpunim Gjyqësor Penal (Eurojust) dhe Autoritetin Gjyqësor Shqiptar.

Read More

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Ishte pjesë e një konflikti me armë zjarri ndodhur mes disa shtetasve, në qershor të vitit 2019 dhe kreu veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim. Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e suguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuar…

Read More

Pas seancës soleme javën e kaluar, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme më 26 janar 2023. Seanca plenare do të nisë në orën 10:00, ndërsa një orë parashikhet një seancë e posaçme në kujtim të viktimave të Holokaustit. Fjalët përshëndetes në kujtim të kësaj ditë do të mbahen nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama dhe kryetarët e grupeve parlamentare.Në orën 11:00 pritet që Kuvendi të miratojë procesverbalin e seancës plenare të datës 16.01.2023. Çështje të tjera: -Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr.9975, date 28.7.2008, “Per taksat kombetare”, te ndrysh uar” – Projektligj “Per miratimin e…

Read More

Situata e motit në Bashkinë e Shkodrës është përkeqësuar krahasuar me ditën e djeshme. Sot më 26 janar, niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuoten 6.40 ka rritje me 25 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 (kuota max 7.50 m) Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shenon 8.60 m ka rritje me 5 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 (kuota max 8.70 m). Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, ka rritje me 80 Ha me oren 08.00 te dates 25.01.2023. Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur. Rruga…

Read More

Dashi Lëreni anën tuaj agresive të dalë sot në pah. Dikush në vendin e punës mund t’ju zemërojë dhe ju mund të përpiqeni t’i mbani këto ndjenja brenda. Përgjigju sulmit. Ju keni një këndvështrim që duhet dëgjuar dhe respektuar. Demi Dikush do të përpiqet t’ju përdorë si një kukull. Kini kujdes që njerëzit e tjerë të mos përfitojnë nga talentet tuaja. Natyra juaj e durueshme mund të jetë e shpejtë për të thënë po, kur vërtet, ju duhet të thoni jo. Binjaket Një bisedë që keni sot ka të ngjarë të ketë një ndikim shumë të thellë tek ju. Transformimi…

Read More

Pak ditë pasi Luçiano Boçi, Sali Berisha dhe Ilir Meta mblodhën simpatizantët e tyre për të festuar 32 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike në Elbasan, krahu kundërshtar ka zbritur në terren. Kryetari i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj organizoi sot një festë me mbështetësit e grupimit të kundërshtarëve të Berishës dhe Boçit. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike të cilët bojkotuan pak ditë më parë Luçiano Boçin. Në sallë janë parë Gazmend Bardhi, Zheni Gjergji e Lefter Gështenja. Ndërkaq, Dashnor Sula ka njoftuar mungesën për shkaqe shëndetësore dhe Flutura Açka për shkak të…

Read More