Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, dha lajmin e mirë se rreth 1500 nxënës ekselentë përfitojnë bursa për vitin 2022-2023. “Është lista me 1206 çuna dhe goca të shkëlqyer. Vërtetë në një qytet me një milion banorë janë një përqindje e vogël, por edhe majaja që fryn bukën e vogël. Nuk na duhen miliona me dhjeta. Ne këta 1206 na duhen sepse janë një shpresë shumë e madhe për qytetin. Pata mundësinë t’i falenderoj dhe t’u them që këta janë vipat e vërtetë të qytetit tonë. Ka lloj-lloj vipash dhe emisione me…
Author: tirana
Pas alarmit të ngritur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në lidhje me përmbajtjen e toksinave në disa shurupe të kollës për fëmijët, Agjencia e Kombëtare e Barnave në Shqipëri deklaron se këto ilaçe të prodhimit indian nuk kanë marrë të drejtën për t’u tregtuar në vendin tonë. Por prania e barnave kontrabandë në tregun tonë farmaceutik dhe blerja pa recetë, ka shtuar ankthin dhe frikën tek qytetarët veçanërisht në këtë pikë virozash. Ndërsa specialistë të farmako- vigjilencës bëjnë thirrje për marrjen vetëm të medikamenteve me pullë sigurie. “Agjencia Kombëtare e Barnave siguron popullatën se asnjë nga këto barna nuk tregtohet…
Pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë rozë, kryeministri Edi Rama ka pranuar takimet me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Megjithatë , ai këmbënguli se nuk ka asnjë lidhje me hetimin e SHBA-së. Sipas tij, opozita po e përdor për interesa të saj. “Besoj që njerëzit normalisht duhet të jenë mësuar se këtu opinion ndahet në një pjesë që beson medoemos atë që do të besojë dhe një pjesë që dëgjon dhe reflekton mbi faktet. Kjo është një çështje jo çështje, është e hetuar nga drejtësia amerikane, e cila nuk nxjerr vendime për vrasje pa autorë apo për vrasje nga…
Joy Aoko është larguar nga Shqipëria ditën e sotme drejt vendit të saj, Kenia. E reja la spitalin e Traumës për t’u larguar për mjekim në spitalin Kenyatta. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Jashtme e Kenias. Që prej 14 gushtit të vitit 2022, vajza nga Kenia ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet. Që atëherë keniania është në gjendje kritike dhe ka nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.
Dy persona janë vrarë pas një sulmi me thikë në një stacion të trenit në Gjermani. Sulmi ndodhi në Schleswig-Holstein që kufizohet me Danimarkën. Ministrja e Brendshme, Sabine Sutterlin-Waack konfirmoi “se dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”. Ndërkohë, agjencia e lajmeve AFP citoi policinë federale, përgjegjëse për sigurinë në hekurudha, të thoshte se dy u vranë dhe disa persona janë plagosur. Sütterlin-Waack dhe Bundespolizei deklaruan se një i dyshuar tashmë janë arrestuar.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video, në të cilën dallohet Shakira së bashku me Pique dhe të ëmën e tij. Nga pamjet dallohet se si nëna e futbollistit shtrëngon këngëtaren dhe më pas i bën me gisht që të heshtë. Pranë tyre ishte edhe Gerard, i cili nuk shihet duke reaguar për atë që po ndodhte. As reagimi i Shakirës nuk vihet re në pamje, pasi ajo në video është e shfaqur vetëm me shpinë.
Efektivja e policisë Anisa Kostani u përfshi në një aksident me makinë mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur pranë Kopshtit Botanik. Raportohet se efektivja ka pësuar shumë fraktura në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë mjekimin në Spitalin e Traumës. Gjithashtu të lënduar kanë mbetur dhe dy drejtuesit e automjeteve. “R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. S. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerja e njërit nga automjetet, shtetasja A. K., 27 vjeçe (punonjëse policie, jashtë orarit të shërbimit), të cilët ndodhen në…
Nereida Gallardo, ish e dashura e Cristiano Ronaldos i ka hapur “luftë” partneres së tij aktuale Georgina Rodriguez, duke e akuzuar atë se ka kryer disa ndërhyrje estetike për të ngjasuar me Kim Kardashian. 39-vjeçarja ishte në një lidhje që zgjati rreth 8 muaj me futbollistin portugez në vitin 2008, ndërsa aktualisht drejton sallonin e saj të bukurisë në Ishujt Baleare. Ajo ndiqet nga mijëra persona në rrjetet sociale, aty ku reagoi duke marrë si shembull Georgina-n si një person që ka kryer ndërhyrje estetike, edhe pse 29-vjeçarja nuk e ka pranuar kurrë një gjë të tillë. Nereida postoi edhe…
Olta mendon që përçarja e saj me Efin është shkaktuar si pasojë e ndërhyrjes së Luizit. Sipas Oltës, ditën që Luizi u afrua që të bëntë miqësi me Efin, kjo e fundit u distancua prej saj dhe tani flet me mllef. Olta thotë se ajo nuk e ka sharë kurrë Efin dhe se nuk e kupton sjelljen e saj. Duke folur me Amosin, Olta tha se Efi ka përdor fjalë të ndyra me të. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka gjobitur 13 parti për abuzime me fondet gjatë fushatën në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ka qenë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi që propozoi disa kohë më parë që patitë që kanë tejkaluar shpenzimet për zgjedhjet të gjobiteshin sipas Kodit Zgjehdor. Në listë e porpozuar për gjobat janë përfshirë dy partitë më të mëdha PS dhe PD, vihet re se gjobës i ka shpëtuar LSI, tani e quajtur PL. Në listën e gjobave janë përfshirë edhe disa parti të tjera. PS do të gjobitet me 5 milionë lekë, pasi ka tejkaluar kufirin maksimal…
Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoninë e Veriut, kanë intensifikuar thirrjet drejtuar partive politike për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, si kusht për vazhdimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian. Ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues, në të kundërtën Sofja sërish mund të bllokojë vazhdimin e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Ky obligim për autoritetet maqedonase parashihet me marrëveshjen mes dy vendeve që bazohet në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve. Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela…
Reklamimet në Tik Tok nga kontrabandistët shqiptarë gjatë muajit janar kanë bërë që një numër rekord personash të kalojnë kanalin drejt Anglisë, 442 prej të cilëve mbërritën me 10 varka të dielën. Sekretarja e Kulturës Michelle Donelan tha se legjislacioni i ri do të ndalonte reklamat për kalimet në faqet e internetit. Në një reklamë të shpërndarë nga shqiptarët shkruhej: Ata kthejnë 50 ne do të ikim 500. “Na kontaktoni për nisjen e radhës.” Një tjetër mburrej: “Askush nuk do të të kthejë.” “Do të mbajnë vetëm një javë në qendrën e paraburgimit.” “Ne kemi një super çmim prej 4500…